Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ZJARRET NË GREQI, MBI 60 TË VDEKUR
Zjarret në zonën e Athinës dhe periferisë së saj i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, ndërkohë që janë me qindra të lënduarit e me mijëra të dëmtuarit. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

ZAGANJORI KONFIRMOHET NË GJYKATËN E LARTË
Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në seancën dëgjimore në emër të tij u konstatuan parregullsi për pasurinë.

POLICIA BLLOKON GRUPIN E MARIJUANËS
200 kg Marijuanë dhe 4 litra vaj hashashi u sekuestruan në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras. Në pranga ranë edhe 4 persona që po e transportonin. Policia I ndiqte prej kohësh.

ITALIA “PO” KLANDESTINËVE DERI NË ZGJIDHJE
Italia pranon të presë klandestinët nga Afrika derisa Bashkimi Eruopian të marrë masa për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem. Roma kërkon që përgjegjësia për pritjen e tyre të ndahet edhe me shtetet e tjera

“PENDESA” E R.KELLY

Në një këngë 19 min të gjatë këngëtari i muzikës R’n’B, R. Kelli kërkon ndjesë për veset e tij dhe shfajësohet për akuzat mbi ngacmimet seksuale.

Top Channel