Inter apo Man. United? Rummenigge: Vidal duhet të vendosë të ardhmen

25/07/2018 08:38

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për merkaton e skuadrës që ai drejton dhe konkretisht për të ardhmen e mesfushorit nga Kili Arturo Vidal.

Rummenigge është shprehur se është pikërisht lojtari ai i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij. “Lojtari duhet të flasë me klubin për skuadrën në të cilën ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij dhe më pas mund të nisim negociatat me klubin”, është shprehur Rummenigge.

Interi është skuadra që po kërkon të rrëmbejë ish-lojtarin e Juventusit, ta rikthejë atë sërish në Serie A.

Megjithatë, zikaltrit kanë një kundërshtarë të fortë në këtë garë, Manchester United-in e drejtuar nga Mourinho, me portugezin që po kërkon ta rrëmbejë me të gjitha mënyrat Vidal.

Por ashtu siç e ka thënë edhe Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, do të jetë pikërisht Vidal ai që tashmë do të vendosë për të ardhmen e tij.

Top Channel