E enjte, 26 Korrik 2018
19:39
PD sulmon Top Channel, kërkon bojkot se nuk u transmetuan deklaratat

Hapësira informative në Top Channel po u dedikohet në mënyrë të vazhdueshme problemeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve dhe gjithnjë e më pak politikës. E mërkura ishte dita kur në edicionin e lajmeve nuk pati kronika për politikën e ditës nga Partia Demokratike sikundër as nga qeveria, me përjashtim të ndihmës së saj për tragjedinë në Greqi.

19:16
Atletico mund Arsenalin në “Champions Cup”

Pa shumë yje të skuadrave respektive që enden akoma në dallgët e detit për shkak të impenjimit në botërorin rus, Atletico e Madridit dhe Arsenali nuk e humbën shkëlqimin në sfidën mes tyre në “Champions Cup”.

19:11
Leonardo pa “dorashka”: Bonucci kërkoi kthimin te Juve!

Braziliani Leonardo u prezantua si drejtori i ri teknik dhe sportiv i Milanit dhe që në konferencën e parë nuk i kurseu fjalët e drejtpërdrejta ndaj atyre që e akuzojnë si tradhtar dhe mbi të gjitha mbi shitjen e lojtarit më të vlefshëm të ekipit. Rikthimi i Leonardo Bonuccit te Juventus është një mundësi reale që këtë verë, pasi vetë kapiteni ka kërkuar të shkojë sërish te kampionët e serisë A.

19:04
Alonso: E ardhmja ime në F1? Pas verës

Fernando Alonso ka deklaruar se do ta zbulojë të ardhmen e tij në Formula 1 pas verës.

18:47
Soni Malaj dhe Olti Curri, pas gjyqit, për herë të parë publikisht bashkë

Paqe mes Soni Malajt dhe Olti Currit publikishit. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë “fashion”-i në Durrës dhe në intervistë për emisionin “Pushime on Top” kanë pranuar se ky është takimi i parë publik që pas historisë së gjyqit ku artistja e paditi Oltin për fyerje.

18:46
Lëndohet polici gjatë kontrollit për kanabis, bie në një terren të thyer

Një specialist i Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka mbetur i lënduar gjatë kontrollit të territorit në një terren të thyer në Vlorë.

18:23
Kosovë, ndërron jetë Adem Demaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare veprimtari i shquar i Kosovës, Adem Demaçi.

18:17
Shpërthimi pranë Ambasadës Amerikane në Pekin, Kina fajëson ujgurët

Një person ka hedhur në erë një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës Amerikane në Pekin. Përveç autorit, nuk janë raportuar lëndime të tjera dhe zyrtarët thonë se policia është përgjigjur menjëherë.

18:04
Hasi në Arabinë Saudite, firmos kontratën 1-vjeçare

Besnik Hasi do ta vazhdojë në Arabinë Saudite karrierën e tij si trajner. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka firmosur për një vit me skuadrën Al Raed.

17:51
Tragjedia në Athinë, Kammenos: Ndërtimet e paligjshme përkeqësuan zjarret

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, teksa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret, u shpreh se ndërtimet nga banorët në zonat e pyllëzuara ishte një “krim”, i cili ka kontribuuar nga tragjedi, duke bllokuar rrugët për shpëtimin e banorëve.

17:48
Zgjedhjet në Pakistan, ish-sportisti në krye të vendit

Rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare në Pakistan tregojnë se ish-ylli i kriketit, Imran Khan, pritet të fitojë zgjedhjet, por pa mundur që të marrë shumicën absolute.

17:32
Putin, top me çip për Trump, Adidas: Nuk ka rrezik përgjimi

Presidenti rus Vladimir Putin në takimin e zhvilluar në Helsinki me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë konferencës për shtyp i dhuroi një top të kampionatit botëror.

17:22
Edhe James Rodriguez përfshihet në “valën” e evazionit fiskal

Organet fiskale spanjolle vazhdojnë të bëjnë “viktima” nga bota e futbollit.

17:10
Bulevardi i Famës, shkatërrohet ylli i Donald Trump (Foto)

Ylli i Presidentit amerikan Donald Trump në Bulevardin e Famës në Hollivud është shkatërruar nga një burrë.

17:04
Institucion i posaçëm mjekësor në burgun e Lezhës

Të dënuarit me masë mjekësore “mjekim i detyruar”, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Zaharisë në Krujë si dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë, do të transferohen në burgun e Lezhës, ku dy godina të këtij institucioni do të rikonstruktohen dhe do të përshtaten me të gjitha kushtet e nevojshme mjekësore për trajtimin e kësaj kategorie të dënuarish.

16:56
KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për kreun e Kushtetueses

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por tashmë është Komisioneri Publik ka ankimuar këtë vendim.

16:46
Vetëm BE e bashkuar ka sukses kundër Donald Trump

Donald Trump do ta paraqesë ujdinë me Bashkimin Europian si sukses të tij. Por në të vërtetë “deal”-i i arritur është fitore e unitetit dhe vendosmërisë në BE, mendon Carsten von Nahmen.

16:34
Audi TT zbulon modelin e ri… – FOTO

Kompania gjigante e makinave, “Audi” ka prezantuar gjeneratën e re TT. Ky model i ri vlerësohet si një nga makinat më të rëndësishme të kësaj kompania, e cila deri tani nga dy modelet e para ka arritur të shesë rreth 600 mijë.

16:32
Milani kërkon sulmues, Leonardo kontakton me…

Milan është ende në kërkim të një një futbollisti të rëndësishëm për ta vënë nën urdhrat e trajnerit Rino Gattuso.

16:10
Gjirokastër, zjarrfikësit një sërë pengesash në luftën kundër flakëve

Parkimet në qytet janë kthyer në problem për mjetet zjarrfikëse pasi nuk lejojnë hyrjet e tyre në lagjet historike në rast emergjence. Sipas kreut të shërbimit zjarrfikës Kujtim Bizhga në prag të stinës së zjarreve shumica e bashkive të qarkut të Gjirokastrës nuk kanë mjete dhe logjistikë të mjaftueshme për të përballuar situatën.

16:02
“Emergjencat” në stërvitje, testojnë aftësitë vepruese

Në një kur në Greqi autoritetet ende nuk kanë një bilanc zyrtar të jetëve të humbura dhe dëmeve nga zjarri i përmasave biblike, që ra në rrethinat e Athinës, emergjencat shqiptare tashmë nën varësinë e ministrisë së Mbrojtjes, nëpërmjet një demonstrimi kanë dhënë mesazhin se janë të gatshëm për të përballuar çdo situatë që do të paraqitet.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 26/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:45
Aplikimi në Universitet, formulari A2 do të plotësohet vetëm online

Sipas të dhënave nga ministria e Arsimit, nga 36 mijë maturantë, vetëm 25 mijë e kanë plotësuar formularin e aplikimit, i cili ekziston në portalin u-albania, siç do të jetë edhe plotësimi i formularit A2 në datat 30 korrik – 4 gusht.

15:34
Fëmijët “ndalohen” në Rinas; Policia s’lejon udhëtimet pa prindërit

Nëse keni planifikuar të dërgoni fëmijët jashtë vendit tek të afërmit tuaj për pushime apo në kampe verore, policia kufitare do t’ua ndalojë udhëtimin, edhe nëse janë të pajisur me prokurë të posaçme.

15:23
Vijon puna për përgatitjen e koncertit të Daddy Yankee (Foto)

Kanë mbetur pak më tepër se 24 orë nga koncerti madhështor i këngëtarit nga Porto Rico, Daddy Yankee, në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.

15:15
Përse ndryshoi projekti që rriti kostot e Milot-Balldren

Drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës, Etleva Kondi, thotë se kostoja e rrugës Milot-Balldren u rrit për shkak të ndryshimit të projektit.

14:54
Brazili i beson Tites, rinovon deri më 2022-shin

Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar rinovimin e kontratës së trajnerit aktual Tite deri në vitin 2022, kur do të zhvillohet edhe botërori i radhës në Katar.

14:40
Nesër “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

14:26
Evropa ashpërson ligjet për teknologjinë gjenetike

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ashpërson ligjet për organizmat e modifikuar gjenetikisht. Shoqatat mjedisore dhe bujqësore franceze të lumtura, Shoqata Gjermane e Fermerëve e zemëruar.

14:17
Vapa prek edhe Britaninë, parashikohen temperatura rekord

Meteorologët parashikojnë që deri të premten, në Britaninë e Madhe të thyhet rekordi i deritanishëm i të nxehtit. Termometri llogaritet të shënojë 37 gradë celsius në jug, në lindje dhe në rajonet qendrore të vendit, por ekspertët thonë se nëse “të gjitha kushtet bëhen bashkë”, mund të kapërcehet rekordi i 38,5 gradëve, i vendosur në Kent, gushtin e vitit 2003.

14:04
Alibeaj akuza për KPK-në: Konfirmoi gjyqtarin, me urdhër të Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli sërish mesditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku denoncoi procesin e vettingut.

13:36
Tirana solidarizohet me Athinën, Bashkia jep 50 mijë euro ndihmë financiare

Tirana solidarizohet plotësisht me Athinën dhe i ofron asaj ndihmë për përballimin e situatës që shkaktoi zjarri apokaliptik që përfshiu një lagje të kryeqytetit grek.

13:32
Enea Koliçi gjen skuadër, rikthehet te Flamurtari

Merr fund edhe “telenovela” Enea Koliçi në merkaton e Kategorisë Superiore në Shqipëri. Portieri pogradecar, i cili u largua me mirëkuptim nga Kukësi, në fillim të kësaj vere, më në fund ka gjetur skuadrën e re, ku do të vijojë karrierën.

13:12
Ndryshon masa e sigurisë për ish kreun e ARSH-së, Dashamir Xhika

Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika do të presë në shtëpi hetimet që do të zhvillohen ndaj tij për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan.

13:10
“Rregullat e vrasjes së përsosur 2”, seriali më i ri në TCH, fitues i “Emmy Awards”

Një serial ligjor, seksi, plot ankthe e trille rreth një grupi studentësh ambiciozë të drejtësisë dhe profesoreshës së tyre, avokate e shkëlqyer e krimeve që do të përfshihen në një komplot vrasjeje plot të papritura që premton të ndryshojë rrjedhën e jetëve të tyre.

13:06
Kalendari i Pirellit, yjet pozojnë për 2019-ën – FOTO

Pirelli e ka gati kalendarin për vitin 2019, realizuar mjeshtërisht nga Albert Watson. Gigi Hadid, Misty Copeland, Laetitia Casta dhe Julia Garner janë yjet e përzgjedhur për të pozuar, njësoj si për rolin e një ylli kinematografie.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 26/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:54
FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit (Video)

Është goli i Benjamin Pavard, i shënuar në sfidën e 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës, ai i zgjedhuri si më i bukuri i Botërorit “Rusi 2018”.

12:43
Tragjedia në Greqi, shtohet bilanci i viktimave

Autoritetet greke konfirmojnë se numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 84. Gjatë së mërkurës u identifikuan 61 prej tyre. Ndërkohë ende nuk ka informacione për dy shqiptarët që u shpallën të zhdukura.

12:38
Tiranë, arrestohet hajduti serial i portofolëve

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një sërë vjedhjesh në seri të porotofolëve të qytetaërve.

12:21
Këshilli bashkiak i Tiranës, Mirela Bogdani kalon në opozitë

Përfaqësuesja e FRD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka deklaruar se nga dita e sotme do të kalojë në opozitë.

12:14
Sarandë, sekuestrohen 61 kg kanabis. Në pranga 44-vjeçari

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej afro 61 kg duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj.

12:05
International Champions Cup/ Juve mund Bayern, Liverpool mposht Cityn, Milan-Man. UTD 8-9

Juventusi e nisi me një fitore turneun e International Champions Cup. Zonja e Vjetër mundi Bajernin e Mynihut 2-0 në Philadelphia të SHB. Protagonisti për kampionët e Italisë u bë sulmuesi 21 vjeçar, Favilli autori i të dy golave për skuadrën e tij që u shënuan në pjesën e parë.

11:59
Strategji për të përballuar vapën

Vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës. Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj.

11:43
Letra e 50 aktorëve për Presidentin: Dekreto teatrin!

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar dëshirojmë t’ju bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Bashkëkohor dhe modern, në truallin e tij pa cënuar asnjë centimetër të kësaj prone dhe i bëjmë thirrje këtyre institucioneve të mos humbasin më kohë t’i japin Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes”.

11:40
Teatri, opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Veliaj: PD ‘zaptoi’ SHQUP-in

Duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës vendimin e Bashkisë Tiranë për shembur Teatrin Kombëtar, për t’i hapur rrugën ndërtimit të godinës së re.

11:37
Deputeti i PD-së: “Qupës” së drejtësisë, i ka mbetur “derri maç” në dorë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka reaguar sot ndaj thirrjes së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonal, për të miratuar me urgjencë ligjin e Magjistraturës.

11:18
Konflikti para gjykatës së Vlorës, policia jep detaje

Një shtetas ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një konflikti me disa persona të tjerë.

11:10
Vettingu ndaj Bledar Abdullait, KPK: Probleme me deklarimin e pasurisë

Ka qenë radha e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Bledar Abdullai, që të dalë sot në Vetting.

11:09
“Reforma kufomë në Drejtësi”, Kryemadhi: Asnjë reformë e parave të drogës nuk ble besimin e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tashmë e quan Reforma kufomë në Drejtësi, duke u shprehur se Edi Rama “me bekimin e disa ndërkombëtarëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë”.

11:02
Digjet një makinë pranë portit të Durrësit

Një automjet tip Ford Fokus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit.

10:47
Fitorja e botërorit nuk e shpëton Francën nga Le Pen

Në Europë, një formë nacionalizmi ekskluzivist dhe nacionalist po na përçan vendin dhe po e bën jetën të vështirë për pakicat kombëtare nëpër kontinent.

10:34
Pije energjike kontrabandë, arrestohen 3 doganierë të Kapshticës

Tre doganierë të doganës së Kapshticës janë vënë në pranga për shpërdorim detyre dhe tre të tjera për kontrabandë mallrash.

10:30
Faza e dytë, 5 rrugë të reja ku do të punohet në shtator

Në postimin e mëngjesit në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama bën të ditur se kush do të jenë 5 akset rrugore të fazës së dytë, puna për të cilat do të nisë në shtator.

10:29
Sekuestrohen 75 kg kanabis, 50-vjeçari grek “spiunon” shqiptarin

Një sasi prej 75 kg kanabis sativa u sekuestruan prej anti drogës se Kozanit në aksin që e lidh atë me Selanikun.

10:21
Kushtet e motit përmirësohen dukshëm në darkë, rrebeshe shiu të izoluara

Kthjellime e vranësira të shpeshta vijojnë në territor deri në orët e mesditës ku vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

10:18
Vlahutin: Sistemi i ri i gjyqësorit në Shqipëri një realitet kushtetues

Investimet e BE në Ballkanin Perëndimor, të vazhdueshme për një Europë të lirë dhe në paqe, deklaron në intervistë ekskluzive për DW Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE në Shqipëri.

10:09
Solidaritet me kolegun, avokatët e Durrësit nuk do shkojnë në seanca

Dhoma e Avokatisë Durrës ka njoftuar mospjesëmarrjen e avokatëve, anëtarë të saj, në të gjitha seancat për çështjet penale, civile e administrative të planifikuara për sot e nesër në gjykatat e rretheve gjyqësore Durrës e Kavajë, si dhe në Gjykatën e Apelit.

10:07
Terrorizon Mamurrasin, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim

Ka qëlluar me armë në ajër në qendër të Mamurrasit dhe më pas nuk i është bindur policisë.

10:00
Bricjapi, shenja e ditës

Me Hënën pranë jush, sot ndjehesh e pamposhtur. Në punë ke planifikuar çdo veprim tëndin me saktësi të madhe, duke arritur të kesh respektin dhe admirimin e bashkëpunëtorëve të tu.

09:56
Sherr në Gjykatën e Vlorës, plagosen palët në procesin për guroren

Një grindje që përfundoi me 4 të plagosur ndodhi këtë mëngjes në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Palët e përfshira në një proces në lidhje me një gurore u grindën para gjykatës. Agresoret u arrestuan nga policia në vendngjarje.

09:53
Të shtëna me armë te tregu elektrik, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, pranë zonës së tregut elektrik.

09:50
Messi me pushime të gjata, vijon relaksin në Ibiza

Lionel Mesi ka filluar pushimet verore në Ibiza me familjen e tij, disa ditë pas mbylljes së kampionatit botëror, ndërsa mori pjesë edhe në dasmën e shokut të tij, futbollistit spanjoll Cesc Fabregas.

09:42
Çfarë gafe! Portieri i Liverpool gjen rival

Loris Karius ka gjetur një rival të denjë për gafat gjatë lojës. Ai luan në Major League Soccer në SHBA dhe bëhet fjalë për portierin e Montreal Impact, Evan Bush.

09:37
I shpëtoi ekstradimit, Puigdemont largohet nga Gjermania

Në fjalën e tij para gazetarëve në Berlin në sallën ku zakonisht japin konferenca për shtyp ministrat apo kryeministrat, Carles Puigdemont nuk i kurseu lëvdatat për Gjermaninë, ku po qëndron që prej katër muajsh. Ai madje falenderoi edhe rojet e burgut në Neunmyster në Shlesvig, sepse ata e kishin trajtuar me respekt.

09:13
Jennifer Lopez zbulon sekretin e bukurisë së përjetshme?!

Ajo është e bukur, shumë seksi, plot energji dhe mbi të gjitha është 49-vjeç. Siç e mësuat edhe nga titulli bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për linjat e saj trupore dhe lëkurën e shëndetshme dhe rrjedhimisht të gjithë duan të dinë sekretin e saj.

09:11
“Paqja” tregtare BE-SHBA

Pritshmëritë nuk ishin të larta nga takimi Donald Trump – Jean Claude Juncker, por në Washington u arrit, çuditërisht një qasje pajtuese në konfliktin tregtar transatlantik.

09:05
Gjirokastër, gjendet i mbytur në liqen një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej mbi 15 orësh, është gjetur i pajetë në liqenin e Mingulit në Gjirokastër

08:40
Kinë, shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës së SHBA

Një shpërthim ka ndodhur jashtë ndërtesës së ambasadës amerikane në Pekin.

08:27
Qëndrimi për NATO, shqiptaro-amerikanët i shkruajnë Trump

Një grup përfaqësuesish të shqiptareve të Amerikës i shprehën përmes një letre Donald Trumpit shqetësimin e thellë rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes SHBA-se dhe aleateve europiane.

08:25
Maqedoni, miratohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Parlamenti i Maqedonisë me dy të tretat e votave zgjodhi të mërkurën anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke zhbllokuar procesin e pritshëm të shpalljes dhe organizimit të referendumit në vjeshtë.

08:09
Pompeo: Çdo ndërhyrje e Rusisë do të ketë pasoja

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se personalisht u ka deklaruar zyrtarëve më të lartë rusë se çdo ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA apo në procesin demokratik amerikan do të shoqërohet me “pasoja të rënda”, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi i dytë Trump Putin është shtyrë për në vitin 2019.

E mërkurë, 25 Korrik 2018
23:02
AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë e Durrës

AMA shtyn deri më datë 10 shtator mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës më kërkesë të operatorëve kombëtare, rajonalë e lokalë.

22:46
Milan-Juve, 5 lojtarë në lëvizje

Milan dhe Juventus janë përfshirë në ditët e fundit në një megaoperacion intrigues në merkaton e futbollit që mund të përfshijë 5 lojtarë. Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca janë pjesë e një skenari të pamendueshëm pak ditë më parë, që nëse do të konkretizohet brenda muajit gusht, do të ndryshojë sërish Serinë A.

22:40
Publikohet biseda e Trump me avokatin e tij, në lidhje me një modele

Donald Trump reagoi pasi rrjetet televizive amerikane transmetuan një incizim ku ai dhe ish-avokati i tij, Michael Cohen diskutojnë një pagesë të mundshme për të drejtat e historisë së një modeleje, e cila thuhet të ketë pasur një marrëdhënie me miliarderin nga New York-u.

22:39
Trump: Kina po lufton egërsisht fermerët amerikanë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump akuzoi të mërkurën Kinën se kishte vënë në shënjestër fermerët amerikanë në një mënyrë “të egër” dhe se po i përdor ata si levë për të marrë koncesione në tregti.

22:27
Ngacmimet seksuale në vendin e punës, vijojnë të jenë në modë në Britani

Komentet seksuale, prekjet e padëshiruar, kërcënimet dhe sulmet janë ende “të përhapura dhe të zakonshme” në ambientet e punës, sipas një raporti të ri, të publikuar në Britaninë e Madhe.

22:15
Humor shkodran, Vllaznia kërkon trajner në Facebook

Vllaznia konsiderohet si “djepi” i futbollit shqiptar dhe një krenari për të gjithë tifozët e Shkodrës që gjithsesi u cënua rëndë në fundin e sezonit të kaluar.

22:05
Basha: Ndryshimet e Ramës për statusin e gjyqtarëve, shkelje e Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, u shpreh se “ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi”.

21:32
Biletat e “kripura” të avionëve. Konkurrenca kërkon rishikimin e tarifave në Rinas

Çmimet e biletave të avionit me destinacion Shqipërinë këtë verë kanë pësuar shtrenjtime të konsiderueshme.

21:29
“Të moshuarit duhet ta pranojnë! Kanë varësi nga telefonat njësoj si të rinjtë!”

Mamaja ime pëlqen të ulet këmbëkryq mbi divan, të rregullojë syzat mbi hundë dhe të vazhdojë të shohë iPhone-in.

21:07
Zjarret në Greqi, të qëllimshme

Ferri i Greqisë ka lënë pas një tronditje të thellë që i kapërcen kufijtë e shtetit helen. Por, skëterra shokuese e zjarreve ngre dhe shumë pyetje.

20:56
Strategjia e Cungut fut në “karantinë” Qarabagun në Shkodër

Muri kuksian, i ngritur me mjeshtëri nga shkodrani Armando Cungu, i rezistoi në mënyrë të përsosur sulmeve të azerëve të Qarabagut.

20:55
Greqi, identifikohen 61 viktima. Dy shqiptare shpallen të zhdukura

Janë 81 viktimat nga zjarret që pushtuan Athinën përpara dy ditësh, nga të cilët 61 janë identifikuar.

20:45
KLSH zbulon skandalin me pajisjet e hemodializës në spitalin e Shkodrës

Në korrik të 2016-ës në koncesionin e hemo-dializës u përfshi edhe spitali i Shkodrës, ndërkohë që ky spital e kishte një repart tërësisht funksional, me pajisje relativisht të reja dhe pacientë të regjistruar.

20:45
Top Talent, pas pak në Top Channel

Në episodin e tretë të Top Talent, sonte në orën 21:00, njëra nga konkurrentet do të rrëfejë historinë e saj personale dhe sakrificat për djalin e saj autik.

20:32
Hong Kongu censuron romanin e ri të Haruki Murakamit

Romani i ri i Haruki Murakamit, shkrimtarit më të famshëm japonez, është censuruar në Hong Kong, pasi është konsideruar i pahijshëm.

20:12
Rama “thumbon” opozitën në ditëlindjen e Reformës në Drejtësi

Dy vjet më parë, pas debatesh të shumta, qeveria dhe opozita u bënë bashkë si rrallëherë, për të votuar njëzëri pro reformës në drejtësi.

19:59
Lajmet kryesore të ditës, 25/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:50
Tragjedia në Athinë, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plotë: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej më shumë se një dekade, nuk është më.

19:41
Gjykata e Lartë në ngërç. Të bllokuara 26 500 çështje gjyqësore

Ftuesi i Gjykatës së Lartë nuk e hap derën për të bërë gati arenën ku do të duhej të mblidhen gjyqtarët supremë për të dhënë drejtësi.

19:19
Arisi i Selanikut zyrtarizon Migjen Bashën

Migjen Basha është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut në Superligën e Greqisë. Mesfushori Kombëtares Shqiptare nënshkroi kontratë 2-vjeçare me klubin grek, pas eksperiencës së fundit me Barin në Serinë B, skuadër më të cilën nuk arriti të siguronte një vend mes më të mirëve në futbollin italian.

18:55
Mbytet në lumin e Brarit një 19-vjeçar, ishte duke peshkuar

Një 19-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytet, pasditen e sotme, teksa është mbytur në lumin e Brarit.

18:17
Lewandowski ndjen mungesën e mbështetjes te Bayern Munchen

Robert Lewandowski duket se është gjithnjë e më i vendosur për t’u larguar nga Bayern Munchen.

18:13
Jennifer Lopez mbushi 49, por duket si 20 (Foto)

Jennifer Lopez po i afrohet të pesëdhjetave, por fiziku i saj është si i një 20-vjeçareje.

18:05
Fati i Gjykatës së Lartë vendoset brenda korrikut. “Gjyqtari i Gërdecit”, përballë Vetting-ut në datë 27

Fati i Gjykatës së Lartë mbyllet në korrik. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) publikoi gjatë pasdites së të mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

17:57
Parku një miliard dollarë, ku nata nuk bie kurrë (Foto)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur për herë të parë dyert e parkut më të ri të ndërtuar në Abu Dhabi dhe të quajtur Warnes Bross World.

17:39
Zbulohet “liqeni” në Mars

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur për herë të parë ujë të lëngshëm në Mars, një tregues që në Planetin e Kuq mund të ketë jetë.

17:26
Reali do Cavanin. Gati oferta e majme për sulmuesin e PSG

Ëndrra e napoletanëve për Edinson Cavanin mund të thyhet nga Reali i Madridit.

17:13
Viagra femrave shtatzënë, vdesin 11 foshnje në Holandë

Në Holandë është ndalur eksperimentimi i viagrës për efektin e saj zgjerues të enëve të gjakut, pasi dhjetëra gra patën probleme në shtatzënitë e tyre.