Kushtet e motit përmirësohen dukshëm në darkë, rrebeshe shiu të izoluara

26/07/2018 10:21

Kthjellime e vranësira të shpeshta vijojnë në territor deri në orët e mesditës ku vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Por rrebeshe të përkohshme do të ketë në veri dhe juglindje dhe rrebeshe të izoluara në zonat qendrore.

Mbrëmja sjell përmirësime të dukshme të kushteve të motit në vend. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet mbi 33 gradë Celsius.

Top Channel