Lajmet kryesore të ditës, 26/07/2018 – 13:00

26/07/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

“TEATRI” ZHVENDOSET NË KËSHILLIN BASHKIAK
Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar, u zhvendos në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku këshilltaret e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim u larguan pasi nuk u pranua që në rendin e ditës të flitej për teatrin.

GJYQI PËR PRONËSINË E GURORES, 3 TË PLAGOSUR
3 të plagosur është bilanci I një debati për gurorren në gjykatën e Vlorës ku pala humbëse ka goditur me armë të ftohta përfaqësuesit e aksionerëve të gjysmës tjetër të gurores. Policia arrestoi 3 persona.

VIJON PROCESI I IDENTIFIKIMIT TË VIKTIMAVE NË GREQI
Autoritetet greke kanë identifikuar 61 nga 81 viktimat që shkaktuan zjarret. Deri të shtunën pritet të përfundojë gjithë procesi. Viktimat po i nënshtrohen edhe analizave te adn per te shmangur ngaterrimin e trupave.

SHPËRTHIMI PRANË AMBASADËS SË SHBA NË PEKIN
Një shpërthim I vogël është rregjistruar pranë ambasadës së shteteve të bashkuara në Pekin. Përveç sulmuesit që mori plagë në duar, askush tjeter nuk mbeti I lenduar nga ngjarja.

HËNA “E KUQE” SHIHET NESËR NË ORËN 21:00
Nesër hëna do të marrë ngjyrë të kuqe për shkak të një fenomeni natyror që konsiderohet edhe si eklipsi më i gjatë i shekullit. Admiruesit mund ta shohin prej orës 21 në mbremje.

Top Channel