Humor shkodran, Vllaznia kërkon trajner në Facebook

25/07/2018 22:15

Vllaznia konsiderohet si “djepi” i futbollit shqiptar dhe një krenari për të gjithë tifozët e Shkodrës që gjithsesi u cënua rëndë në fundin e sezonit të kaluar.

Por më shumë sesa rënia nga elita e futbollit shqiptar, shqetëson situata në të cilën është katandisurt një prej skuadrave më të dashura të vendit tonë.

Vllaznia ka mbetur pa trajner dhe menaxhimi problematik nga pushteti lokal solli dhe faturën e tij me rezultatet negative në fushë.

Kjo gjende e rëndë ka ndikuar edhe te trajnerët që të mos e preferojnë ekipin shkodran, aq sa të detyrojnë zyrtarët që të kërkojnë një teknik të ri në rrjetet sociale.

Njoftimi i fundit në Facebook e ka kthyer Vllazninë në parodinë e tifozëve. Shumë prej tyre me identitete të ndryshuara kanë ironizuar klubin për mënyrën sesi kërkon të kontaktojë me trajnerët, aspak serioze dhe jo profesionale.

Shumë tifozë madje kanë etiketuar edhe emra të tillë si Pep guardiola apo Arsen Venger, trajnerë me emër që i kanë afruar në mënyrë tallëse me klubin shkodran.

Në ditët e fundit prokuroria i dha një tjetër goditje Vllaznisë, duke hapur hetime për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, për dy ish administratorët dhe financierin e klubit.

Top Channel