Ndërprerja e Parlamentit tre herë gjatë ditës së enjte paradite, nuk e kanë penguar mazhorancën që pasdite të sigurojë 84 votat e nevojshme për të votuar dy ligje që kërkonin shumicë të cilësuar.

Kryeministri Rama u kthye nga Roma për të qenë i pranishëm në seancë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe deputetja e larguar tashmë nga PS-ja, Marjana Koçeku.

Në ndihmë socialistëve këtë herë i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, teksa opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, megjithëse të pranishëm në seancë nuk morën pjesë në votim.

Projektligji “Për dhënie amnistie”.

Votimi: 84 vota pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 84 vota pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Propozim i Kliti Hotit)

Votimi: 1 votë pro (Gaxho), o abstenim, 83 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Propozim i Erald Kaprit)

Votimi: 0 pro, 0 abstenim, 81 kundër

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.  (Nismë e Jorida Tabakut)

Votimi: 0 pro, 0 abstenim, 80 kundër

“Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”.

Votimi: 82 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

Votimi: 75 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Votimi: 76 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Top Channel