“Loro Boriçi” nuk do të jetë më stadiumi ku Kosova do të zhvillojë ndeshjet si miqësore, por edhe zyrtare.

E gjitha kjo pasi stadiumi me emrin e ri “Fadil Vokrri” është thuajse gati, madje një natë më parë është zhvilluar edhe testi i fundit para ndeshjes së parë.

Stadiumi ka marrë formë dhe është gati të presë ndeshje edhe gjatë mbrëmjes, pasi është testuar edhe ndriçimi.

Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare pritet të zhvillohet më 13 gusht, Super Kupa e Kosovës, Drita – Prishtina.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel