“Rregullat e vrasjes së përsosur 2”, seriali më i ri në TCH, fitues i “Emmy Awards”

26/07/2018 13:10

Një serial ligjor, seksi, plot ankthe e trille rreth një grupi studentësh ambiciozë të drejtësisë dhe profesoreshës së tyre, avokate e shkëlqyer e krimeve që do të përfshihen në një komplot vrasjeje plot të papritura që premton të ndryshojë rrjedhën e jetëve të tyre.

“Rregullat e vrasjes së përsosur 2”, këtë të enjte, ora 21:00, seriali në ekranin e Top Channel. Një serial fitues i “Emmy Awards”.

Profesoresha e luajtur nga Viola Davis ka pasur një vlerësim të jashtëzakonshëm nga kritika, duke u bërë e para grua afro-amerikane që fiton Emmy Award si aktorja kryesore më e mirë në një serial drama, duke fituar gjithashtu SAG Award për një performancë të jashtëzakonshme në një serial drama dhe Image Award si aktorja më e mirë në një serial drama.

Ajo është nominuar si aktore në Golden Globe, Critic’s Choice Awards, Television Critics Association, TCA Awards, etj.

Në vitin 2014, seriali ka fituar “Programi më i mirë Televiziv i vitit” nga Instituti Amerikan i Filmit, ka fituar Emmy Awards, Image Awards dhe GLAAD Awards si seriali më i mirë. Ky serial është vlerësuar gjithashtu nga People’s Choice Awards, NAACP Image Awards, Screen Actors Guild Awards, Golden Globe Awards, GLAAD Media Awards, the Critics’ Choice Television Awards, dhe Primetime Emmy Awards sikurse “the Television Critics Association” dhe Institutin Amerikan te Filmit.

Mos e humbisni… të enjten, ora 21.00.

Top Channel