Lëndohet polici gjatë kontrollit për kanabis, bie në një terren të thyer

26/07/2018 18:46
Foto ilustruese

Një specialist i Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka mbetur i lënduar gjatë kontrollit të territorit në një terren të thyer në Vlorë.

Mësohet se efektivi specialisti i SHÇBA-së, B.H., 33 vjeç, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe ka rrëshqitur në një zonë të thyer. Për pasojë ka marrë dëmtime në krahë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thyer malore pranë fshatin Vranisht.

Top Channel