Pas fitores 2-1 me Bayern Munchen, Juventusi mundi edhe Benfikën në International Champions Cup, por kësaj radhe pas goditjes së 11-metërshave.

Bardhezinjtë u ndalën në barazim 1-1 përballë portugezëve dhe vetëm lotaria e penalltive i dha fitoren bardhezinjve.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Benfica që kaloi në avantazh me anë të Grimaldo (66’) dhe më pas Juventusi barazoi me anë të të riut Clemenza (84’).

Ndeshja e radhës e Juventusit në këtë kompeticion është më 5 gusht, përballë Realit të Madridit.

Top Channel