E hënë, 23 Korrik 2018
08:58
Nga Siria e Iraku drejt Perëndimit, kapen në Devoll

21 emigrantë, kryesisht sirianë e irakianë janë ndaluar nga policia kufitare në Devoll gjatë fundjavës që lamë pas.

08:44
Ish-këshilltari i Trump synon revolucion të së djathtës në BE, si kundërpeshë ndaj Soros

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon planifikon të krijojë një fondacion në Evropë të quajtur “The Movement” (Lëvizja), për të ndezur një revolucion të së djathtës.

08:29
Të shtëna me armë në Toronto, një i vrarë e 15 të plagosur

Një vajzë e re u qëllua për vdekje e 15 persona të tjerë janë plagosur në një incident më të shtëna në Toronto të Kanadasë.

08:15
Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit.

08:05
50 vite nga vizita e parë në Hënë

Në Qendrën e Hapësirës Kennedy, në Florida u mbajt një ceremoni që shënoi fillimin e festimeve me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë.

E diel, 22 Korrik 2018
22:44
Trump këmbëngul: FBI më ka përgjuar gjatë fushatës

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se dokumentet e lëshuara nga FBI lidhur me lidhjet e ish-këshilltarëve të tij me Rusinë treguan se fushata e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishte përgjuar ilegalisht, por nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pohimin e tij.

22:10
Ozil largohet nga kombëtarja: Tifozët, racistë ndaj meje

Në moshën 29-vjeçare Mesut Ozil tërhiqet nga kombëtarja gjermane. Kampioni i botës me pancerat në 2014-ën në Brazil, nuk ka pranuar më kritikat dhe ofendimet e shumtë që kanë mbërritur në adresë të tij për paraqitjen e dobët në Botërorin rus dhe për këtë arsye mesfushori i Arsenalit ka vendosur t’i japë lamtumirën përpara kohe ekipi përfaqësues.

21:59
City dhe United, klubet më ‘dorëshpuar’ të 5 viteve të fundit

Një miliardë e 874 milionë euro është kjo shifra e çmendur që kanë shpenzuar dy klubet e Manchesterit, City dhe United në merkato nga viti 2013-të e deri më sot, para që jo domosdoshmërish kanë sjellë suksesin te dy prej klubeve kryesore në ishull sepse në Champions League asnjëra prej tyre nuk ka arritur të triumfojë.

21:55
Diamond League, rezultatet e ditës së parë

Pas Monakos, ndalesa e radhës së Diamond League në Atletikë ishte në Londër.

21:44
Serbja më e suksesshme – FOTO

Një vajzë 36 vjeçare është serbja më e njohur në botë. Mirjana Kika Milosevic ka arritur të ketë 56 milionë shikues në Youtube.

21:26
Inter dëshiron Vidal, Bayern i kërkon 30 mln euro

Arturo Vidal është objektivi kryesor për Interin për të përforcuar repartin e mesfushës. Suning iu dha leje personave që merren me merkaton te zikaltrit që të nisin bisedimet me Bayernin e Mynihut për futbollistin kilian që është i lidhur me bavarezët nga një kontratë që skadon në 30 qershor të vitit 2019.

20:55
PD refuzon Vettingun në Polici: Është farsë, Xhafaj kontakte me të dënuar

Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se opozita nuk do të dërgojë asnjë anëtar në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici, duke e cilësuar si një farsë.

20:41
Durrës, mbytet një 18-vjeçar në Gjirin e Lalzit

Një 18-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, ku kishte mbërritur në gjendje të rëndë pasi ishte nxjerrë nga deti.

20:31
Festa e “Teto Ollgës”, gara e gatimeve tradicionale të zonës së Tushemishtit

Teto Ollga është një nga personazhet më të dashura te filmave shqiptare që e ka sjelle me mjeshtëri aktorja e madhe Violeta Manushi. Fshati Tushemisht në Pogradec, ku u xhirua filmi, jo vetëm që ka ngritur një bust për aktoren, por organizon edhe një festë me gatimet tradicionale të zonës, që e quan “Festa e Teto Ollgës”.

20:17
“Roza Gold”, moda që nuk vdes

Është praktikisht, trendi i modës që nuk largohet kurrë. Nga Londra në Xhakartë, dyqanet e luksit do ta kenë patjetër një produkt në ngjyrë rozë të lehtë, qofte veshje, qofte çantë apo aksesor.

19:58
Rreziku në plazhin e “vdekjes”, policia bashkiake në patrullim

Gjatë kësaj fundjave pati dyndje pushuesish në plazhin e Porton Novës. Edhe pse njihet si një nga plazhet më të rrezikshëm pasi disa persona janë mbytur në det vitin e shkuar, kjo nuk i ka sprapsur pushuesit e shumtë që ta frekuentojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

19:58
Historia e diplomacisë online; Mbi 6 milionë dokumente të aksesueshme nga publiku

Në Arkivin e Ministrisë për Evropën dhe Punëve të jashtme ndodhen një numër i madh dokumentesh që përfshijnë historinë e diplomacisë shqiptare, qysh prej kohës së Princ Vidit e deri në ditët e sotme. Tashmë është më e lehtë që të gjitha këto dokumente të aksesohen për publikun edhe online.

19:45
Plastika na vjen në tryezë; Ndotja në lumenj dhe det, kërcënimi përmes peshkut

Dëmi që po i bëjmë çdo ditë lumit dhe detit duke hedhur qese dhe plastike, na kthehet të gjithëve në tryezë. Ambientalistët thonë se mikroplastika depërton deri tek indet e peshkut, te cilin e konsumojmë në shtëpi apo restorante. Ndërkohë ata që merren më mirë ushqyerjen sugjerojnë që në këtë situatë të konsumohet peshku i rezervatit.

19:35
“Sky Arte”, vlerëson projektin e Bjarke Ingels për Teatrin Kombëtar

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga kanali “Sky Arte”, i cili i kushtohet kryesisht artit dhe kulturës, i bëhet një pasqyrim zhvillimeve në Tiranë, ku po synohet që të ndërtohet një teatër modern.

18:58
Ministri gjerman në Tiranë: Politika të mos pengojë integrimin

I ashpër ndaj politikanëve shqiptar është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, duke kërkuar nga ta që të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të mos pengojnë integrimin e vendit.

18:54
Në kërkim prej 10 muajsh, kapet në Tiranë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata Tiranës për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e kryeqytetit afro 10 muaj pas vendimit.

18:32
Lufta në Siri, Izraeli: E jashtëzakonshme, shpëtuam jetët e 800 misionarëve

Izraeli evakuoi rreth 800 vullnetarë të “Helmetave të bardha” dhe familjet e tyre nga Siria dhe i dërgoi në Jordani gjatë natës së të shtunës, në një autokolonë të shoqëruar nga policia izraelite dhe automjetet e Kombeve të Bashkuara.

17:59
Hysaj drejt largimit?! Napoli afron një rival në rolin e tij

Elseid Hysaj është një prej emrave më të përfolur të merkatos, ku mediat italiane jo pak herë e kanë lidhur emrin e tij me Chelsea, drejtimin e të cilëve e ka marrë ish-trajneri i napolitanëve, Maurizzio Sarri.

17:45
TopAwards/ “Lejla”, kënga më e vjetër e klasifikimit!

Kanë kaluar 91 javë që nga koha kur bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Ky projekt muzikor ka mundur t’i rezistojë edhe kësaj jave, duke vazhduar të mbajë titullin si kënga më e vjetër në listë.

17:39
Strategjia e SHBA për të parandaluar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë më pak se katër muaj larg. Zyrtarët po marrin masa për të parandaluar një përsëritje të ndërhyrjes ruse, të diktuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

17:23
Restaurimi i kishës së Apostujve, debat mbi teknikën që po zbatohet

Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë , një prej monumenteve më të rrallë të kultit dhe artit të mesjetës që prej dekadash rrezikonte shembjen dhe humbjen e afreskëve ka filluar restaurimin. Por eksperte dhe banore kundërshtojnë teknikat qe po përdoren në restaurim. Ky debat është prezent për disa objekte të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare në jug të vendit si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Shën Kollit në Mesopotam apo restaurimet në zonën historike të Gjirokastrës.

17:01
Shiu i dhuron fitoren Hamilton dhe Mercedes

Lewis Hamilton dhe Mercedes fituan garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Hockenheim, duke bërë një paraqitje fantastike.

16:19
Rikthehet “Sokaku i të marrëve”

“Sokaku i të marrëve” ka çuar në Gjirokastër trupën e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore në një premierë absolute, krijimtaria e së cilës ishte frymëzuar nga vepra e Kadaresë “Kronikë në gur”.

16:19
PD: Veliaj, tendera fiktivë. Reagon Bashkia: Kompania, jo debitore kur u zhvillua tenderi

PD përmes zëdhënëses së saj, Ina Zhupa, ka akuzuar paraditen e së dielës Bashkinë e Tiranës se ka abuzuar me tenderin e zhvilluar më 20 qershor të këtij viti për uniformat e policisë bashkiake duke shpallur fituese në shkelje me ligjin një kompanie që sipas PD nuk paguan tatimet dhe për ketë arsye është nën sekuestro.

16:01
Lajmet kryesore të ditës, 22/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:54
Diplomohen në Shqipëri, nisin punë në Gjermani

Pak kohë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se janë 25 000 vende të lira pune në Republikën e Gjermanisë për infermierë. Ai specifikoi vende si Shqipëria dhe Kosova për nivelin e lartë arsimor që kanë infermierët tanë dhe për motivimin po ashtu të lartë që ata kanë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Gjermani.

15:32
Dermatologët: Oraret kur nuk duhet të dilni në plazh

Rrezet e forta të dielit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës. Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qendrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

15:16
Të sfidosh rrugën për të shkuar te Plazhi i Gjeneralit

Plazhi i Gjeneralit është një nga plazhet më të bukura dhe të pastra të Adriatikut, i vendosur midis dy kepave shkëmbore dhe i rrethuar nga shpate të buta e të gjelbra kodrinore.

15:08
Radarët “bëjnë namin”

Akset kryesore të vendit po monitorohen nga Policia Rrugore me radarë. Nga kontrollet edhe gjatë orëve të natës, janë konstatuar drejtues mjetesh të papërgjejshëm që lëvizin me shpejtësi ekstreme.

14:49
“Helmetat e bardha” evakuohen nga Siria

Izraeli ka arritur që të evakuojë pjesëtarë të grupit civil të mbrojtjes “Helmetat e bardha” nga një zonë konflikti në jugperëndim të Sirisë.

14:27
Manchester United e Manchester City, “mbretërit” e merkatos

Manchester City dhe Manchester United janë mbretërit e merkatos së transferimeve.

14:03
Po shpëtonte të fejuarën, mbytet një 30-vjeçar në Velipojë

Një pushues është mbytur mesditën e se dielës në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Vilunit në Velipojë.

13:51
Mijëra pushues drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë

Mijëra pushues nga rajoni i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën ose pushimet verore.

13:42
Prezantohen maskotat e Olimpiadës “Tokio 2020” (Foto)

Japonia prezantoi dy maskotat e Lojrave Olimpike të vitit 2020 që do të zhvillohen në Tokio.

13:23
Sanchez merr vizën amerikane, i bashkohet M.Utd në turne

Alexis Sanchez iu bashkua skuadrës së Manchester United në SHBA për turin parasezonal.

13:18
Lind “Festa e Fërgesës”

U mblodhën për herë të parë në Surrel të Tiranës me qëllimin për ta kthyer në një traditë festën e gatimeve të Shqipërisë së Mesme, disa nga shefat e mirënjohur, të cilët sollën recetat tipike të zonës, ndërsa nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale tiranase.

13:02
Pas denoncimit në Top Channel, AKU bllokon 180 kg djathë me niseshte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë një kontrolli në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, ka bllokuar 180 kg djathë që rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 22/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:30
“Pacolli do të trajtohej si Gjuriç”

“Çdo përpjekje e Behgjet Pacollit për të ardhur në Novi Pazar do të ishte e paligjshme dhe dihet se si veprohet me ata që kalojnë ilegalisht territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin.

12:08
Nis riparimi i rrugëve në Kukës. Ndërhyrje edhe në kanalizime

Bashkia e Kukësit, me anë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka nisur një aksion për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, të cilat janë amortizuar nga koha ose dëmtuar për shkak të punimeve të ndryshme.

11:50
PD akuzon Bashkinë e Tiranës për tendera fiktivë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje përpara mediave ditën e dielë, deklaroi se “Bashkia e Erion Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimet e tjera”.

11:47
Kotzias, kritika dy opozitave: PD dhe ND, rol negativ në marrëveshjen Tiranë-Athinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për marrëveshjen e Prespës te “Gazeta e Redaktorëve”, ka folur midis të tjerash edhe për rolin negativ të opozitës shqiptare dhe asaj greke në marrëveshjen që pritet të nënshkruajë Athina me Tiranën.

11:23
Poston foto “topless”, fansat e quajnë “përbindësh” (Foto)

Modelja Desislava Dimitrova është tallur në Instagram nga ndjekësit e saj pasi ka postuar një foto “topless”.

11:09
Itali, protesta kundër politikës së ashpër ndaj emigracionit

Italia i hodhi poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj emigracionit, pas protestave përpara Ministrisë së Brendshme, ku tubuesit i bënë përgjegjës autoritetet italiane për vdekjen e refugjatëve në det.

10:45
Nuk i ndaloi policisë, i gjenden 30 000 euro në makinë pas ndjekjes në rrugët e Fierit

Policia e Fierit njoftoi se një 37-vjeçari i cili nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar mjetin e tij, iu gjetën në makinë mbi 30 000 euro.

10:26
Bonucci do të largohet nga Milani. 3 klube, ankand për kapitenin

Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij. Oferta e PSG për Bonuccin prej 35 milionë eurosh do të vijë së shpejti. Milani kërkon 40 milionë euro, që do të thotë se diferenca nuk është një pengesë e pakapërcyeshme.

10:07
Fier, arrestohet 31-vjeçarja që grabiste pika karburanti

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçare e cila grabiste pika karburanti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.

09:55
E treta e vërteta? Formacioni fantastik i Klopp për të fituar Champions-in (Foto)

Jurgen Klopp kaqenë shumë pranë fitimit të Champions League si trajner në dy raste.

09:29
Ministri francez i Financave: Lufta tregtare, realitet

Lufta tregtare tashmë është realitet. Ky është mendimi i ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, në prag të samitit të ministrave të G20-s në Argjentinë.

09:15
Pas dronit, Facebook po punon për një satelit interneti

Facebook po vazhdon iniciativën e tij për të zhvilluar pajisje që sjellin internet me shpejtësi të lartë.

08:51
Sony prezanton një PlayStation 4 të ri (Foto)

Sony po bën gjithçka për të promovuar video-lojrat e reja të tij, madje po ndërron edhe pamjen e konsolave për këtë.

08:31
Shpërthen automjeti në Vlorë, shpëton 30-vjeçari dhe familja

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

E shtunë, 21 Korrik 2018
23:03
Konservatorët në Spanjë, zgjedhin pasuesin e Rajoy-t

Konservatorët e Spanjës u zhvendosën në të djathtë të shtunën, duke zgjedhur një tradicionalist si udhëheqës, pasi kërkonin të rivendosnin një identitet të qartë politik, më pak se dy muaj nga rrëzimi nga qeveria.

22:41
Vettel: Makina ishte super, keqardhje për Hamilton

Sebastian Vettel siguroi nisjen i pari në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit, ndërsa në konferencën për shtyp nuk e fshehu entuziazmin e tij.

22:23
Roma “blen” edhe tifozen e Juventusit (Foto)

Roma vijon të jetë një nga skuadrat më aktive në këtë sezon merkatoje, teksa ka larguar dy nga yjet e skuadrës, Nainggolan dhe portierin Alisson, por ka afruar rreth 10 talente të reja, që pritet të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në ekip.

22:10
Interi barazon me Zenitin, Candreva rikthehet te goli

Interi ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në këtë periudhë të përgatitjeve parasezonale, teksa është ndarë në barazim 3-3 me rusët e Zenitit.

22:05
“Shqiponja” fluturon edhe në Rumani, Llullaku fiton sfidën me Qakën (Video)

Azdren Llullaku është rikthyer edhe njëherë në Rumani, aty ku edhe ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike.

21:46
Ish Missi që braktisi Amerikën për dashurinë në Shqipëri

Ish-miss Universe Albania, Fjoralba Dizdari, e ftuar në “Pushime on Top” ka rrëfyer gjithçka për karrierën e saj si modele në Amerikë dhe historinë e dashurisë që e bëri të braktisë “tokën e premtuar” për Shqipërinë.

21:28
Kuba drejt njohjes me kushtetutë të martesave homoseksuale

Drafti i kushtetutës së re të Kubës i hap rrugën martesës së homoseksualëve, pasi përdoret termi “martesë midis dy individëve” dhe jo midis një burri dhe një gruaje.

21:08
Shkëmbi e Shehi, ndahen paqësisht në betejën e parë

Blendi Shkëmbi dhe Orges Shehi, dy ish kapitenë dhe kampionë të Skënderbeut të Korçës, u përballën sot me njëri-tjetrin në një sfidë të veçantë.

20:48
50 familje fermerësh të bardhë lënë Afrikën e Jugut, emigrojnë në Rusi

Boerët janë pasardhës të fermerëve holandezë që nisën të kolonizojnë Afrikën e jugut rreth 250 vite më parë. Pas fundit të aparteidit në vitin 1994, që i ndante zezakët nga të bardhët me ligj, ata ankohen se situata e sigurisë është përkeqësuar për ta.

20:40
Ushtaret izraelite urdhërohen të mos heqin recipetat, të mos pinë duhan (FOTO)

Te “Rregullorja e Modestisë” në ushtrinë izraelite janë shtuar nene të reja, që i ndalojnë ushtaret femra të veshin bluza të bardha, të rrinë pa recipeta e të pinë duhan pranë ushtarëve meshkuj, në mënyrë që të shmangen tundimet për këta të fundit.

20:30
Kina kthen sytë nga Afrika, presidenti nis turin dy ditor

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Senegal të shtunën për një vizitë dy-ditore në Afrikë, ku pritet të nënshkruajë disa marrëveshje dypalëshe.

20:09
Historia e 55-vjeçarit, që njohu lumturinë vetëm në fëmijëri

“Jeta më shkoi në vetmi”.. Për 55-vjeçarin, vetëm ditët e fëmijërisë në zonën e Gollobordës kanë qenë të lumtura. Pasi mbaroi ushtrinë në 87-ën, Refik Furgali u largua nga vendlindja drejt Tiranës për një jetë më të mire. Por atë e priste burgu politik.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 21/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:54
E frikshme/ Aborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit

Tradita zakonore shqiptare ka treguar se shoqëria jonë festonte sa herë që në jetë vinte një djalë. Dhe e kundërta ndodhte nëse ishte vajzë, ku dita dhe nata do të kalonin në heshtje njësoj sikur të kishtë ndodhur ndonjë hidhërim. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, dëshira për të pasur djalë ka sjell një tjetër fenomen, atë të abortit selektiv.

19:38
Projekti “një miliard”, gjashtë rrugë të reja me koncesion

Kontratat e para të programit një miliardë euro kanë ngritur shqetësimin se ndërtimi i rrugëve me koncesion sjell kosto të larta për qytetarët. Por qeveria ka një tjetër vlerësim.

19:23
Atletico Madrid kërkon sulmuesin më të “dobët” të Botërorit

Olivier Giroud është vënë në shënjestrën e Atletico Madrid. Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar një takim me ata të Chelseat për të parë se sa janë mundësitë për të blerë kartonin e sulmuesit francez për sezonin e ardhshëm.

19:06
Arrestohet “profeti”, dështoi të ringjallë një të vdekur

Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.

18:50
Basha akuza Prokurorisë: Drejtësia e kapur, garanci për bandën në pushtet

Pas vizitës në Durrës, ku nuk i kurseu akuzat për kreun e Bashkisë atje, Vangjush Dakon, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi të tjera akuza në llogarinë e tij në Facebook.

18:25
Bayerni “përmbys” Parisin, Kovaç debuton me fitore

Është zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e Klagenfurtit edhe ndeshja e dytë e International Champions Cup, mes Bayernit të Mynihut dhe Paris Saint Germain, e fituar 3-1 nga gjermanët.

18:00
Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit medalistit olimpik Denis Ten

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së patinatorit 25-vjeçar kazak, Denis Ten, të mbajtur në një pallat sporti në Almaty.

17:42
Atletikë, Diamond League starton me rekord të ri botëror

Atletika botërore regjistron një rekord të ri, atë të 3000 metrave me pengesa për femra, në Diamond League të Monacos. Ishte Beatrice Chepkoech ajo që e vendosi këtë rekord të ri, me 8’44″32 duke thyer atë të vendosur nga Ruth Jebet në Paris në 2016-ën, 8’52″78.

17:25
Rusia u kërkon SHBA-ve lirimin e gruas së arrestuar për spiunazh

Pas takimit të shumëdiskutuar mes Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Helsinki të Finlandës, një tjetër hap i rëndësishëm është regjistruar në marrëdhënien mes dy vendeve.

17:08
Bylykbashi: Mazhoranca çoi drejtësinë në kolaps, nuk dëgjoi sugjerimet tona

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi doli me një deklaratë publike, ku iu përgjigj thirrjes së koleges nga partia Socialiste, Vasilika Hysi.

16:48
Vettel “fluturon” në shtëpi, pasdite e hidhur për Hamilton

Sebastian Vettel “fluturon” në shtëpi dhe siguron Pole position-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit, në Gjermani, pavarësisht reshjeve të shumta që shtynë për disa momente daljen e makinave në pistë.

16:31
ShBA-të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve ndaj kompanisë ruse të aluminit

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se Shtetet e bashkuara po konsiderojnë heqjen e kompanisë prodhuese të aluminit “Rusal”, nga lista e sanksioneve.

16:11
Tërmeti godet sërish Shqipërinë, epiqendra pranë Lushnjës

Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme vendin tonë, teksa këtë herë epiqendra është zhvendosur më në jug të vendit.

15:59
Lajmet kryesore të ditës, 21/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:39
Energjia në plazhe, nënstacion i ri elektrik në Gjirin e Lalzit

Përmirësimi i rrjetit elektrik në zonat turistike, po shihen me prioritet nga ana ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë.

15:29
Historia shkon për skrap, dëmtohen monumentet e kulturës në Korçë

Rikthimi i Shtëpisë së Flamurit në qytetin e Korçës një ndërtesë simbolike për historinë, ishte një moment mjaft i rëndësishëm, por ndërtesa duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vjedhësit të skrapit.

15:25
Siguria në pishina, uji pastrohet por ka mbipopullim

Fundjava jo të gjithë i tërheq drejt detit. Ka shumë qytetarë që zgjedhin pishinat për të përballuar temperaturat që meteorologët i kanë parashikur të jenë të larta për shkak të valës së të nxehtit afrikan që ka prekur vendin tonë. Ndryshe nga vitet e tjera qyetarët thonë se janë përmirësuar ndjeshëm kushtete higjeno-sanitare në to.

15:17
Në Marinzë pa ujë, shpimet për naftë dëmtuam burimet nëntokësore

Uji i pijshëm në fshatin Marinëz është i ndotur dhe me ngjyrë.

15:12
Abuzimi me rimbursimin e barnave, Fondi i përgjigjet KLSH për “faturën 2 miliardë lekë”

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i është kundërpërgjigjur Kontrolit të Lartë të Shtetit i cili para pak ditesh deklaroi se FSDKSH ka alokuar në mënyrë të paligjshme një fond shtesë prej 2 miliardë leke të reja për rimburismin e barnave në muajin qershor të vitit 2017, pasi kishte planifikuar rritje të numrit të pacientëve me sëmundje kronike.

15:01
Pas vettingut, jo avokatë/ Amendamenti kalon të hënën për votim në Kuvend

Mazhoranca socialistë ngulmon në nismën e saj për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingut, duke mos i lejuar që të punojnë as si avokatë.

14:53
ONM kundër kreut të Kushtetueses: Nuk siguroi dëshmi kundër hetimit nga vettingu

Zyra e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nëpërmjet vëzhguesit përgjegjës të ONM ka kërkuar nga komisioneri publik të shohë mundësinë e apelimit. Po a është kjo një e drejtë e veçantë e vëzhguesve ndërkombëtarë? Përfaqësuesit e ONM dhanë këtë shpjegim për bazën ligjore të kërkesës së tyre.

14:46
Daddy Yankee në Tiranë, koncerti mbrëmjen e 27 korrikut në “Skënderbej”

Për herë të parë këngëtari portorikan Daddy Yankee do të prekë Tiranën, mbrëmjen e 27 korrikut, për të ndezur sheshin “Skënderbej” në një koncert live.

14:24
Kërcënimi kinez, CIA: “Luftë e ftohtë” ndaj SHBA

Qëllimi i operacioneve kineze për të shtrirë ndikimin në botë është që Kina të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si superfuqia udhëheqëse në planet.

14:12
Milani me president të ri, ikën Fassone

Menjëherë pas fitimit të të drejtës për të marrë pjesë në kupat e Europës, vendim i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, Milani ka zhvilluar mbledhjen e aksionerëve paraditen e së shtunës.

13:54
“Zhduket” Hëna, posta humbet strukturën gjigante

Një kopje gjigante e Hënës e paraqitur në të gjithë botën humbi, ndërsa dërgohej me postë. Sfera me diametër prej 7 metrash, e mbuluar me detaje të sipërfaqes hënore, është krijuar nga artisti britanik Luke Jerram dhe po shkonte drejt një festivali në Austri.

13:38
Lufta në Ukrainë, SHBA, fonde të tjera për Kievin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës 200 milionë dollarë për të përforcuar aftësitë e saj mbrojtëse.

13:30
Bashkiakët dhurojnë gjak, i përgjigjen thirrjes së Presidentit Meta

Bashkia e Tiranës i është përgjigjur e para thirrjes së presidentit Meta për të dhuruar gjak, gjatë takimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Pranë bashkisë është ngritur një stacioni dhurimi ku përveç punonjësve, ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës të kontribuojnë për të shpëtuar këdo që në një moment të caktuar ka nevojë për gjak.

13:26
Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij kosovar, Bejtush Gashi kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për sezonin turistik veror.

13:13
Përdorimi i të dhënave, “Facebook” heton një tjetër kompani

“Facebook” pezulloi bashkëpunimin me një kompani analitike amerikane, ndërsa heton dyshimet për grumbullimin dhe përdorimit e të dhënave të përdoruesve.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 21/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon: