Formula 1/ Ferrari, me telajo dedikuar Schumacher për Garën e Monzas, F310, 7 yje dhe… 01/09 13:42
Lewis Hamilton konfirmohet fenomen në shi. Piloti britanik i Mercedesit fitoi “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.
Vetëm në vend të katërt Ferrari tjetër me Sebastian Vettel, i cili e pati vështirë në pistën e lagur.
Paraqitje zhgënjyese edhe për Red Bullin. Verstappen u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Ricciardo në të dymbëdhjetin.
Top Channel