Lajmet kryesore të ditës, 28/07/2018 – 16:00

28/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KOSOVË, LAMTUMIRA E ADEM DEMAÇIT

Kosova përcolli veprimtarin e shquar dhe simbolin e rezistences kombëtare, Adem Demaçi. Në ceremoninë shtetërore në Prishtinë morën pjesë familjarë, miq dhe zyrtarët më të lartë të trevave shqiptare.

EMIGRANTËT, SHQIPËRIA S’KA KAPACITETE

Pasi monitoroi kufirin në jug të vendit Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha Shqipëria nuk ka kapacitete për frenimin e emigrantëve dhe as për trajtimin e një numri të madh klandestinësh.

EUROPIANI, SMAJLAJ KËRKON MEDALJE

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj po stërvitet në Elbasan Arena për europianin e atletikës në Gjermani. Atleti i kërcimit për së gjati është dy herë kampion Ballkani.

JAHTI LUKSOZ VJEN NË SARANDË

Në portin e Sarandës u ndal një prej jahteve më luksozë në botë me flamur të ishujve Bermude dhe pronar rus. Jahti, që po furnizohet me 840 mijë litra karburant, është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë.

VERË DHE PORTOKALLE ZBRET NË DURRËS

Pas Divjakes, spektakli Verë dhe portokalle zbriti në Qytetin bergdetar të Durrësit. Aktorët e Top Channel ndezën sheshin e qytetit me humor dhe batuta, duke argëtuar qindra pushues.

Top Channel