Lajmet kryesore të ditës, 24/07/2018 – 20:00

24/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

76 JETË TË HUMBURA NGA ZJARRET NË GREQI

Rëndohet bilanci I humbjes së jetës nga zjarret në Greqi. 76 persona kanë humbur jetën të zënë në befasi nga flakët, mes të cilëve dyshohen edhe emigrantë shqiptarë. Kryeministri Tsipras shpalli 3 ditë zie kombëtare.

PRODUKTET E SKADUARA QË RRËZIKOJNË SHËNDETIN TONË

Në dyqanet e marketet e vogla në qytetet periferike dhe në fshatra gjen rëndom ushqime të skaduara. Top Channel bëri një verifikim në Fushë Krujë, Laç e Mamurras ku u gjeten shume produke të tilla

AMERIKA: DËSHTUAT NË MIRATIMIN E LIGJIT PËR MAGJISTRATËT

Ambasada amerikane e cilësoi si dështim të gjithë partive mosmiratimin e ligjit që i lejonte shkollës së magjistraturës pranimet e reja. Ajo mbetet më e rëndësishmja për momentin.

SHQIPËRIA E 9-TA PËR RAFTING

Në disiplinën e parë të garimit në kampionatin botëror të Rafting në Itali, Shqipëria zuri vendin e 9. Zbritja në lumë ishte gara e parë e një kampionati, ku përveç sportit bëhet edhe promovimi turistik.

CRISTIANO RONALDO, BOSI I INSTAGRAMIT

Ronaldo është personi më I shtrenjtë në instagram, profilin e të cilit e ndjekin 136 mln persona. Nëse do të sponsorizosh në faqen e tij duhet të paguash 750 mijë dollarë.

Top Channel