Militantët e Boko Haramit vrasin 18 fshatarë dhe rrëmbejnë 9 gra në Çad

23/07/2018 22:19

Militantët e Boko Haramit vranë 18 fermerë dhe rrëmbyen nëntë gra në një fshat në Çadin perëndimor, thanë autoritetet. pjesë e një valësie të dhunës që është përhapur nga Nigeria fqinje në të gjithë rajonin.

Sulmuesit erdhën në fshatin Mayerom në rajonin e Liqenit të Çadit, pas darke të enjten e javës së kaluar dhe prenë me thikë në fyt, fermerët e zonës.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në një moment kur vala e dhunës është përhapur tej mase në Nigerinë fqinje dhe në të gjithë rajonin afrikan.

Boko Haram ka luftuar për të paktën nëntë vjet për të ndërtuar një kalifat islamik në Nigerinë verilindore dhe ka kryer bastisje përgjatë kufirit në Çad, Niger dhe Kamerun. Deri tani nga dhuna janë vrarë më shumë se 30,000 njerëz dhe zhvendosur rreth 2.7 milionë të tjerë.

Çadi, i cili nuk ka vuajtur aq shumë sulme si fqinjët e saj, dërgoi 2,000 trupa në Niger në vitin 2016 për të forcuar sigurinë, pasi 32 ushtarë të Nigerit u vranë gjatë një sulmi. Ato trupa u tërhoqën në tetor të vitit të kaluar, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë në rajon.

Top Channel