Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

AVOKATIA, PËRJASHTIMI I TË SHKARKUARVE NGA VETTINGU
Ne seancën e fundit te parlamentit shumica shtoi një amendament në projektligjin e avokatisë, që nuk lejon prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu të ushtrojnë këtë profesion. Por kjo bie ndesh me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1993.

PILULAT KUNDËR SHTATZANISË PA RECETË NGA MJEKU
Pilulat e urgjencës, ose ilaçet që parandalojnë shtatzëninë janë shtuar në listën e barnave që mund të merren pa rekomandimin e mjekut. Kjo ndodh për herë të parë edhe mjekët e gjinekologë janë kundër.

NDRYSHON TRADITA, DASMAT CDO DITË TË JAVËS
Shqiptarët tashmë nuk kanë një ditë të caktuar për ditën e dasmës. Tradita e së shtunës dhe të dielës tashmë është thyer dhe dasmat po zhvillohen edhe të hënën apo të martën.

MOTI EKSTREM, PASOJA E NDRYSHIMEVE KLIMATERIKE

Shkencëtarët thonë se moti ekstrem po tregon atë që është paralajmëruar se do të ndodhë nga ndryshimet klimaterike. Dhe sipas tyre pasojat nuk do të jenë më të padukshme.

“JAZZ FESTIVAL” NË TIRANË, VIJNË ARTISTET SPANJOLLE

Katër artistë spanjollë u rikthyen sërish në Shqipëri për të interpretuar në festivalin e Jazz që u organizua në Tiranë.

Top Channel