NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit

18/06/2026 15:02

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e përshëndeti nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit.

“E mirëpres vërtet marrëveshjen. Mendoj se presidenti Trump arriti një ujdi të mirë”, u shpreh Rutte për gazetarët në Bruksel.

Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Iranit dhe të rikthejë lirinë e lundrimit. Kjo është ajo që ka bërë SHBA-ja, në thelb që nga fundi i shkurtit, duke u siguruar që aftësitë nukleare të Teheranit të tkurren, e po kështu edhe kapaciteti i tij i raketave balistike, i cili përbën kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për Europën dhe pjesë të tjera të botës”, thotë Mark Rutte, shef i NATO-s.

Rutte shtoi se, ndonëse siguria e lundrimit në ngushticën e Hormuzit nuk është në kompetencë të NATO-s, aleanca është e gatshme të ndihmojë nëse i kërkohet.

Një rikthim i qarkullimit të lirë në ngushticën e Hormuzit, pas një marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit, do të përbënte një hap të madh përpara. Vendet anëtare të aleancës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, janë të gatshme të kontribuojnë në mbështetjen e sigurisë së lundrimit në këtë zonë strategjike”, tha Rutte.

Top Channel