Një shtetas ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një konflikti me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur para ambienteve të Gjykatës së Apelit, në Vlorë, ku 53-vjeçari H.Z. nga Peqini, është konfliktuar me tre shtetas të tjerë dhe ka mbetur i plagosur.

Policia ka arritur të ndalojë dhe shoqërojë në ambientet e komisariatit, tre shtetasit e dyshuar për plagosjen e 53-vjeçarit, të cilët janë me inicialet V.D., N.D., K.S.

Aktualisht, grupi hetimor dhe policia po marrin në pyetje personat e përfshirë në konflikt, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Top Channel