Në zona të ndryshme të Tiranës çdo të diel zhvillohet tregu i zogjve.

Një gardalinë shitet për 2-3 mijë lekë të vjetra, ndërsa një kanarinë për 10 mijë lekë.

Meli Rizvanolli ka dalë në treg për të blerë ose për të ndërruar ndonjë zog. Është i apasionuar pas kanarinave.

“Kam 14 copë kanarina në shtëpi. Kujdesem 3-4 orë në ditë. Më kënaqin shpirtin”, thotë ai.

60-vjeçari e di shumë mirë si mbahen kanarinat. “I japim mollë, vitamina, sallatë e spinaq”, shprehet Meli.

Historia me zogjtë ka nisur herët.

“Që kur isha fëmijë merresha me gardalina, 12 vjeç, por nuk kisha ushqim ta mbaja atëherë”, shprehet ai.

Kanarinat që këndojnë shkojnë deri në 30-40 mijë lekë zogu. “Ka sllobojar, manuar, arzi është më i mirë thonë, por unë nuk e kam. Edhe në panaire nuk kam marr pjesë, pasi jam në punë”, tregon Meli.

Kanarinat cilësohen si zogj të zgjuar.

“Po, e kuptojnë të zotin. I vë në dorë ose në sup dhe ato të këndojnë”, tregon Meli Rizvanolli.

Top Channel