Lajmet kryesore të ditës, 24/07/2018 – 16:00

24/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MILOT-BALLDREN, KONCESIONI I TRETË MË I MADH

Eshte hapur tenderi per dhënien me koncesion të rrugës së re Milot-Balldren që kushton 161 milionë euro por në fund të 13 viteve fatura per 17 kilometra rrugë do të arrijë 217 milionë euro

PËRUROHET PIKA E PËRBASHKËT DOGANORE NË MORINË

U përurua në Morinë pika e përbashkët kufitare Shqipëri – Kosovë si një bashkëfinancim I BE dhe qeverisë shqiptare me vlerë 1 mln e 450 mijë euro.

TË KTHEHESH NË ATDHE GJATË GUSHTIT

Biletat e avionëve drejt Rinasit janë gati dyfish më të larta se anasjelltas. Shkak është bërë fluksi në shtim I emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime çka përkthehet në më shumë përfitim për kompanitë që operojnë në këto linja.

PROTESTA PËR UJIN. VJEN I NDOTUR DHE ME SHKUMË

Banorët e fshatit Otllak në Berat protestuan për ujin e pijshëm. Ujësjellësi në rubinetat e tyre sjell ujë të ndotur dhe me shkumë.

JAPONIA NË GJËNDJE TË JASHTËZAKONSHME

Autoritetet japoneze shpallën gjëndjen e fatkeqesisë natyrore pasi numri I vdekjeve nga të nxehtit këto dy javët e fundit, mberriti në mbi 65 ndërkohë që më shumë se 22.000 vetë janë shtruar në spital.

Top Channel