Dita e 132-të e tubimit në Tiranë, protestuesit kundër reformës territoriale të votuar në Kuvend Në një kur në Greqi autoritetet ende nuk kanë një bilanc zyrtar të jetëve të humbura dhe dëmeve nga zjarri i përmasave biblike, që ra në rrethinat e Athinës, emergjencat shqiptare tashmë nën varësinë e ministrisë së Mbrojtjes, nëpërmjet një demonstrimi kanë dhënë mesazhin se janë të gatshëm për të përballuar çdo situatë që do të paraqitet.
Sot emergjencat kanë një kapacitet operues 7 herë më të madh se një vit më parë, kur përballonin situatën e zjarreve në pyje, jo vetëm me mjete por edhe me efektivë.
Çdo mjet i forcave të armatosura, qoftë ai tokësor detar apo ujor, si dhe logjistika përkatëse mbështetëse, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur do të rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve.
Por pavarësisht kapaciteteve, një rol shumë të madh në përballimin në kohën e duhur të situatave të vështira, luajnë banorët e zonave të prekura dhe pushteti lokal.
Për këtë arsye, drejtuesit e emergjencave i kanë bërë apel qytetarëve dhe pushtetit lokal, që të rrisin kujdesin dhe përgjegjësinë, pasi një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha. Ndërsa përgjegjësit për situatat e krijuara, qofshin këto nga pakujdesia, apo të qëllimshme, do të përballen me ndëshkimet ligjore.
Top Channel