E mërkurë, 25 Korrik 2018
14:51
I mbijetuari grek: Vrapova drejt detit me fëmijën në krahë, ende s’di fatin e gruas

Panagiotis Dagalos është një prej të mbijetuarve nga flakët që përfshinë periferinë e Athinës.

14:25
Takim Trump-Juncker, mes shqetësimeve për luftë tregtare

Pritet që tarifat të jenë në krye të axhendës së takimit të sotëm mes Presidentit Trump dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

14:01
Vala e të nxehtit ekstrem, e shpjegojnë shkencëtarët

Përse Europa po kalon përmes një vale të nxehti si kjo? Shkencëtarët thonë se ky mot ekstrem në hemisferën veriore, shumë shpejt mund të bëhet i zakonshëm.

13:46
Greqia sërish në telashe, pas zjarrit vijnë përmbytjet!

Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre jugorë, Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa që rrjedhin në territoret e tyre.

13:24
Veliaj: Kombinati, hyrja tjetër dinjitoze e Tiranës

Hyrja nga Kombinati për në Tiranë po merr një pamje të re. Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, si hyrja e katërt e kryeqytetit.

13:21
Zjarret në Athinë, qeveria shqiptare jep 100 mijë euro ndihmë

Qeveria shqiptare ka ofruar një ndihmë prej 100 mijë euro për shtetin grek, për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që përfshinë një zonë të Athinës.

13:19
Kultivonin kanabis në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka zbuluar në komunën a San Tammaros një plantacion marijuane, për të cilën janë arrestuar dy shqiptarë si të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.

13:06
Ditë zgjedhjesh/ Pakistani përfshihet nga dhuna, 31 të vrarë nga një shpërthim

Dhuna ka shpërthyer ndërsa miliona njerëz i janë drejtuar qendrave të votimit në Pakistan, me të paktën 31 viktima në sulmin më të rëndë, një bombë në qytetin e Kuetës.

13:00
Gjonaj: Po funksionon pastrimi i pallatit të drejtësisë, ftoj opozitën të bashkëpunojë

Në një deklaratë për mediat në lidhje me ecurinë e procesit të Vettingut, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se reforma po jep rezultate dhe po kthen shpresën te shqiptarët.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 25/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:55
Martohet Fabregas, një dasmë mes yjeve të futbollit

Cesc Fabregas ka pritur mbylljen e kampionateve dhe të Botërorit për të zhvilluar ceremoninë post martesore me Daniela Seman në Ibiza mbrëmjen e së martës.

12:36
Ndërron jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Fiat, Sergio Marchionne

Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë së makinave “Fiat-Chrysler”, Sergio Marchionne, ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme në Zyrih në moshën 66-vjeçare.

12:22
Aventurieri polak zbret me ski majën K2

Aventurieri i lartësive të mëdha, Andrzej Bargiel, është bërë personi i parë që ka zbritur me ski majën K2, malin e dytë më të lartë në botë.

12:22
Rovena Gashi ngel në vetting, KPK kofirmon gjyqtarin e Lartë Ardian Dvorani

Gjyqtari i Lartë Ardian Dvorani gjithashtu një nga ekspertët e nivelit të lartë të reformës në drejtësi e kaloi me sukses provën e vettingut.

12:16
Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin e tragjedisë në Athinë

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

12:14
Luanesha heroinë, kundër 9 hienave për të shpëtuar të voglin e saj – VIDEO

Një luaneshë heroinë ka luftuar me një tufë hienash të uritura që e sulmuan atë e të voglin e saj.

12:03
Ahmetaj: Investimet në Unazën e Jugut, 250 milionë euro

Në një takim me bizneset e turizmit në Himarë ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri të ditur se qeveria do të investojë rreth 250 milionë lekë për infrastrukturën në zonat turistike.

11:41
Apokalipsi në Greqi, çfarë la pas zjarri – FOTO

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

11:32
Mos u ngatërroni me Rojet e Mbretëreshës – VIDEO

Një turiste, e cila ka dashur të realizojë një foto me një nga Rojet Mbretërore në detyrë jashtë Kështjellës Windsor, e ka pësuar shumë keq.

11:30
Koha për pica! Shumica e porosive bëhen në orën 19:00

Ora 7 e mbrëmjes është orari më i preferuar për të ngrënë një pica apo ushqime “fast food”.

11:21
Erdogan kundër Izraelit: Po ngrihet shpirti i Hitlerit

Shpirti i Hitlerit po ngrihet mes zyrtarëve izraelitë”. Kështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ndërkohë që kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanjahu tha se Turqia po kalonte në një diktaturë të errët, në kuadër të një përplasjeje mes dy fuqive rajonale në lidhje me ligjin e ri që e përcakton Izraelin si shtet hebre.

11:11
Grabisnin karburantet, flet nëna e Emiljano Grembit: Djalin e mori në “qafë” Anna

Gjykata në Fier ka dhënë ditën e sotme masën arrest me burg për Anna Malajn dhe Emiljano Grembin, të cilët akuzohen për grabitje të pikave të karburantit.

11:06
Zbulohet audio-regjistrimi i Trump, kërkonte të blinte heshtjen e modeles

Audio-përgjimi sekret i Donald Trump duke diskutuar me avokatin e tij, Michael Cohen, se si ata do të paguanin një modele që të mos tregonte rreth historisë së saj me Presidentin aktual të SHBA-ve.

11:00
Studimi në Britani: Si duhet përdorur kremi i diellit

Njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes nga dielli që pritet nga locionet mbrojtëse, por problemi, nuk është locioni por aplikimi i tij.

10:52
Ndërron jetë efektivi i policisë, u aksidentua 10 ditë më parë

Ka ndërruar jetë 10 ditë pas aksidentit të rëndë efektivi i Policisë Rrugore të qarkut Berat, Myslym Bakërri.

10:32
Rouhani, një Ahmadinexhad i i dytë?

Me provokimet ndaj presidentit amerikan Trump, Rouhani nuk po u përmbahet premtimeve që i bëri popullit iranian në vitin 2013. Përkundrazi, ai duket se po bashkohet me zërat radikalë.

10:28
TopAwards/ Era Istrefi, sukses edhe me videoklipin e “Prisoner”

Ajo po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, ku së fundmi Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në ceremoninë mbyllëse të Kampionatit Botëror në Rusi, duke na bërë të gjithëve krenar.

10:05
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Ardian Dvorani, gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Komision i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, duke e konfirmuar atë në detyrë.

10:00
Tragjedia në Athinë, shpallen të zhdukura dy shtetase shqiptare

Deri tani nga tragjedia e zjarri në Athinë janë konfirmuar 79 viktima.

09:57
“Çmendet” Izmir Smajlaj, rekord në stërvitjen para Europianit

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është duke u përgatitur për Europianin që do të zhvillohet pas një jave.

09:36
KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rovena Gashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për shkarkim nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

09:13
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Astrit Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli, duke e konfirmuar atë në detyrë.

09:10
Mitropoliti fajëson Tsipras: Zjarri i madh është një mesazh i qartë i qiellit!

Me reagime të mëdha është pritur deklarata e mitropolitit të Kalavritës dhe Egaleos, Amvrosios, i cili në momentet e zisë treditore kombëtare në Greqi fajëson si shkaktar kryesor për tragjedinë me dhjetëra të vdekur nga zjarret vrastare të orëve të fundit, kryeministrin grek ,pasi sipas tij, ai dhe stafi i tij janë ateistë!

08:43
Kokainë në palestër, arrestohet 43-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi në ambientet e palestrës së tij është gjetur një sasi e vogël kokaine.

08:38
Inter apo Man. United? Rummenigge: Vidal duhet të vendosë të ardhmen

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për merkaton e skuadrës që ai drejton dhe konkretisht për të ardhmen e mesfushorit nga Kili Arturo Vidal.

08:24
Provokimi i Trump: Rusia do të ndihmojë demokratët në zgjedhje

Deklaratat debatndjellëse të Donald Trumpit nuk kanë të sosur.

08:05
Kukësi pret Karabakun, Cungu: Besoj te skuadra ime

Pasi eliminoi maltezët e Valetës në Ligën e Kampioneve, për Kukësin tani elita e futbollit kontinental ofron një kundërshtar më të vështirë, siç është skuadra azere e Karabakut.

E martë, 24 Korrik 2018
22:56
E tepron me heroinën, Demi Lovato shtrohet në spital

Demi Lovato është shtruar në spital pas një overdoze heroine.

22:47
Meksika me rekord vrasjesh, ekzekutohet një tjetër gazetar

Një gazetar u qëllua për vdekje në qytetin turistik meksikan të Playa del Carmen, një vend që është bërë famëkeq për sulme të dhunshme dhe vrasje ndaj punonjësve të medias.

22:43
Xiaomi, së shpejti me dy celularë të rinj në treg

Xiaomi ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë në treg dy celularë: Mi A2 dhe Mi A2 Lite.

22:34
Babagjyshët ndërpresin pushimet, për mbledhjen e Kongresit

Është pak e pazakontë të gjesh babagjyshë të vitit të ri në verë, pasi babagjyshi me kostumin e kuq, zakonisht shfaqet gjatë ose rreth krishtlindjes, cdo vit,por Santa Klausët po sfidojnë të nxehtin e verës dhe janë veshur edhe një herë për të takuar dhe përshëndetur njëri tjetrin.

22:15
Krijuesi i ushtrisë shqiptare. Ekspozita me fotot e rralla të Mehmet Pashë Derrallës

Krijuesi i ushtrisë së parë shqiptare, Mehmet Pashë Derralla, vjen përmes fotove dhe dokumentave për herë të parë për publikun përmes një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, ku në mënyrë kronologjike paraqitet jeta e ministrit të parë të Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës.

22:11
Shkëndijë “minimale” ndaj Sherifit, vendos sërish Ibraimi

Shkëndija e Tetovës priti në stadiumin “Filipi II” të Shkopit, moldavët e Sheriff Tiraspol, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

22:02
Modë, tendencat e vitit 2018

2018 është e gjitha një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë e një rikthim në ca stile të cilat keni kohë që i mohoni.

21:48
Zjarret në Athinë, konfirmohet viktima e parë shqiptare

Mes 77 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.

21:26
Rënia e euros, ul edhe borxhin publik

Rënia e euros ndaj lekut ka dëmtuar të ardhurat që qeveria mbledh në buxhet, por ajo ka sjellë një përfitim shumë më të madh për financat e shtetit: uljen e borxhit publik.

21:12
Policë nga Italia, për turistët në Shqipëri

Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.

20:57
Elbasan, djeg banesën e vjehrrit, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili për motive të dobëta i ka djegur shtëpinë vjehrrit të tij.

20:37
Kuvendi në sesionin e sherreve. Aspak konsensus, shumë konfliktualitet

Në mbyllje të seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, Edi Rama mblodhi deputetët socialistë për drekë. Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara për shtator duket se janë harruar dhe kryeministri nuk i kishte përmendur.

20:20
Si u bllokua Magjistratura

Të caktohesh gjyqtar dhe prokuror në sistemin e drejtësisë duhet të kalosh përmes Shkollës së Magjistraturës. Por studentët që u diplomuan këtë vit, nuk mund ta kalojnë ende atë prag. Po ashtu, në vjeshtë shkolla nuk do të mund të presë studentë të rinj.

20:09
Lë të dashurën supermodele sepse s’gjen kohë për video-lojën

Yanet Garcia, modelja meksikane, e njohur edhe si prezantuesja e motit më seksi në botë, është lënë papritur nga i dashuri, i cili thotë se nuk gjente dot kohë për të luajtur me video-lojën “Call of Duty”.

20:07
Ushqime të skaduara në treg. Shiten hapur në qytetet e varfëra

Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 24/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:49
77 viktima nga zjarret në Greqi, shqiptarët tregojnë tmerrin

Flakët e ferrit që kanë dalë jashtë kontrollit në Athinë u kanë marrë jetën të paktën 77 personave.

19:40
Shi dhe breshër, dëmtohen pemtari e të mbjella në të gjithë vendin

Në Elbasan, Labinot-Mal dhe Funar janë zonat më të prekura nga stuhia e një dite më parë. Ndërkohë që në qytet stuhia zgjati jo më shumë se 5 minuta, në këto zona breshëri ka zgjatur më shumë se 1 orë, duke shkatërruar çdo gjë në të mbjella dhe pemëtari.

19:34
Vëllezërit korçarë: Nuk kemi kënduar kurrë “playback”

Vëllezërit korçarë, të ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kanë treguar për projektet e reja muzikore të tyre.

19:16
Ashpërsohet retorika Turqi-Izrael, Erdogan: Netaniahu si Hitleri

Komentet fshikulluese të Rexhep Taip Erdoganit ndaj Izraelit, e kanë zemëruar keq kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu.

19:00
Nuk kanë fund telashet për “djemtë e shpellës”, tani do mbyllen në një kamp budist

Trajtimi në spital nuk mjafton për djemtë e shpëtuar nga guva e përmbytur në Tailandë, ku mbetën të bllokuar për gati dy javë. Trajtimi shpirtëror është i nevojshëm gjithashtu për të miturit që i shpëtuan vdekjes falë një solidariteti ndërkombëtar dhe sakrificash të jashtëzakonshme.

18:43
Temperaturat e larta, pasojë e qartë e ngrohjes globale

Vera e temperaturave ekstreme vazhdon me valë të nxehti rekord, këtë muaj, në të katër kontinentet e hemisferës veriore jo tropikale. Të hënën, Japonia, regjistroi një temperaturë që asnjëherë më parë nuk ishte arritur në vendin ishull që kur regjistrimi i të dhënave filloi në vitet 1800.

18:25
Cristiano Ronaldo, bosi i Instagramit

Cristiano Ronaldo bën sërish më mirë sesa rivalët e tij Lionel Messi dhe Neymar.

18:12
Barça “rrëmben” Malcom dhe përgatit klauzolë stratosferike

Ishte nisur drejt Fiumicinos për të kryer vizitat me Romën dhe për të firmosur kontratën, por braziliani malcom ndryshoi destinacion papritur.

17:56
Bien në kontakt me rrymën elektrike, në gjendje të rëndë dy punonjës të OSHEE-së

Dy punonjës të OSHEE-së Vlorë kanë marrë dëmtime të renda pasi, duke punuar për riparimin e një defekti në një nënstacion të qytetit bregdetar, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

17:46
Abuzuan me detyrën, ish-zyrtarët e Vllaznisë përfundojnë në gjykatë

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy ish-administratorë të klubit të futbollit Vllaznia.

17:38
Tsipras njofton 3 ditë zie: Situatë e patreguar, asgjë nuk do mbetet pa përgjigje

Athina po përballet me një nga rastet më të rrezikshme të zjarrit, që ka përfshirë lagje të tëra të kryeqytetit grek dhe ka djegur e shkatërruar shumë banesa.

17:22
Turi i Francës, gaz lotsjellës ndaj çiklistëve (Foto)

Turi i Francës ka kaluar në një kaos të çuditshëm në etapën e tij të 16.

17:08
Racizmi ndaj Ozil, vjen edhe reagimi i Erdogan

Vendimi i Mesut Ozil për t’u larguar nga kombëtarja gjermane e futbollit ka shkaktuar një debat të gjerë, jo vetëm në qarqet sportive, por edhe ato politike.

16:39
Shembet diga e hidrocentralit, dhjetëra të zhdukur në Laos

Një digë e një hidrocentrali në ndërtim u shemb pranë një fshati në Laosin jugor, duke shkaktuar përmbytje të shpejta të të gjithë zonës përreth.

16:29
Flasin shqiptarët në Greqi: U bllokuam nga tymi, nuk merrnim dot frymë

Zjarri i rënë një ditë më parë në Athinë shkaktoi një situatë tragjike, duke i marrë jetën të paktën 60 personave e qindra të tjerë kanë përfunduar në spital për shkak të djegies ose problemeve me frymëmarrjen.

16:27
Trajneri më i mirë i vitit, FIFA shpall kandidatët

FIFA ka publikuar listën e kandidatëve për çmimin trajneri më i mirë i vitit 2018.

16:17
Zjarret në Athinë, shkon në 74 numri i viktimave

Ka shkuar në 74 numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e Athinës gjatë orëve të pasdites të së hënës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës të kryeqytetit grek.

16:09
Meksika thyen rekordin e vrasjeve… që e mbante vetë

Vrasjet në Meksikë janë rritur me 16% në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërkohë që vendi edhe një herë tjetër thyen rekordin e vendosur prej vetë atij.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 24/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:47
Në protestë për ujin, në Otllak të Beratit ndoten burimet e ujësjellësit

Uji në rubinetat e shtëpive të njësisë administrative të Otllakut në Berat vjen i ndotur.

15:39
Pranimet në universitete, kushtet për Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës mbetet gjithashtu në krye të listës, sa i takon kërkesave. Por, fitues shpallen ata që plotësojnë këto kushte:

15:31
Shtrenjtohet udhëtimi drejt Tiranës, dyfishohen biletat

Numri i lartë i emigrantëve që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri, ka bërë që biletat vajtje-ardhje e avionëve nga jashtë për në drejtim të Tiranës këtë verë të jenë shumë më të shtrenjta se anasjelltas.

15:18
Në Botërorin e rafting, ‘Albanian Eagle’, prezantim dinjitoz

Shqipëria po bën një prezantim dinjitoz në kampionatin Botëror të të rinjve dhe U23 të rafting që po zhvillohet në Itali.

15:13
Koncesioni i ri, 217 mln euro. Qeveria hap tenderin për rrugën Milot-Balldren

Qeveria hapi zyrtarisht tenderin për koncesionin e tretë të madh të programit 1 miliardë euro. Pas Rrugës së Arbrit dhe autostradës Thumanë-Kashar, projekti i radhës që do të jepet me koncesion është rruga Milot-Balldren.

14:58
“Babain e vranë në vijat e bardha”/ Protesta kundër prokurores

Familjarë të biznesmenit Gëzim Memlika, i cili u aksidentua për vdekje në shkurt të këtij viti në Tiranë, janë shprehur të revoltuar me hetimet e Prokurorisë dhe kërkesën minimale të organit të akuzës për dënimit e shkaktarit të aksidentit, Albi Picalli.

14:41
Izraeli rrëzon një avion sirian

Izraeli ka rrezuar një avion ajror sirian që po fluturon mbi hapësirën e tij ajrore, në hapësirën e Golanit jugor.

14:36
Dëmet të konsiderueshme nga breshëri në Elbasan e Bulqizë

Mjaftuan pak minuta shi e breshër të hënën që uji të vërshonte në rrugë në disa qytete të vendit.

14:21
Flet për TCH ambasadorja shqiptare në Athinë: S’ka shqiptarë mes viktimave. Një i shtruar në spital

Në vijim të tragjedisë në Athinë, ambasadorja shqiptare, e kontaktuar nga Top Channel njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar, e se në spitalin Evangelismos ndodhet një i shtruar shtruar.

14:16
Buxheti për ushtrinë, SHBA e ashpër me Rusinë e Kinën

Varianti përfundimtar i projektbuxhetit për mbrojtjen për vitin e ardhshëm, përmban një gjuhë të ashpër për Rusinë dhe Kinën, duke mbajtur në fuqi kufizimet që pengojnë ushtrinë amerikane të bashkëpunojë me Moskën.

14:00
Në “sitën” e Vettingut zv.prokurori i Prokurorisë së Korçës

Elsion Sadiku, zv.prokuror i Prokurorisë së Korçës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka dalë përpara KPK për seancën dëgjimore.

14:00
Hoxhaj: Nëse s’ka vija të kuqe me Serbinë, s’ka as me Shqipërinë

I pranishëm në Morinë për inaugurimin e pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, zv/kryeministri i shtetit më të ri në Europë, Enver Hoxhaj deklaroi se nëse Beograd dhe Bruksel mendohet se vija e kuqe nuk duhet të ekzistojë me Serbinë, atëherë kjo, sipas tij, nuk duhet të ekzistojë as me Shqipërinë.

13:49
Shembet diga, qindra të zhdukur e viktima në Laos

Qindra persona konsiderohen të zhdukur dhe një numër i paqartë personash kanë vdekur, pasi një digë në ndërtim e sipër në Laosin juglindor u shemb. Incidenti ndodhi në digën hidroenelektrike në provincën Attapeu, çka bëri që gjashtë fshatra përreth të përmbyteshin.

13:43
Vlorë, sekuestrohen 2 gomone me vlerë 45 mijë euro

Dy skafe me vlerë 42 mijë euro janë sekuestruar nga policia në Vlorë.

13:38
Zjarret në Athinë, Veliaj: Solidarizohemi me miqtë tanë, Këshilli Bashkiak do kontribuojë me ndihma

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Tiranës lidhur me situatën emergjente të krijuar në Athinë, si pasojë e zjarreve të mëdha.

13:21
Kreu i Gj.Kushtetuese pret ambasadoren gjermane: Vijojmë mbështetjen e reformës

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, priti në një takim, ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, për diskutuar për situatën në sistemin e drejtësisë.

13:00
Basha: Djepi bosh i Gj.Kushtetuese i duhet Ramës për të mbrojtur aferën e Teatrit

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për situatën në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 24/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:58
Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e sotme kërkesën e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri për gjykim të shkurtuar.

12:39
Zaganjori kalon Vetting-un

Xhezair Zaganjori mungoi në ditën vendimtare të karrierës së tij. Por gjyqtari i lartë dhe njëkohësisht kryetar i Gjykatës Supreme e dëgjoi nga zyra vendimin që e nxori fitimtar në procesin e skanimit të drejtësisë.

12:21
Ditë tragjedie! Zjarri, vapa dhe përmbytjet vrasin qindra persona në botë

Nga shumë njerëz e marta mendohet si ditë tersi, e me energji negative, por kjo e martë, 24 korrik 2018, do të mbahet mend gjatë në Greqi, Japoni e Laos, pasi bilanci i viktimave për shkaqe natyrore ka shkuar në disa qindra jetë të humbur.

12:14
Po mbetemi pa gjykata? Rama: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vetingun, duke shkruar “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.

12:10
Tragjedia në Athinë, ambasada: Zyrtarisht s’ka shqiptarë mes viktimave

Të paktën 60 persona është numri i personave që janë gjetur të pajetë nga zjarri që ka përshirë periferinë e Athinës, e fatkeqësisht dyshohet se 4 prej tyre janë shqiptarë, por ambasada shqiptare në Greqi raporton se zyrtarisht nuk ka asnjë shqiptar që ka humbur jetën.

12:06
Mishi shitej në garazh, qytetarët e denoncojnë te AKU

Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë denoncuar në drejtorinë rajonale të AKU në Elbasan thertoren ilegale, që ishte ndërtuar në ambientet e një garazhi, jashtë çdo standardi.

12:01
Dhimbje mesi? Duhet të flini në këtë pozicion

Dhimbja e mesit dhe flasim për rastet e tërheqjes muskulare, është një gjendje e zakonshme, që zgjat për ditë dhe javë dhe ajo mund të shkaktohet nga shtirqja apo tërheqja e muskujve.

11:40
Shapkat e plazhit! Këto janë modelet e kësaj vere

Këtë vit, shapkat e plazhit, përveçse komode do të jenë dhe fashion. Për të qenë gjithmonë në modë duhet t’i kombinoni me kostumet e plazhit përveç aksesorëve të tjerë. Spikatin stilit sporty-chic, unisex, glamour dhe minimal.

11:36
De Rossi: Të mundësh Juventusin duhet diçka e jashtëzakonshme

“Në futboll asgjë nuk është e shkruar, si Cagliari dhe Juventusi e nisin nga 0 pikë”.

11:25
Bonucci te Juventus, Higuain te Milani?

Pas negociatave të zymta të verës së 2017-ës që çuan Leonardo Bonuccin te Milani, tashmë kapiteni kuqezi mund të bëjë të kundërtën duke u rikthyer te Juventusi.