Kush ishte vajza që u përdor si karrem për të ekzekutuar “të fortin”? Gazetarja: E futën si Helenën e Trojës për të njohur Durim Bamin

21/05/2024 13:25

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë detaje të reja mbi megaoperacionin e SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, për personat e botës së krimit në Shqipëri.

Disa prej tyre janë në pranga, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Në një lidhje me “Breaking”, gazetarja tregon se u bënë tentativa nga mënyra më të ndryshmet për të vrarë Durim Bamin.

“Durim Bami kishte prishur balancat me krerët e grupeve, dyshohet si autor i vrasjes së Alekasndër Ndokës. Arben Ndoka mobilizoi asetet e tij pasurore dhe kontaktet e tij me personazhe të botës së krimit apo ligjit për ta eliminuar. Ka pasur atentate me eksploziv apo atë kur po udhëtonte me “Range Rover”, ndiqej kudo që lëvizte, nga 16 persona.  U përdorën shumë mënyra për ta eliminuar Bamin, arritën deri aty sa të fusnin një “Helenë të Trojës”. Një vajzë që të hynte një shoqëri me të dhe të shërbente si informatore, por edhe në këtë rast nuk ia dolën, atentati nuk u krye”, tregon gazetarja.

Bezat thekson gjithashtu se ajo çfarë u vu re nga grupet kriminale është që ‘kishin fuqi ekonomike, ku ofronin deri në 1 milion euro për një vrasje.’

Top Channel