Lajmet kryesore të ditës, 25/07/2018 – 20:00

25/07/2018 19:59

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHTOHEN DOSJET PËR SHQYRTIM NË GJYKATËN E LARTË

Ka mberitur ne 26 mije e 500 numri i dosjeve qe presin per tu shqyrtuar ne Gjykaten e larte ndërkohë që ajo është në ethet e vettingut I cili deri më tani ka shkarkuar tre gjyqtarë dhe tre te tjerë janë në pritje.

KUSH I NDEZ ZJARRET NË GREQI?

Mediat greke akuzojnë se shkak për zjarret që bien vazhdimisht në Greqi jane interesat e caktuara për gjetjen e hapësirave për ndërtim dhe hetimi për zjarrin e fundit po shkon drejt kësaj piste.

PIJET ALKOOLIKE FALSE PËRDOREN GJITHKUND

Perdorimi i pijeve alkolike false ne shqiperi eshte nje fenomen shume i njohur dhe i vjeter. Pak dite me pare u zbulua nje punishte bodrum, por shume te tjera vijojne te furnizojne me pije alkolie edhe lokalet e nates.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE RREZIKOHET NGA UJËRAT

Ekspertët thonë se arsyet përse u përmbyt Biblioteka Kombëtare janë rritja e ujrave nëntokësorë dhe e gjithë ndërtesa po degradon.

NË MARS KA UJË TË LËNGSHËM

Në planetin mars është gjetur ujë në formë të lëngshme, një tregues që mund të ketë jetë. Edhe më parë është gjetur ujë por kjo është hera e parë që gjendet në formë të tillë.

Top Channel