Ora 7 e mbrëmjes është orari më i preferuar për të ngrënë një pica apo ushqime “fast food”.

Sipas një studimi ndërkombëtar për trafikun në internet, ora 7 pasdite është orari kur ka më shumë porosi online dhe përmes telefonit, për pica dhe ushqime me përbërje kryesore mishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani, Kanada, Australi dhe Indi.

Në të gjithë këto shtete, sipas akademikëve dhe biologëve që hartuan këtë raport, 2 janë oraret më të preferuara për të ngrënë, kryesisht pica, në 7 të mbrëmjes dhe 2 të natës. Tashmë gjithçka porositet online.

Në studim shpjegohet sesi nga përgatitja në shtëpi apo konsumimi në restorant, tashmë të rinj e të moshuar edhe ushqimin po e porosisin në internet dhe pica mban vendin e parë në botë, kryesisht në mbrëmje.

Madje është zbuluar se pavarësisht diferencave të ndjeshme kulturore nga njëri shtet në tjetrin, ekziston një ritëm konstant tek njerëzit, që duan të hanë në orën 7 të pasdites, dhe kryesisht pica dhe mish.

Sipas sezoneve dhe vendndodhjeve gjeografike, njerëzit preferojnë që këto ushqime t’i konsumojnë edhe në orën 2 të natës. Një nga biologët, dr Stevenson thotë së pikërisht konsumimi në orën 2 rrit shqetësimet për obezitetin, me prodhimet e brumit që konsumohen kaq vonë gjatë natës, që përkthehet menjëherë në shtim në peshë.

Orën 7 të mbrëmjes ai e sheh si orarin më të mirë për të konsumuar darkën, por kurrsesi pica apo makarona apo mish të pjekur. Google sipas tij dhe rrjetet sociale, po shndërrohen gjithnjë e më shumë në kërcënues të shëndetit dhe obezitetit.

Top Channel