“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar dëshirojmë t’ju bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Bashkëkohor dhe modern, në truallin e tij pa cënuar asnjë centimetër të kësaj prone dhe i bëjmë thirrje këtyre institucioneve të mos humbasin më kohë t’i japin Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes”.

Kjo është kërkesa drejtuar Presidentit të Republikës, gjithashtu zyrës së kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, Bashkisë së Tiranës si dhe zyrës së OSBE-së në Tiranë. Dhe disa prej firmëtarëve janë Artan Imami, Leka Bungo, Albert Minga, Gent Kame, Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Reshat Arbana, Altin Basha, Artan Imami, Kristo Shala.

Përreth mbi 60 firma janë dorëzuar sot pranë institucionit të Presidentit me kërkesën e një teatri të ri, por Artan Imami shkon edhe më tej kur përmend dëshirën e atyre emrave themelues të teatrit.

“Nga këta emra që shikoni në këto pemë, unë kam qenë këtu kur i kemi mbjellë këto pemë, në kujtim të këtyre emrave të mëdhenj. Dhe shikoni, janë themeluesit e këtij teatri. Të gjithë kanë thënë duam një godinë teatri bashkëkohor”, shprehet Imami.

Top Channel