Lajmet kryesore të ditës, 25/07/2018 – 13:00

25/07/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

81 PERSONA TË VDEKUR NGA ZJARRET
81 persona humbën jetën nga zjarret në Greqi ndërkohë që bilanci nuk ndalet. Në morgun e Athinës nis së shpejti edhe identifikimi I viktimave, shumica e të cilëve janë të karbonizuar.

KONFIRMOHET DVORANI, SHKARKOHET GASHI
Institucionet e vettingut konfirmuan sot në detyrë gjyqtarin e gjykatës së lartë, Ardian Dvorani. Më herët komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi prokuroren e pezulluar Rovena Gashi

AHMETAJ: INVESTIME NË INFRASTRUKTURË
Në një takim me bizneset e turizmit në Himarë ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri të ditur se qeveria do të investojë rreth 250 milionë lekë për infrastrukturën në zonat turistike.

TRUMP PROVOKON SËRISH ME RUSËT
Donald Trump provokon në tëiter teksa shkruan se rusët do të ndihmojnë demokratët në zgjedhjet e nëntorit. Deklarata vjen në mesin e polemikave që shkaktuan ulje ngritjet e qëndrimeve të Trump ndaj Vladimir Putin

KUKËSI GATI PËR SFIDËN ME KARABAKUN
Kukësi përballet me Karabakun e Azerbajxhanit dhe ka nje takim jo të lehtë në këtë fazë të Champions por verilindorët thonë se nuk kanë asgjë për të humbur.

Top Channel