Në rubinetat e 300 familjeve në fshatin Kalush të Rrogozhinës nuk rrjedh ujë prej 7 vjetësh ndërsa sahatet i ka mbuluar bari.

Në ditët e nxehta të verës mungesa e ujit është e papërballueshme. Ndaj burrat e fshatit u mblodhën në qendër të kalushit për të protestuar.

Hapja e një pusi kushton 250 mijë lekë, kosto që të gjithë të familjet e kanë paguar nga xhepi për shkak se institucionet ku janë ankuar nuk ua kanë sjellë ujin në shtëpi.

Fshati Kalush është i përfshirë në një projekt gjerman që prej vitit 2007. Madje banorët kanë lidhur kontrata me drejtorinë e ujësjellësit në Rrogozhinë, por asnjë pikë e saj deri më sot nuk ua ka garantuar mbërritjen e ujit në shtëpi.

Top Channel