Video/ Aksidenti i frikshëm në Elbasan, momenti kur autobusi me nxënës përplaset me automjetin në rrugë

19/06/2026 11:03

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një autobus që transportonte nxënës është përfshirë përplasur me një automjet.

Në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihet momenti kur ndodh aksidenti, duke zbuluar dinamikën e ngjarjes në rrugë.

Sipas pamjeve, automjeti duket se po kryente një manovër parakalimi në momentin kur është përplasur me autobusin që po lëvizte në drejtimin e tij.

Pas përplasjes, autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një tabelë sinjalizuese pranë një pike karburanti.

Top Channel