Foto ilustruese

Një 88-vjeçar me inicialet H.J ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tek Mbikalimi i Rrashbullit në autostradën Durrës-Sukth, rreth orës 08:10 të së hënës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit 69-vjeçari S.M duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar 88 vjeçarin që po kalonte rrugën në këmbë.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel