Merr fund edhe “telenovela” Enea Koliçi në merkaton e Kategorisë Superiore në Shqipëri. Portieri pogradecar, i cili u largua me mirëkuptim nga Kukësi, në fillim të kësaj vere, më në fund ka gjetur skuadrën e re, ku do të vijojë karrierën.

33-vjeçari ka nënshkruar me Flamurtarin e Vlorës, skuadër me të cilën ka luajtur edhe në sezonin 2012-2013.

Kështu pas 3 sezonesh mjaft të mira te Kukësi, portieri Pogradecar do të rinisë një tjetër eksperiencë me fanellën kuqezi, këtë herë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Ka qenë pikërisht ky i fundit, që ka këmbëngulur për transferimin e Koliçit, i cili do të marrë vendin e lënë bosh pas largimit të Adis Nurkoviç, në katërkëndëshin e portës së Flamurtarit.

Top Channel