Sekuestrohen 75 kg kanabis, 50-vjeçari grek “spiunon” shqiptarin

26/07/2018 10:29

Një sasi prej 75 kg kanabis sativa u sekuestruan prej anti drogës se Kozanit në aksin që e lidh atë me Selanikun.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar ne kufirin shqiptaro-grek, dhe donte dërgohej në Selanik, ku edhe do të shpërndahej në tregun e narkotikeve të kryeqendrës së veriut të vendit.

Lënda narkotike po transportohej me një automjet me targa greke, që drejtohej prej një 50 vjeçari grek.

Prej hetimeve rezultoi se 50-vjeçari e transportonte drogën për llogari të një 37 vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në banesën e tij në Selanik.

Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë në burg deri më përfundimin e hetimeve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për trafikun e saj, u sekuestrua.

Top Channel