E martë, 24 Korrik 2018
10:54
Katastrofë natyrore nga i nxehti në Japoni

Agjencia japoneze e motit e ka shpallur valën e të nxehtit që ka mbërthyer vendin, një katastrofë natyrore me të paktën 65 viktima të regjistruara në dy javët e shkuara.

10:49
Ekonomia turke në “test”, përballë fuqizimit të Erdogan

Vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë takimin nesër të Bankës Qendrore të Turqisë si një provë kritike për pavarësinë e këtij institucioni nga presioni i Presidentit Recep Tayip Erdogan dhe kontrollit të tij në rritje që shihet si pjesë e një axhende islamiste.

10:43
TopAwards/ Kreu nuk ndryshon, Tayna me dy këngë në “Top 3”

Fansat e dyshes së talentuar, Tayna dhe Don Phenom, janë të vendosur që bashkëpunimi “Columbiana” të jetë kreu i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne . Falë mbështetjes së tyre, për 4 javë rresht, ky projekt muzikor mban vendin e parë të “The Top List”, duke u shndërruar në këngën më të dëgjuar.

10:30
Goditja e Bannon nga e djathta

Steve Bannon, ideologu amerikan radikal i djathë dhe ish-kryestrategu i presidentit amerikan Donald Trump, kërkon të vendosë ndikimin mbi Parlamentin Evropian. Bannon është i rrezikshëm, mendon Bernd Riegert.

10:15
Vaj hashashi dhe 200 kg kanabis, arrestohen katër krutanët

Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre.

09:53
Mobilizohet Europa, dërgon avionë në Athinë për shuarjen e zjarrit

Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 53 të vdekur, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

09:52
Ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me shqiptarët në zonë

Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. Ambasada është shprehur më herët se nuk ka informacion për të lënduar mes shqiptarëve.

09:51
Nuk ka më shi si i të hënës! Rikthehen kthjellimet

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në territor, më të shpeshta vranësirat në ekstremin verior dhe zonat lindore.

09:39
Dashi, shenja e ditës

Hëna sot të këshillon të kërkosh përgjigjet e Pse-ve të tua në faqet e ndonjë libri psikologjik apo filozofik.

09:36
Meta, mesazh homologut grek: Jemi pranë qytetarëve të Athinës e gjithë Greqisë

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij grek për ngjarjen e rëndë në Atika, ku gjithë zona u përfshi nga flakët dhe ka mjaft viktima.

09:30
Si nisi zjarri në Athinë? – FOTO

Mbi 50 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 150 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur.

09:15
“Vuçiç po promovon pavarësinë e Kosovës!”

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se me deklaratat e tij është rreshtuar haptazi në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës.

09:10
Një këngë 19 minuta e gjatë!

“E pranoj” duket se po i sjell probleme. R Kelly i përgjigjet kritikave dhe akuzave, pak orë pasi publikoi këngën e tij më të re, “e pranoj” ku për plot 19 minuta, ai pranon gabimet që ka bërë në të kaluarën e tij, por ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me ngacmime seksuale apo pedofili.

08:52
Po vjen ajsbergu… Gjiganti prej akulli niset drejt fshatit nordik

Një ajsberg gjigant kërcënon seriozisht një fshat të vogël në Groenland.

08:32
Italia pranon emigrantët, zgjidhje e përkohshme derisa BE të marrë masa

Italia pranoi më në fund të lejojë ankorimin e anijeve të shpëtimit të emigrantëve derisa Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje për shpërndarjen e të mbërriturve të rinj.

08:06
Digjet Athina, 50 viktima nga zjarri, 150 të lënduar!

Ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e periferisë së Athinës gjatë orëve të pasdites të së hënës.

E hënë, 23 Korrik 2018
23:00
Athina në flakë, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

22:44
Roma nuk ndalet në merkato, mbërrijnë dy futbollistë

Roma nuk ndalet në merkato, pasi duket se po riformaton nga e para organikën, ndonëse sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së kampionëve.

22:28
Maqedoni, qeveri teknike për referendumin… por liderët nuk arrijnë një marrëveshje të plotë

Liderët maqedonas dhe shqiptarë zhvilluan bisedime maratonë në Shkup në lidhje me referendumin që do të mbajnë për çështjen e emrit pas paktit me Greqinë.

22:19
Militantët e Boko Haramit vrasin 18 fshatarë dhe rrëmbejnë 9 gra në Çad

Militantët e Boko Haramit vranë 18 fermerë dhe rrëmbyen nëntë gra në një fshat në Çadin perëndimor, thanë autoritetet. pjesë e një valësie të dhunës që është përhapur nga Nigeria fqinje në të gjithë rajonin.

22:13
Pilula për malarjen merr dritën jeshile në SHBA

Një ilaç për trajtimin e malarjes, e para pilulë e tillë që aprovohet në 60 vjet, ka marrë dritën e gjelbër nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

22:01
Presidenti francez urdhëron ristrukturim të stafit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka urdhëruar një ristrukturim stafi pasi u bë publike një video ku dukej një nga ndihmësit e tij, tashmë i shkarkuar, që rrihte një protestues.

21:49
Jazz-i “pushton” Tiranën

Tingujt e muzikës jazz do të pushtojnë fillimisht Tiranën këtë verë e më pas edhe rrethet e tjera, në edicionin e shtatë të Festivalit të Jazz-it, i cili do të nisë të mërkurën e 24 korrikut.

21:37
Makina përplas çiklistin, ndërron jetë 61-vjeçari

Në lagjen nr. 3 të Korçës, shtetasi me iniciale E.B., duke drejtuar mjetin Renault me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

21:19
7 vite pa Amy Winehouse

Në 23 korrik të vitit 2018 bëhen plot 7 vite nga vdekja tragjike e këngëtares Amy Winehouse, një nga zërat “soul” më të mirë të këtij shekulli.

21:05
Shi, breshër dhe aksidente

Pedonalja e Shkodrës u përmbyt ndërsa shiu përfshiu një pjesë të qytetit. Sasia e madhe e ujit u kthye në lumë nëpër qytet, duke përmbytur gjithçka.

20:45
Largimi i Ozil nxjerr në pah marrëdhëniet gjermane me komunitetin turk

Vendimi i futbollistit gjerman Mesut Ozil për të lënë ekipin kombëtar gjerman, për shkak të “racizmit dhe mosrespektimit” ndaj origjinës së tij turke, shkaktoi të hënën një debat publik për marrëdhëniet e vendit me komunitetin më të madh të emigrantëve.

20:25
Aplikimet në universitete. Zbulohen kriteret për Drejtësinë dhe Universitetin Bujqësor

Fakulteti i Drejtësisë mbetet ndër më të preferuarit për kandidatët e rinj për studentë, por për t’u regjistruar aty duhen plotësuar disa kushte, një prej të cilave është nota mesatare e gjimnazit, që vlerësohet me 50%. Një tjetër kusht është që në 5 lëndë të profilit shoqëror, ku përfshihen gjuha, letërsia, historia, qytetaria dhe gjuha e huaj, duhet që të paktën të kesh 10% të secilës nga pikët maksimale.

20:20
Infermierët e “Kristalit”/ Urdhri i Infermierit: Me probleme mund të jenë 400 persona

Mimoza Moçka nuk është infermierja e vetme që nuk po rimerr një licencë nga Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë.

20:01
Ethet e Vetting-ut

Prokurori Arben Nela nuk u konfirmua në detyrë nga Vetting-u për shkak të pasurive. Së bashku me gjyqtarin e Apelit, Ervin Metalla, edhe ai i shkarkuar, prokurori Nela është i pesëmbëdhjeti që i jepet kartoni i kuq për të lënë fushën e drejtësisë.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 23/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:48
Blendi Klosi: Pengu im, koha e paktë që kaloj me fëmijët

I dashuruar me Dhërmiun, ku pushon prej 30 vitesh, i zhveshur nga kostumi i ministrit, krejt sportiv, Blendi Klosi ishte i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku rrëfeu për familje, raportin me fëmijët e bashkëshorten.

19:30
Shqipëria përmbytet, Athina digjet (Foto)

Ndërkohë që reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete në vendin tonë, më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

19:17
Goditet nga rrufeja i riu nga Lazarati; ndërron jetë në spital

Një i ri nga Lazarati është goditur nga rrufeja pasditen e së hënës dhe si pasojë ka humbur jetën.

19:03
Presidenti i Bajernit sulmon ashpër Ozilin

Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka sulmuar shumë ashpër Mesut Özilin pas njoftimit të lojtarit i cili vendosi që të tërhiqet nga kombëtarja gjermane.

18:53
Karikuesi i ri i Samsungut merr përsipër dy celularë njëherësh

Samsung po planifikon që të nxjerrë në treg një karikues 2 në 1 për celularët e tij dhe Galaxy Watch.

18:35
“Përjetësohet” Fadil Vokrri, stadiumi i Prishtinës merr emrin e tij

Legjenda e futbollit kosovar dhe ish presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, është nderuar pas rreth një muaji e gjysmë nga ndarja nga jeta.

18:22
Berati përfshihet nga stuhia (Video)

Qyteti i Beratit është përfshirë nga një stuhi e fuqishme shiu pasditen e së hënës.

18:12
Sony prezanton sensorin me rezolucionin më të lartë të imazhit në botë

Divizioni i smartfonëve të Sony-t vazhdon të mos ketë performancë të mirë, por kompania mbetet lider në treg përsa i përket sensorëve të imazhit.

17:59
Moti i keq në Orikum, çadrat e plazhit dalin në rrugë (Video)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bregdetin e Orikumit.

17:46
Durrës, një pasdite me shi dhe makinat “notojnë” (Foto)

Pasditen e së hënës, në Durrës ka patur reshje të dendura shiu.

17:35
Sarri debuton me fitore te Chelsea, shkëlqen Jorginho

Maurizio Sarri ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë që ka drejtuar Chelsean nga pankina. Blutë e Londrës fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadrës australiane, Perth Glory, falë një goli fantastik të shënuar nga spanjolli Pedro.

17:20
Të shtënat në Toronto, 2 viktima dhe 12 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje rëndë, nga një person i armatosur që hapi zjarr në një rrugë të populluar në qytetin më të madh të Kanadasë, Toronto.

17:08
Vllaznia fillon organizimin, emërohet administratori i ri

Klubi i futbollit Vllaznia, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt riorganizimit të skuadrës, në kuadër të sezonit të ri, që i shikon shkodranët në Kategorinë e parë.

16:54
Kosovë, Presidenti Thaçi përfshihet në aksident

Makinat e shoqërimit të Presidentit kosovar Hashim Thaçi janë përfshirë në një aksident pasditen e së hënës.

16:37
Tronditet futbolli argjentinas, sulmuesi vret portierin me thikë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish futbollin argjentinas, që pavarësisht spektaklit në fushë, vijon të prodhojë incidente jonormale jashtë saj.

16:23
Reshjet e dendura, uji mësyn në spitalin e Shkodrës (Video)

Reshjet e dendura të shiut kanë “ngatërruar” stinë, pasi kanë pushtuar vendin tonë në mes të verës, duke filluar që në orët e para të ditës së sotme.

16:10
“Trumpi i Brazilit” hyn në garën presidenciale

Një politikan i polemizuar i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, në tetor.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 23/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:48
Shkrimtarja malazeze: “Trump nuk na kupton”

Imagjinoni një vend që është aq i vogël, sa mund të bëhet ski në mëngjes dhe plazh pasdite. Mali i Zi është një shtet në gadishullin e Ballkanit, plot me mrekulli natyrore ku njerëzit njihen për mikpritjen dhe entuziazmin.

15:42
“Serbia po shet armë në Afrikë për qëllime politike”

Ministria e Jashtme e Kosovës i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbikëqyrë shitjen e armëve nga Serbia në vende të Afrikës dhe shpërdorimin e tyre për qëllime politike.

15:29
“Verë dhe Portokalle” zbriti në Vlorë

Si asnjëherë tjetër sheshi në “Lungomare” ka qenë i mbushur plot me qytetarë vlonjat por dhe turistë.

15:21
Letra e dytë për teatrin; Aleanca i kërkon mbështetje presidentit Meta

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i çon letrën e dytë brenda një periudhe të shkurtër kohe Presidentit Ilir Meta duke i kërkuar edhe njëherë të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugën shembjes së teatrit.

15:20
“Qëndrim të njëjtë me PD”, Luan Rama: Nuk jemi kundër reformës, por drejtësia është në kolaps

Pas seancës plenare, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtup tha se askush nuk është kundër reformës në drejtësi, por sistemi i drejtësisë është në kolaps total.

15:16
Qeveria do ndryshojë buxhetin, shkak rënia e euros

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut mund ta detyrojë qeverinë të shkurtojë të ardhurat e buxhetit. Top Channel ka mësuar se Këshilli i Ministrave pritet të miratojë në mbledhjen e radhës një akt normativ, për të ndryshuar buxhetin e shtetit në mes të vitit.

15:13
Ish të përndjekurit në protestë, bashkia e Beratit i dëboi nga zyrat

Ish-të përndjekurit politikë në Berat protestuan të hënën para bashkisë së qytetit për shkak se i kanë nxjerrë nga zyrat e tyre pa paralajmërim.

15:00
Rama: Loja mbaroi! Vettingu po vepron në pavarësi të plotë

Menjëherë pas përfundimit të seancës së fundit plenare para pushimeve të verës, ka reaguar në rrjetet sociale kryeminsitri Edi Rama.

15:00
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen burrë e grua

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot-Fushë.

14:54
“Çmendet” moti, shi e breshër në disa qytete

Pas ditësh të tëra me temperatura të nxehta, moti ka ndryshuar menjëherë.

14:45
Vettingu, gjyqtari Metalla s’kalon në sitën e KPK-së

Ervin Metalla, gjyqtar i Apelit Tiranë, nuk ka kaluar dot në sitën e KPK-së.

14:42
Botërori mund pornografinë, bie shikueshmëria me 68% gjatë finales

Kampionati Botëror ka qenë aktiviteti më i rëndësishëm dhe më i ndjekur në muajin e kaluar, gjë që me sa duket ka ndikuar edhe industrinë më të fuqishme të transmetimeve on-line që është industria pornografike.

14:29
Mbyllet seanca në Kuvend, shtyhet ligji për magjistratët

Kuvendi ka mbyllur seancën e fundit këtë të hënë për këtë sesion parlamentar, ku në fund është shtyrë votimi për ligjin e magjistraturës.

14:24
Neymar tregon Botërorin: Shkova për të luajtur, jo të më godisnin

Në intervistën e parë të tij pas përfundimit të botërorit, ylli brazilian Neymar tregon aventurën e tij në Rusi që për shumë tifozë u kthye në qesharake.

14:22
Conte fillon volejbollin, me pushime në rivierën italiane

Ish-trajneri i Chelsea Antonio Conte ka vendosur t’i largohet disi zhurmës së merkato, për të pushuar.

14:13
Daliç “harron” modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Për Kroacinë dhe Zlatko Dalic do të flitet gjatë për shkak të arritjes në Kupën e Botës deri në finale ku u mundën nga Franca 4-2.

14:11
Kinematë amerikane, “The Equalizer 2” mund “Mamma Mia 2”

Kur nisi të shfaqej të premten, Mamma Mia 2, ishte planifikuar të ishte filmi më shikuar i fundjavës, e pse jo, edhe krejt verës. Por, në rrugën e tij u shfaq një pengesë, me formën e Denzel Washington. “The Equalizer 2”, që pason origjinalin e vitit 2014, ka lënë pas “Mamma Mia” në “box office-in” amerikan.

14:05
KPK shkarkon Arben Nelën për fshehje të pasurisë. Prokurori: KPK me 2 standarde

KPK ka shkarkuar Arben Nelën prokurorin pranë Prokurorisë Tiranë, i cili ishte edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

13:59
Skandal në Kinë, hetim për vaksinat e pasigurta

Autoritetet në Kinë kanë urdhëruar nisjen e një hetimi pas një skandali me vaksinat, ndërkohë që paniku në vend është rritur për sigurinë e produkteve.

13:34
Sekuestro pasurive të Llallës, Prokuroria: Një miliardë lekë, toka dhe apartamente

Pasi i shpëtoi Vettingut nëpërmjet dorëheqjes, ish-Kryeprokurori i vendit, duket se nuk i ka shpëtuar institucionit që kishte nën varësi kur ishte në detyrë, Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

13:29
Pjanic te City? Dybala mesazh shokut të skuadrës…

Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për boshnjakun e Juventus, ndërsa Miralem Pjanic duket se është në periudhë “reflektimi”, në këtë çështja ka ndërhyrë edhe shoku i tij i skuadrës, Dybala.

13:20
Mishi shitet pa kushte frigoriferike, sekuestrohen 20 kg në Korçë

AKU ka bllokuar në Korçë një sasi mishi që shitej jashtë kushteve frigoriferike, në një kohë që temperaturat në vend kanë regjistruar mbi 30 gradë Celcius.

13:19
Vettingu, Basha: U sabotua në nisje nga mazhoranca. Standarde të dyfishta

Në deklaratën për gazetarët ku dha disa propozime për zgjedhjen e situatës së krijuar në sistemin e drejtësisë, Basha u pyet edhe për Vettingun, për të cilin u shpreh se është sabotuar që në nisje nga mazhoranca.

13:15
Veliaj: Mandatin tjetër, udhëtimi i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas

Treni do të vijë shpejt në Tiranë, por kësaj here do të jetë elektrik. Stacioni i ri do të jetë thuajse në të njëjtin vend si stacioni i vjetër, aty ku tashmë është vendosur në shenjë simbolike instalacioni i një lokomotive me avull, për të kujtuar të vjetrën.

13:08
Vjedhja e bankës në ish-Bllok, jepet dënimi për të akuzuarit

Gjykata ka dhënë dënimin për autorët e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok, në kryeqytet, ngjarje e ndodhur 2 vite më parë.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 23/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:59
“Magjistratura”, Vasili: Pa Gjykatë Kushtetuese, asnjë hap para

Maxhoranca i ka prerë kokën drejtësisë, është komenti i kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, teksa në seancën parlamentare pritet të votohet ligji për Magjistraturën.

12:59
Basha: Jemi në situatë grushti shteti, ja rruga për të dalë nga kolapsi i drejtësisë

Pas mbledhjes së grupit, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku foli për ligjin e magjistraturës, duke u shprehur se mazhoranca e ka kapur këtë shkollë, e cila mund të quhet tashmë një shkollë partie sipas Bashës.

12:47
“Përbindëshat e Hekurt” me të cilët Kina po ndërlidh vendet e botës

Kina po krijon një rrjet shumë ambicioz transporti në tokë e në det, për të lidhur ekonominë gjithnjë e në rritje me ato të Europës dhe të Afrikës. Dhe nuk po humbet kohë as për të dizenjuar makineri të pabesueshme ndërtimi që ta realizojnë planin sa më shpejt.

12:41
Basha: Shkolla e Magjistraturës, një shkollë partie, synohet kapje afatgjatë

Pas mbledhjes së grupit, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku foli për ligjin e magjistraturës, duke u shprehur se mazhoranca e ka kapur këtë shkollë, e cila mund të quhet tashmë një shkollë partie sipas Bashës.

12:25
Kukësi mëson kundërshtarët nëse kalon Qarabag të Agollit

Kukësi do të ketë dy përballje të vështira në Champions League ndaj azerëve të Qarabag, skuadër me të cilën luan edhe Ansi Agolli.

12:10
Kandidatët e KED që largoi vetingu: Manja: Hapat janë të përcaktuara në Kushtetutë

Kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një prononcim për median thotë se opozita është bërë pishman që votoi reformën në drejtësi, duke u shprehur se maxhoranca nuk i ka 84 votat për ligjin e magjistraturës.

12:08
7 vite pa ujë në Kalush të Rrogozhinës

Në rubinetat e 300 familjeve në fshatin Kalush të Rrogozhinës nuk rrjedh ujë prej 7 vjetësh ndërsa sahatet i ka mbuluar bari.

11:59
I nxehti “përvëlon” Japoninë, dhjetëra viktima

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Japoni, ndërsa vendi vazhdon të shkrijë nën temperaturat përvëluese të verës.

11:39
I hedhin acid 3-vjeçarit, arrestohen autorët

Ka marrë fund “gjuetia” për tre të rinjtë që hodhën acid mbi një fëmijë në Angli.

11:32
Në “sitën” e Vettingut gjyqtari Dvorani, DSIK: S’ka dyshime për përfshirje në korrupsion

Në KPK është duke u mbajtur seanca dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

11:20
Reforma në Drejtësi, L.Rama: Jemi para një kolapsi, edhe PD gati për bashkëpunim

Në sallën e Kuvendit zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

11:10
Ministrat e G20-ës: Lufta tregtare dëmton ekonominë

Grupi i ministrave të Financave të G20 ka deklaruar se tensionet tregtare mund të dëmtojnë ekonominë globale.

10:51
Arrestohet bashkëpunëtori i grabitëses së karburanteve, në pranga kushëriri 22-vjeçar

Një ditë pas arrestimit të grabitëses 31-vjeçare të karburanteve, policia e Fierit ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e saj.

10:44
Gjyqtari Faqolli në “sitën” e Vettingut, KPK: Deklaroi pasurinë në lekë të vjetra!

Është mbajtur ditën e sotme seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Gjyqtari ishte prezentë në seanca, ku shoqërohej edhe nga avokati i tij.

10:36
Arkitekti i Teatrit të ri me një tjetër projekt të rëndësishëm

Nju Jorku ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

10:21
Dieta/ Ujë me limon dhe fara lini

Ujë me limon dhe fara lini është një pije e njohur për vetitë e saj dobësuese. Nuk është formulë magjike që djeg yndyrat nga mbrëmja në mëngjes, por ka veti mjaft të mira.

10:12
Basha në Selanik, pritet me entuziazëm nga tifozët grekë

Migjen Basha mund të konsiderohet zyrtarisht futbollisti më i ri i Arisit të Selanikut.

10:06
Thinjat, jo vetëm për shkak të moshës

Deri më sot thinjat janë parë si shenja të moshës. Me kalimin e viteve, ato fillojnë të shfaqen, tek dikush më herët, e tek dikush rreth të 40. Por jo gjithmonë flokët e bardhë flasin për plakje.

09:50
Arrestohen “skifterët” e Dibrës, tentuan t’i largoheshin policisë

Policia e Dibrës ka goditur një grup që kryenin vjedhje banesash në fshatra të ndryshme të zonës.

09:41
Trump kërcënon Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai iranian, Hassan Rouhani, kanë shkëmbyer kërcënime në mesin e tensioneve në rritje mes dy vendeve.

09:33
Vapa iku me të dielën, java e fundit e korrikut nis me shi

Vapa e të dielës nuk zgjati shumë pasi sipas IGJEUM e hëna shoqërohet me reshje në të gjithë vendin.

09:25
Durrës, 69-vjeçari aksidenton për vdekje një 88-vjeçar

Një 88-vjeçar me inicialet H.J ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tek Mbikalimi i Rrashbullit në autostradën Durrës-Sukth, rreth orës 08:10 të së hënës.

09:19
Luani, shenja e ditës

Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj nxjerrin më të mirën prej jush!

09:10
Punëtorë nga jashtë, Gjermania lehtëson procedurat

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë.

08:59
Lufta tregtare me Kinën dhe kompleksi më i madh portual amerikan

Ndërsa administrata Trump njoftoi vendosjen e tarifave shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze, kompleksi më i madh portual në Shtetet e Bashkuara po përgatitet ndaj ndikimit të këtij vendimi.