Kukësi mëson kundërshtarët nëse kalon Qarabag të Agollit

23/07/2018 12:25

Kukësi do të ketë dy përballje të vështira në Champions League ndaj azerëve të Qarabag, skuadër me të cilën luan edhe Ansi Agolli.

Por në rast të kalimit të kësaj faze në Champions League, për Kukësin kundërshtari i radhës, të paktën në letër, nuk është aspak më i fortë se skuadra nga Azerbajxhani.

Ditën e sotme është hedhur shorti dhe Kukësi ka mësuar se nëse kalon Qarabag, atëherë do të ketë përballë Bate Borisov ose Helsinkin.

Po ashtu, edhe Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e radhës. Tashmë ata do të ndeshen me Sheriff Tiraspol dhe në rast kalimi do të kenë një përballje të vështirë me austriakët e Salsburg.

Top Channel