U mblodhën për herë të parë në Surrel të Tiranës me qëllimin për ta kthyer në një traditë festën e gatimeve të Shqipërisë së Mesme, disa nga shefat e mirënjohur, të cilët sollën recetat tipike të zonës, ndërsa nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale tiranase.

“Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës përsëriti thirrjen për të mbështetur produktet e zonës të cilat rrisin ekonominë lokale, duke ndihmuar familjet. Si shembull Veliaj mori historinë e Baldushkut: “Nisi si një mini marketing që po bënim për gjelat e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milionë euro, do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250 gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”.

Në fund u shpërndanë edhe certifikatat për pranimin në Aleancën e Shefave Sloë Food.

Top Channel