E enjte, 31 Maj 2018
14:06
Ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

13:59
Dorëheqja e Zidane e lidhur me largimin e Ronaldos?!

“Ishte shumë bukur që isha pjesë e Realit”.

13:58
“Zero kanabis të kultivuar”, Policia e Shtetit: 70 mijë kontrolle për 5 muaj

Nga kontrollet ajrore të kryera nga policia e Shtetit vetëm për një muaj nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2579 bimë.

13:42
Llalla, prokurë avokatit nga Stambolli, më 6 qershor vendimi i Kolegjit

U mbajt ditën e sotme, seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

13:33
Dorëheqja e Zizu, reagon Perez

Vendimi i Zinedine Zidan për t’u larguar nga drejtimi i 13 herë kampionëve të Champions League, ka qenë i papritur jo vetëm për tifozët e galaktikëve, por edhe për presidentin Florentino Perez.

13:20
Miqësorja Shqipëri-Ukrainën drejt konfirmimit, Gjeneva opsion

Kushtet e fushës në Evian të Francës hodhën dyshime të forta për anulimin e miqësores mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e parashikuar të luhet më 4 qershor.

13:18
Rama largohet nga salla e Kuvendit, demokratët: Ik, ik, ik (VIDEO)

Opozita në foltore, dhe maxhoranca voton të gjitha ligjet dhe largohet nga salla, pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi seancën të mbyllur.

13:14
Dorëhiqet Zinedine Zidane

Zinedin Zidan njoftoi një konferencë shtypi surprizë për të zyrtarizuar largimin e tij nga Reali i Madridit, një rrufe në qiell të hapur për tifozët e skuadrës së rikonfirmuar kampione e Europës.

12:59
Lajmet kryesore të ditës, 31/05/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:54
Dhimbje, uri apo kapriço?

Një aplikacion i ideuar nga një studiuese, nënë e katër fëmijëve, por edhe një mjet i universitetit të Kalifornisë për të mbledhur të dhëna për të kuptuar dhe diagnostikuar patologji si autizmi.

12:29
Balla: Opozita me fjalime patetike, miratuam ligje të rëndësishme

Kreu i grupit parlamentar socialist tha për mediat se sot në Kuvend u miratuan ligje të rëndësishme.

12:13
Tarifat e çelikut nga SHBA, eksperti britanik: BE të marrë masa mbrojtëse

“Me tarifat e çelikut dhe aluminit, udhëheqësit e BE-së e kanë armën të mbështetur në tëmth”, paralajmëron kreu i Shoqatës britanike të prodhuesve të pavarur të çelikut, Gareth Stace.

12:07
Shkolla e Klosit në prag rrënimi, e amortizuar dhe pa investime

Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë.

12:05
Mazhoranca “bojkoton” Kuvendin, opozita qëndron

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e mbylli seancën pas votimit të ligjeve në rendin e ditës, por opozita vijon të qëndrojë duke folur përmes Facebook.

12:03
Në mbrojtje të Malit të Zi. NATO, me patrulla ajrore

Nga 5 qershori, qiellin e Mali të Zi do ta patrullojnë avionët e dy aleatëve të tij të NATO-s, Italisë dhe Greqisë.

11:53
Mirëmëngjesi, nga Angela Martini! – FOTO

Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen së bashku me bashkëshortin biznesmen Dragos Savulescu, në një vend ekzotik.

11:45
Juve pranë revolucionit, largohen “big-ët”

Kampionët e Italisë, duket se janë pranë një revolucioni brenda skuadrës, pasi shumë prej emrave të mëdhenj të sezoneve të fundit nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

11:39
Maxi Dress, gjashtë kombinimet perfekte

Gjatë verës, sidomos në ditët e nxehta komoditeti i veshjeve të gjata nuk ka çmim. Mjafton të zgjedhësh modele të freskëta dhe të lehta dhe ti kombinoni me sandale të sheshta… uniforma perfekte e verës.

11:37
Spaho në Kuvend: Po e çoni vendin drejt konfliktit social

Nga foltorja e bllokuar e Kuvendit, Edmond Spaho teksa ishte “live” në “Facebook”-un e Partisë Demokratike, iu drejtua mazhorancës duke thënë se po e çon vendin në një konflikt social.

11:36
Rikthehet Lampard, trajner me Derby County

Jo shumë vite më parë ai ka qenë padyshim një prej mesfushorëve më të mirë në botë, tani është gati të nisë aventurën si trajner, në pakinën e Derby County. Frank Lampard ka fimosur për 3 vjet skuadrën që militon në Championship.

11:30
Ora e Super Muzikës, Ermal Meta dhe Rita Ora ndezin sheshin “Skënderbej”

Qershori në Tiranë nis me super evente. Pas koncertit të një nate më parë që shënjoi edhe përurimin e Teatrit të Hapur, në 1 dhe 3 qershor në sheshin “Skënderbej” do të zbresin artistët më mirë shqiptarë të momentit, brenda dhe jashtë vendit.

11:28
Plumba transformatorit të nënstacionit elektrik, del jashtë funksionit

Transformatori i nënstacionit elektrik në HEC e Lapajt është qëlluar me armë zjarri duke e nxjerrë jashtë funksionit.

11:23
Tarifat për hekurin, SHBA nuk do të përjashtojë BE-në

Administrata Trump raportohet se planifikon të vendosë tarifa importi mbi hekurin dhe aluminin evropian, pasi nuk është e kënaqur nga përpjekjet e saj për të fituar lëshime tregtare mbi çështjen.

11:07
“Nëse mban syze, je më inteligjent!”

Nëse mban syze, ka një lajm të mirë; ju mund të jeni më të zgjuar se një person mesatar…një studim i publikuar në gazetën Nature Communications ka dalë në përfundimin se nevoja për të mbajtur syze është e lidhur me nivele më të larta inteligjence.

11:07
Horoskopi: Puna ideale për çdo shenjë të zodiakut (FOTO)

Një profesion mund të shoqërohet me çdo shenjë zodiakut.

11:02
Përdhunoi dhe la shtatzënë 15-vjeçaren, dënohet me 4.8 vite burg

Gjykata e Korçës ka dënuar me 4.8 vite burg Ligor Bibën, 54-vjeçarin që përdhunoi fqinjën e tij minorene.

11:01
Njeriu i Kim Jong-un takon Pompeon në Nju Jork

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pati një “darkë pune” të përshkruar si tejet pozitive me Kim Yong-chol, krahun e djathtë të kreut koreano-verior, Kim Jong-un, para bisedimeve të së enjtes për takimin e mundshëm ndërmjet tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump, muajin që vjen.

10:48
City i rrëmben mesfushorin Napolit për 50 mln euro

Pas zyrtarizimit të Ancelottit në krye të Napolit, pikëpyetjet më të mëdha ishin në lidhje me qëndrimin e kapitenit Hamsik.

10:46
Gjiknuri: PD fushatë shpifjesh e denigrimesh për të sabotuar integrimin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë një takimi me banorët e Selenicës në Vlorë, tha se opozita po bën fushatë shpifjesh për të sabotuar integrimin.

10:33
Zlatan, sërish dy gola në SHBA – VIDEO

I rikthyer nga skualifikimi, Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe njëherë vlerat e tij në kampionatin amerikan të futbollit duke realizuar dy gola.

10:18
Në “luftë” me të nxehtin… – FOTO

Vala e të nxehtit ka pushtuar Pakistanin, me temperatura që kalojnë 45 gradë celsius.

10:07
Bricjapi, shenjë e ditës. Kini besim në intuitën tuaj

Hëna në shenjën tuaj hap sot dyert e mundësive: e ndjeni se me përkushtimin tuaj, me qëndrueshmërinë tuaj dhe vendosmërinë tuaj, mund të ecni shumë larg, duke kapërcyer mosmarrëveshjet që janë krijuar me disa kolegë më pak të pjekur se ju.

09:48
Kapet me heroinë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të drogërave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin “Laica”, i cili ka vënë në pranga një 46-vjeçar.

09:43
Trump takon një tjetër Kim, bisedon me Kardashianin për burgjet

Një samit Trump-Kim u zhvillua për çdo rast, edhe pse nuk ishte ai i shumëpërfolur me udhëheqësin koreano-verior.

09:38
I dënuar për përdhunim në Itali, arrestohet në Shijak

Shtetasi Eqerem Dërvishi, 53 vjeç, banues në Maminas, është arrestuar nga policia në Shijak me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

09:34
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë vajzën 17-vjeçare, në pranga babai

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin 63-vjeçar F.M, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 17-vjeçare.

09:16
“Na shpëtoni nga guroret”

Banorët e urës vajgurore kërkojnë ndihmë për mbylljen e gurores pranë shtëpive të tyre.

08:58
Reagimi i kolegëve pas “ringjalljes” së gazetarit – VIDEO

Fotoja përfundoi e vendosur në mur me një shirit të zi! Por tashmë kolegëve u duhet ta heqin sërish.

08:42
I dënuar me 22 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë ku është i dënuar me 22 vite burg.

08:02
Ngjarja që bëri një hero dhe ngriti disa pikëpyetje…

Një emigrant nga Mali u bë hero 3 ditë më parë në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje 4 kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni.

04:26
Prurje të reja te Feronikeli, vijnë 3 futbollistë

Vala Superliga sapo ka përfunduar dhe skuadra e Feronikelit ka filluar menjëherë punën për të përforcuar skuadrën, në kuadër të sezonit të ri, që do të startojë në muajin gusht.

01:59
Jorginho nuk ‘joshet’ nga Ancelotti, gati transferimi në Angli

Carlo Ancelotti duhet të fillojë të gjejë një regjisor për lojën e tij te Napoli, pasi italo-braziliani Jorginho mund të quhet një ‘ish’ tashmë.

01:07
Duka: Disa të paudhë po i hedhin benzinë një ‘zjarri’ që nuk ekziston

Humbja e Shqipërisë në miqësoren e djeshme ndaj Kosovës me rezultatin 3-0, bëri që të shpërthejnë edhe debatet në rrjetet sociale. Të shumtë ishin ata që kritikonin trajnerin Panucci, por nuk munguan as ‘përplasjet’ mes qytetarëve të të dy shteteve, që ndoshta harruan se ishte thjesht një vëllazërore.

00:21
Kim Kardashian viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Modelja e njohur Kim Kardashian do të jetë mysafire në Shtëpinë e Bardhë pasditen e të mërkurës. Ajo do të takojë presidentin Donald Trump, për t’i kërkuar falje për një gjyshe 63-vjeçare, që po vuan dënimin e përjetshëm në burg.

E mërkurë, 30 Maj 2018
23:50
Young Zerka nuk e fsheh më: Të ishte për mua, isha lidhur me Ronelën

Në mediat rozë shqiptare ka qarkulluar prej disa ditësh një lajm që flet për një romancë të re mes dy këngëtarëve.

23:22
Albërija tregon kur e kërkuan me mblesëri dhe punën si dado në SHBA

Albërije Hadërgjonaj sot është një emër i njohur për shqiptarët, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Këngëtarja rrëfeu këtë të mërkurë në Top Show jetën si vajzë, nënë, grua dhe gjyshë.

22:29
Sulmi në Belgjikë, Shteti Islamik merr përgjegjësinë

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e një dite më parë në qytetin belg të Liezhit, ku mbetën të vrarë dy oficere policie dhe një kalimtar i rastit, por pa dhënë prova për këtë.

21:58
“Babai i dhëndrit më gjuajti në ditën e dasmës”

Era Rusi është një prej këngëtareve të afirmuara tashmë në tregun muzikore mbarëshqiptar, por edhe ajo rrëfen se ka patur peripeci në karrierën e saj.

21:53
Çelet Amfiteatri i Tiranës. Veliaj: Ditët më të mira i kemi përpara

Pas 27 vitesh, Teatri i hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Tingujt e magjishëm të Bandës së Forcave të Armatosura shënjuan edhe fillimin e një epoke të re kulturore për kryeqytetin.

21:38
Meta shtron iftar për Ramazan, të ftuar krerë fetarë, ambasadorë e diplomatë

Presidenti Ilir Meta shtroi të mërkurën në Pallatin e Brigadave, një darkë iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, ku ishin të pranishëm kreu i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë dhe shpirtërore të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë dhe personalitete të ndryshme.

21:19
Zyrtarizohen risitë e UEFA-s për Championsin dhe Europa League

Ishin paralajmëruar disa javë më parë, por tashmë janë bërë zyrtare. UEFA, përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni, ka njoftuar modifikimin e rregullores për kompeticionet e organizuara pikërisht prej qeverisë europiane të futbollit.

20:42
Ushqimet shiten në shesh. Tiranë e Kamëz, s’ka siguri ushqimore

Pavarësisht asaj që trumbetohet me të madhe për sigurinë ushqimore dhe aksioneve kryesisht mediatike të institucioneve shtetërore që paguhen me taksat e qytetarëve për të siguruar cilësi të ushqimit që konsumojmë, në Tiranë shitet pa problem në trotuar.

20:35
Qëlloi 8 herë me thikë nënën e dy fëmijëve, Prokuroria e Gjykata e Durrësit lehtësuan veprën penale

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e kësaj të mërkure sesi një nënë me dy fëmijë u masakrua me thikë një vit më parë nga një person, i cili kishte paramenduar krimin, pasi ajo nuk kishte pranuar të krijonte lidhje intime me të, ndërkohë që drejtësia e dënoi atë sikur krimi i rëndë kishte ndodhur gjatë një konflikti të momentit, duke i falur të paktën 5 vite burg agresorit.

20:34
Inter, flet Moratti: Klauzola 110 mln euro e Icardit? Më mirë Higuainin dhe 50 mln euro

Prej pak ditësh, forumet e tifozëve zikaltër dhe atyre bardhezinj janë përfshirë nga drithërimat e shkaktuara prej zërave të merkatos, që lindën menjëherë pas një artikulli të publikuar në “Corriere della Sera”, mbi një ofertë të mundshme të Juventusit për Mauro Icardin, që e detajuar nënkupton shkëmbimin me Higuain dhe një shumë prej 50 milionë eurosh.

20:18
Përkthyesja veterane

Ajo ndoshta është përkthyesja më vjetër në Shqipëri. Janka Trifonova Selimi është sot 83 vjeç dhe që prej gjysmë shekulli përkthen me dëshirë nga bullgarishtja në gjuhën shqipe.

20:14
Miqësorja me Ukrainën, në pikëpyetje! Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një seancë stërvitore këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes me Kosovën në Zyrih, e është transferuar për në Verbier, një qytet afër Evianit, ku është parashikuar të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore me Ukrainën.

20:03
Ndal pedofilisë “online”. Pozita e opozita bien dakord për ndryshimin e ligjit

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të fenomenit të pedofilisë “online”, këtë të mërkurë, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë mbajti një dëgjesë me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 30/05/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

20:00
Lame: Kadastrat, prag katastrofe! Askush nuk shpëton nga legalizimi

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, e cilësoi në prag katastrofe sistemin kadastral të vendi, që reflektohet në shërbimin që u ofrohet qytetarëve në zyrat e hipotekës.

19:56
Pyetësori problematik! Nxënësit minorenë përgjigjen për seksin

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore.

19:41
Italia, në përpjekjet e fundit për formimin e qeverisë

Kriza politike e Italisë hyri në “ujëra” të patestuara më parë këtë të mërkurë, teksa kreu i shtetit tentoi një kompromis të minutës së fundit politik për t’i dhënë fund përpjekjeve 3-mujore për formimin e një qeverie dhe rikthimit të qetësisë së tregjeve financiare.

19:39
Gjyqtarja që zvarriti drejtësinë; dha dorëheqjen në ditën e vendimit

Historia e një qytetareje suedeze, që e zvarritën nëpër gjykatat shqiptare për 8 vite, derisa iu pranua kërkesa për t’i njohur si baba biznesmenin Vehbi Velija, rrezikon të ardhmen në sistem të 25 gjyqtarëve e prokurorëve që nuk hetuan se çfarë aferash po ndodhnin në këtë dosje.

19:31
Vetting për politikanët? Deputetët stepen ta nisin kontrollin nga vetja

A duhet vetting për pasuritë e politikanëve? Kjo është një pyetje që vetë politikanët nuk kanë fort dëshirë t’i përgjigjen. Pas kameras, përfaqësues të të gjitha krahëve shpjegojnë se nuk duan të krijojnë mëri me kolegë të partive përkatëse, ndërsa kush gjendet i shtrënguar përpara mikrofonit, shprehet i gatshëm të tregojë xhepat.

19:05
Brazil, protesta për çmimin e naftës shoqërohet me thirrje për rikthimin e diktaturës

Me mijëra kamionistë dhe mbështetës të tyre vazhdojnë të bllokojnë rrugët pranë Sao Paulos dhe në zona të tjera të Brazilit, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që ka gjunjëzuar ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut.

18:58
SHBA, ndalohet videoloja që simulonte një sulm në shkollë

Simulimi i një sulmi në shkollë nuk është më në dyqanin “online” të kompanisë “Steam”, pas reagimit të ashpër që kjo lojë elektronike hasi në SHBA.

18:39
“Zbërthehet” Belen Rodriguez: Kam bërë gjoksin! Martesa…? Kurrë s’do më shihni me një femër

Në një intervistë të gjatë për revistën italiane “Chi”, modelja argjentinase Belen Rodriguez ka folur për gjithçka, pa doreza, nga dashuria, tek ëndrra e prishur për martesë dhe të ardhurat që përfiton.

18:29
Tenderat, 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të Portit të Durrësit përfundojnë në gjyq

Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Portit të Durrësit janë proceduar në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe barazisë në tendera.

18:10
Çmendet Parisi, 45 mln euro në sezon për CR7. Mamaja “refuzon”

Çmendet Parisi, 45 mln euro në sezon për CR7. Mamaja “refuzon”

17:54
BE lëshon alarmin: Ndotja në Kosovë, shqetësuese

Bashkimi Europian ka lëshuar alarmin për nivelin e ndotjes së mjedisit në Kosovë.

17:50
Ronaldo rikthehet në La Liga, tashmë me një “klub të tijin”

Fenomeni brazilian Ronaldo i rikthehet futbollit, jo më për të luajtur, por këtë herë me petkun e sipërmarrësit. E për më tepër, rikthimi i tij do të vijë nga Spanja, aty ku gjatë karrierës së pasur ka veshur edhe fanellat e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

17:30
Lavrov: Gati të normalizojmë marrëdhëniet me SHBA, por…

Nga Koreja e Veriut e deri tek Irani, Siria dhe Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ndajnë qëndrimet krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

17:11
Të gjithë sytë te Emily! (FOTO)

Ajo është një nga femrat më seksi në industrinë e modës.

17:06
Vrasja e gazetarit rus, një inskenim. Policia arreston një agjent rus?

Gazetari rus, Arkady Babchenko, i cili u raportua të ishte ekzekutuar në Kiev gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës, në fakt ndodhet i gjallë dhe shëndoshë e mirë.

17:00
Heronjtë e Karanxhës

Në kompozimin e një kuadroje, ai sheh shumë elemente: pozicionin si rri personazhi, tiparet e tij, atmosferën përreth, me ato pak elemente që mund të këtë rreth e rrotull.

16:26
Soni zbulon detaje në “Pop Culture” nga bashkëpunimi me Jowell

Soni Malaj do të bëjë një bashkëpunim me një personazh të huaj shumë të suksesshëm, latin.

15:57
Lajmet kryesore të ditës, 30/05/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:39
Babalja kërkon azil në Kosovë. Autoritetet nisin procedurat

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun të njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, njeriu qe deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të siguruar prej tij kalimin e një sasie marijuane në Itali.

15:37
Provimet e maturës në korridore, Nikolla: Nuk është diskriminim

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim, por siguri më shumë. Duke folur nga Fieri në Turin e Llogaridhënies, Nikolla tha se nuk është asnjë shqetësim për maturantët.

15:27
“Komedia shkon për dreq”

Një derë që hapet, telajo që përplasen, objekte që mungojnë, aktorë që harrojnë tekstin dhe një i vdekur që nuk di nga të shkojë.

15:14
Edukim me art, artistët e Operës do të shkojnë nëpër shkolla

Entuziazëm mes fëmijëve të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet ka sjellë projekti “Edukim përmes artit”, një projekt, i cili synon që të kultivojë tek artistët e vegjël shijet muzikore, si publiku i së ardhmes dhe spektatori që do të duartrokasë shumë shpejt artistët e TKOB. Koncerti i mbajtur të premten në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse ka shënuar edhe fazën finale të këtij projekti.

15:10
Fondet për bujqësinë, të bllokuara, do jepeshin në maj. AZHBR: I plotësuam kushtet

Aplikimet për 71 milionë euro, pjesë të programit IPARD të BE për bujqësinë, blegtorinë dhe agroturizmin nuk kanë filluar ende edhe pse ishte premtuar të fillonin në muajin maj. Burime i thanë Top Channel se arsyeja për këtë është moskualifikimi i duhur i ekspertëve që do të shqyrtojnë dosjet e aplikantëve. Top Channel iu drejtua delegacionit të BE në Tiranë, ku mësoi se ky është një problem për t’u zgjidhur.

15:06
Qyteti 23 shekullor në Bushat. “Tërësisht i panjohur!”

Një ekspeditë arkeologjike Shqiptaro-Polake ka zbuluar një vendbanim antik në zonën e Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

15:02
Energjia, humbin 9 mln euro. KLSH padit penalisht kreun e ERE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe buxhetit të shtetit.

14:50
Kanabis në kopshtin e shtëpisë, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Beratit ka sekuestruar një sasi prej 9 kg kanabis sativa, në kopshtin e shtëpisë së Behar Merkajt, në fshatin Osmëzezë të Beratit.

14:34
Plazh në fundjavë? Këto janë kushtet e motit

Sipas Meteoalb, sot por edhe ditët vijuese duke përfshirë edhe fundjavën pritet qëndrueshmëri e kushte të motit ku paraditet vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare.

14:30
50 vite neglizhencë, heq nga trupi 15 kg tumor

Kirurgët kanë kaluar 10 orë në sallën e operacionit për të hequr 15 kg nga qafa e një 64-vjeçari, i cili kishte afro 50 vite pa e kuruar.

14:20
Ndodh në Kinë, e varrosin bashkë me makinën – FOTO

Ceremonitë mortore janë nga më të ndryshmet në kultura të ndryshme, por në shumicën e tyre varrimi bëhet duke e futur trupin e të ndjerit në arkivol.

14:15
Emigrantët, Shqipëria kërkon ndihmë. Austria pro Shqipërisë për hapjen e negociatave

Shqipëria është e shqetësuar nga fluksi në rritje i emigrantëve të paligjshëm që nga Greqia kalojnë në vendin tonë me qëllim të arrijnë në vendet e Bashkimit Europian.

14:10
Kosovë-Shqipëri, hiqet tarifa e “Roaming”-ut. Rezoluta, nga deputetët e PSD-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbështetën me votën e tyre, rezolutën për heqjen e tarifave të “Roaming”-ut me Shqipërinë.

14:10
“Mirëdita, Dobar Dan”, pengohen e keqtrajtohen artistët kosovarë

Ndalimi i disa artistëve dhe të rinjve nga Kosova, prej autoriteteve serbe në pikën kufitare të Merdarës, si dhe keqtrajtimi i tyre nga ana e policisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

14:06
Haradinaj: Serbia po rrënon çdo komunikim normal me Kosovën

Një fotografi e kohës së luftës ku mbahet mbishkrimi “UÇK” dhe flamuri i Shqipërisë, i janë ndaluar fotografes Eliza Hoxha, në Merdarë, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

13:47
Një popull i tërë me sytë nga Salah…

Mohamed Salah mbërriti të martën në Valencia për të nisur nga aty fazën e riaftësimit nga dëmtimi i pësuar në finalen e Champions League për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botërorë.

13:46
Kapet me armë dhe dylbi, arrestohet 28-vjeçari

Në makinë e 28-vjeçarit Erjon Malaj u gjet armë e dylbi, ndërsa në shtëpinë e tij u sekuestruan rreth 41 kg kanabis.

13:45
Strakosha, Donnarumma apo Alisson, kush do të jetë portieri i Liverpool?!

“The Reds” janë tejet të zhgënjyer nga paraqitja që Loris Karius bëri në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, gabimet e të cilit i kushtuan edhe trofeun Liverpool-it.

13:37
Strategji për fëmijët, Manastirliu: Zero tolerancë për edukatoret abuzuese!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriliu ka prezantuarn planin operacional 1-vjeçar “Fëmijët të Parët”, ku u shpreh se do të ketë zero tolerancë për edukatoret abzuese.

13:30
Të humbësh peshë me patëllxhan

Për të rënë në peshë ekzistojnë mjaft strategji dhe këshilla që i gjejmë në internet, në konsultime me specialistë apo duke iu referuar teorive të kaluara nga brezi në brez. Sigurisht që do të gjeni disa të dhëna për sa i përket patëllxhanit.

13:21
Kalimi i Buffon te PSG, pritet leja e UEFA-s

Transferimi i brazilianit Neymar te Paris Saint Germain u kthye thuajse në një shfaqje “Hollywood”-iane, me ngjyrat e klubit të futbollit që u projektuan në kullën “Eiffel”, flamujt në thuajse të gjithë qytetin dhe vet lojtarin brazilian në rolin e një top modeli.

13:18
10 gjërat që mbajnë çiftet të lumtur (Foto)

Disa çifte duket se kanë qenë së bashku përgjithmonë. Disa të tjerë kanë marrëdhënie të ndryshme duke mos patur sukses në mbajtjen e një partneri për një kohë të gjatë.

13:12
Arrestohen shqiptarët në Spanjë, vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës

Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.

13:11
Sulmi në Belgjikë, autori kishte kryer vrasje tjetër një natë më parë

Personi, i cili të martën qëlloi për vdekje dy efektivë dhe një civil në qytetin belg të Liezhit kishte vrarë dikë edhe natën që parapriu sulmin.