Nis viti i ri shkollor, Berisha ngre alarmin për rënien e numrit të nxënësve: Kemi humbur rreth 5900 brenda një viti
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për marrëveshjen e Prespës te “Gazeta e Redaktorëve”, ka folur midis të tjerash edhe për rolin negativ të opozitës shqiptare dhe asaj greke në marrëveshjen që pritet të nënshkruajë Athina me Tiranën.
I pyetur nëse e shqetësojnë kritikat gjatë negociatës për paketën e çështjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive, Kotzias ka përsëritur se problematika me Shqipërinë shkon te çështjet që burojnë këtu e 90 vite më parë.
“Nuk mund të bëjmë sikur jemi në luftë”, tha Kotzias duke iu referuar Ligjit të Luftës, por opozitat tona po përpiqen të punojnë në këtë bazë, me ndjenjat e njerëzve dhe jo me logjikë.
“Këtu në Greqi arritën deri aty sa thanë se Athina do të humbë për shkakun tim Vorio Epirin”, u shpreh kreu i diplomacisë greke.
Kotzias shtoi se do miqësi mes popujve dhe një politikë të bashkëjetesës paqësore.
Top Channel