Incidenti në GJKKO, grupi hetimor merr në pyetje oficerët që ndodheshin në kafaz me Petrit Çakrin dhe vëllezërit Bushgjoka

19/06/2026 09:32

Grupi hetimor që po heton incidentin e rëndë në ambientet e brendshme të Gjykatës së Posaçme në Tiranë ka marrë në pyetje oficerët e policisë që gjendeshin në të njëjtin kafaz ku u sulmua nga vëllezërit Bushgjoka i arrestuari si bashkëpunëtor i tyre, Petrit Çakri (Hoxha).

Arjan Canaj, Albert Gjoni, Ilir Demollari, siç bëjnë me dije burime të sigurta nga grupi hetimor, kanë pohuar se sulmi i tre vëllezërve Bushgjoka ka qenë i menjëhershëm.

Oficerët kanë shpjeguar se gjatë zhvillimit të seancës me dyer të mbyllura ku ishin futur në të njëjtin kafaz xhami të katër të arrestuarit, shtetasi Petrit Çakri ka paraqitur një kërkesë që të shtyhej gjyqi dhe në këtë moment njëri nga vëllezërit e ka ofenduar të dëmtuarin.

Në dëgjuan që njëkohësisht edhe Petriti e ka sharë dhe në këtë moment tre vëllezërit Bushgjokaj janë ngritur dhe e kanë goditur me grushte, pohojnë oficerët e policisë së burgjeve.

Pavarësisht se efektivët e burgjeve kanë ndërhyrë, dëmet fizike të Çakrit janë të tilla që janë klasifikuar si plagosje e lehtë e kryer në bashkëpunim. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë izoluar tre vëllezërit Bushgjokaj.

Nga ana tjetër edhe autoritetet e burgjeve bëjnë me dije Anila Hoxha kanë marrë kallëzimin e të dëmtuarit Petrit Çakri, të cilin mbas ndihmës mjekësore e kanë pajisur me ekspertizën mjeko-ligjore që përcakton shkallën e dëmtimeve të ndodhura në sallën e Gjykatës së Posaçme gjatë kohës që po verifikoheshin hetimet dy mujore ndaj katër të arrestuarve të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.

Në pyetje janë marrë edhe vëllezërit Bushgjokaj, ku Kristi Bushgjoka është shprehur se ka qëlluar i pari mbasi Çakri ka ofenduar njërin nga vëllezërit e tij.

Incidenti ndodhi pak ditë më parë dhe siç raportuan palët e pranishme në sallë Çakri u dhunua barbarisht mbas dyshimeve të tre vëllezërve se ai kishte vendosur të fliste dhe ata e akuzonin se po rëndonte pozitën e tyre, ndërsa nga arrestimi secili nga tre vëllezërit mohon përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës ndodhur vitin e kaluar.

Top Channel