E premte, 01 Qershor 2018
13:46
Fituesi i “Sanremo”-s merr “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”.

13:44
Policia e përgënjeshtroi, PD: Operacion klandestin përgjimi i Bashës

Por teksa Policia e Shtetit doli me një deklaratë duke përgënjeshtruar se po survejon kryetarin e PD-së, dhe familjen e tij, Edmond Spaho e quan një operacion klandestin përgjimin e Bashës.

13:35
“Milani jashtë Europa League!”

Këtë herë është “New York Times” që e bën fakt të kryer përjashtimin e Milanit sezonin e ardhshëm nga Europa League për çështjen e “fairplay”-it financiar.

13:22
Ermal Meta: Jam shumë krenar që jam shqiptar!

Fituesi i “Sanremo”-s dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision, shqiptari Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

13:12
Romi që nuk e braktis shkollën…

“Buzëqesh pas çdo humbjeje”. Kjo është moto që e udhëheq 15-vjeçarin rom Isa Xhavari. Përtej paragjykimeve të shoqërisë ndaj komunitetit të cilit i përket, Isa ndjehet mirë dhe i pranuar nga shoqëria e tij. Sfidat kërkon t’i kthejë në përparësi për veten dhe një ditë të bëhet dikush.

13:08
Policia e Shtetit: Nuk po survejojmë familjen e Lulzim Bashës

Policia e Shtetit përgenjeshtron se është duke survejuar familjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur spekulim mediatik.

12:59
Lajmet kryesore të ditës, 01/06/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:49
Arjeta Dhima dhe Goca e saj

Ajo është një aktore dhe regjisore, me role në teatër por e kemi parë edhe në “Portokalli”… Së fundmi, Arjeta Dhima po merret edhe me ventrilokuizëm, një teknikë shumë e veçantë dhe e vështirë për t’u vënë në jetë…

12:47
Julka, nënë e dy fëmijëve rrëfen eksperiencën në Wake Up

Julka është mama e përkushtuar e dy djemve, Greg dhe Ian. Ajo duket që kalon shumë kohë duke u përkujdesur dhe duke u argëtuar më fëmijët e saj, gjë që e pasqyron edhe në rrjetet sociale.

12:35
Bushati në Shkodër: Të rrisim një brez më të mirë se brezi jonë

Ministri Ditmir Bushati ka festuar ditën e 1 qershorit me fëmijët e shkollës “Liria” në Shkodër.

12:28
Daçiç: Kosova, derivat i Shqipërisë së Madhe. Rama kërcënon BE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është aspak i surprizuar nga heqja e roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

12:26
“Skopje East Gate”, prezantohet projekti 350 mln dollarë i qendrës tregtare

Mbrëmjen e së enjtes në Shkup u prezantua “Skopje East Gate”, projekti i një prej qendrave më moderne dhe të mëdha tregtare të rajonit.

12:13
Policia survejon kreun e opozitës? Drejtuesit e PD shkojnë në Drejtorinë e Policisë

Partia Demokratike njofton se Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar.

12:04
Do blinte shtëpi në Shqipëri, policia amerikane i sekuestron 58 mijë $

Një 64-vjeçar shqiptar ka paditur Rojet Kufitare në SHBA pasi një prej efektivëve i ka marrë gjatë një kontrolli në aeroportin e Ohajo shumën prej 58 mijë dollarësh, teksa ai ishte nisur për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

11:55
Raporti për fëmijët, Meta: Këmbanë alarmi për të gjithë ne

Presidenti Ilir Meta ka pritur në kopshtin e Presidencës disa fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ata i dorëzuan kreut të shtetit një peticion të quajtur “Jepni llogari për fëmijët”.

11:46
10 kryeveprat e mahnitshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Leonardo da Vinci (1452-1519) ishte një arkitekt, muzikant, shkencëtar, matematikan, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe piktor italian.

11:44
Spanjë, Parlamenti rrëzon Rajoyn pas skandalit të korrupsionit

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy detyrohet të lërë postin pas gati 7 vitesh qeverisjeje. Parlamenti spanjoll mbështeti me shumicë votash mocionin e mosbesimit të paraqitur ndaj tij, prej kreut socialist Pedro Sánchez Castejon, që do të vendoset tani në krye të ekzekutivit.

11:31
Ruçi: Nuk ka Kushtetutë që të japë rekomandime më të mira se fëmijët

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në sallën e seancave plenare një grup fëmijësh, të cilët me çiltërsinë e tyre bënë kritika dhe dhanë sugjerime.

11:07
Sandalet me thurje, gjithnjë e më të kërkuara

Nuk dalin kurrë nga moda dhe janë çdo verë me stampime me lule, me vija apo stil marinar, dhe flasim për sandalet me thurje.

10:58
TopAwards/ Hit-Man & Rolla sjellin “remake” të “Oj Moll e Kuqe”

Duket se ripërpunimi i këngëve të vjetra është shndërruar në një trend së fundmi. Shumë artistë të njohur zgjedhin projekte të vjetra, duke i risjellë një version modern, i cili duket se pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.

10:58
Shqetësohen grekët: Shqiptarët po na vjedhin lulet me mushka!

Grekët kanë ngritur një shqetësim të ri së fundmi ndaj shqiptarëve. “AFP” ka publikuar një shkrim ku thotë se shqiptarët po kalojnë kufirin ilegalisht me Greqinë dhe po vjedhin bimë medicinale me vlerë në tregun europian.

10:55
Rama: Programi ynë, rritje ekonomike me anë të punësimit

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e punësimit deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.

10:54
Kryemadhi me laps e letër: Zgjedhjet lokale, ja si do e mundim Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jo vetëm që ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Rilindjen për zgjedhjet lokale, por deklaroi se votat e LSI-së do jenë përcaktuese për ti shkaktuar humbje dërrmuese Edi Ramës në këto zgjedhje. Kryemadhi ka folur në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

10:29
Rruga e Lumit të Vlorës, Gjiknuri: Projekti përfundon brenda dy vitesh

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.

10:10
Gjyqtarja e Kurbinit në sitën e vettingut

Sot është është radha e gjyqtares Marçela Shehu që të dalë në seancën dëgjimore publike në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

10:10
“Fëmijëria e humbur e shqiptarëve”. Raporti i “Save the Children”: Shqipëria, e fundit në rajon

Shqipëria është e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve. Në ditën ndërkombëtare të të miturve, organizata “Save the Children” publikoi raportin “Shumë fëmijë të përjashtuar”, ku vendi ynë renditet i 77-i nga 175 shtete të marra në shqyrtim në të gjithë botën.

09:59
Qershori hyn më ditë vere, temperaturat deri në 32 gradë Celcius

Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në veri dhe qendër, por juglindja rrezikohet nga shira të dobët.

09:53
Ermal Meta mbërrin në Tiranë

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

09:51
Virgjëresha, shenja e ditës

Yjet në anën tuaj të japin mundësinë të bësh diçka konkrete për të realizuar ëndrrat e tua.

09:42
Itali, dita e betimit të kryeministrit të ri

Italia do të drejtohet nga një qeveri koalicioni e formuar prej dy forcave politike populiste, Lega Nord dhe Lëvizja 5 yjet, që doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit.

09:20
Burgu kthehet në fshat, banorët dëshmitarë të dhunës së diktaturës

Në Shën Vasil, një fshat i vendosur buzë rrugës nacionale 15 kilometra larg Sarandës, banorët ende jetojnë mes rrënojave dhe kujtimeve të burgut dhe ish-kampit famëkeq të punës gjatë periudhës së regjimit komunist.

09:07
Europa premton “hakmarrje” pas hyrjes në fuqi të tarifave tregtare nga SHBA

Kori i kritikave ndaj tarifave të reja amerikane është instensifikuar, pasi indinjatës së Bashkimit Europian, Kanadasë e Meksikës i janë bashkuar edhe disa republikanë me peshë në Kongres.

08:58
“Salah u dënua nga Zoti në finalen e Champions!”

Të gjitha shpresat e Liverpoolit ishin të varura te ai në finalen e Champions League në Kiev të Ukrainës më 26 maj ndaj Realit të Madridit, por egjiptiani Salah e mbylli ndeshjen që në minutën e 30 pas një kontakti me Sergio Ramos.

08:40
Vrasja e rreme në Ukrainë, arrestohet porositësi

Një gjykatë në Ukrainë vendosi masën e arrestit me burg për një biznesmen që dyshohet se komplotoi për vrasjen e një gazetari disident rus.

08:33
Perëndimi dramatik, pamje mbresëlënëse në Manhatan

Turma qytetarësh u mblodhën në zona të zgjedhura në Nju Jork për të dëshmuar një pamje mbresëlënëse të njohur me termin “Manhattanhenge”.

08:07
Raporti i OKB: Policia në Meksikë zhduk njerëzit

Meksika kërkoi bisedime urgjente me OKB pas një raporti që lidhte forcat e saj të sigurisë me zhdukje masive njerëzish në shtetin verilindor Tamaulipas.

05:49
Kombëtarja/ Lenjani stërvitet me grupin, shqetëson Abazaj

Ndërkohë që ende pritet një konfirmim zyrtar nga Ukraina, nëse do të luajë miqësoren me Shqipërinë apo jo, Cristian Panucci vijon i qetë stërvitjen me skuadrën në fshatin Verbier të Francës.

04:21
Falcao i ‘shkel syrin’ Milanit: Më pëlqen Italia

Në pritje të sanksioneve të UEFA-s, Milano është duke menduar edhe për merkaton për sezonin e ardhshëm, që natyrisht do të jetë e kushtëzuar nga pjesëmarrja në Europa League.

02:09
Bashkëshortja e Sneijder, në kulmin e karrierës (Foto)

Ndërkohë që karriera e Wesley Sneijder po shkon drejt fundit, kjo për shkak të moshës së tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshorten e tij.

01:22
Modelja që ‘trajnoi’ Agueron para Botërorit (Foto)

Sergio Aguero po bën ‘nxehjen’ për të marrë pjesë në Botërorin ‘Rusi 2018’, por ndërkohë nuk ka lënë pas dore as jetën e tij private.

00:35
Manchester, makina përplas këmbësorët dhe largohet nga vendngjarja

Të paktën 5 persona kanë marrë plagë serioze në Europa Way, Trafford Park, të Manchesterit në Angli, pasi janë përplasur nga një makinë.

00:26
1 Qershori, si devijohet drejtimi i qarkullimit të automjeteve në kryeqytet

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh social kulturore, e cila do të kulmojë me “Paradën e Shkollave”.

E enjte, 31 Maj 2018
23:40
Denoncimi i ‘Fiks Fare’, Ministria e Brendshme: Shefi i Komisariatit është i pezulluar

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Policisë së Vaut të Dejës, në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili pasi u lirua nga qelia vrau veten. Krahas shumë shkeljeve të raportuara, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët e “Fiksit”, tha: Shumë mirë që vrau veten!

23:10
Entella e shqiptarëve bie në Serinë C

Virtus Entella nuk ia doli të mbijetojë në Serinë B, duke u detyruar të zbresë një kategori më poshtë, në Serinë C.

22:46
Zgjedhje edhe në “Facebook”. Votohen drejtorët, refuzohen propozimet e aksionerëve

Të tetë kandidaturat për drejtorë në rrjetin më të famshëm social, Facebook, janë zgjedhur me votë gjatë takimit të përvitshëm të mbajtur këtë të enjte, ndërkohë që të gjitha propozimet e 6 aksionerëve, të cilët bënin thirrje për reforma, mes të cilave edhe për ndryshimin e strukturës së votimit dhe mbikëqyrjes së përmbajtjes, u refuzuan.

22:38
Kryemadhi: Deputetët e PS, të kërcënuar nga kriminelët e Ramës

Monika Kryemadhi është e bindur që populli do të rrëzojë qeverinë e Kryeministrit Edi Rama me protestën e tij.

22:29
Peruja do të ketë kapitenin në Botëror

Kur duhen dy javë para nisjes së Botërorit, është bërë e ditur se kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero do të mund të luajë në “Rusi 2018”.

22:18
Kurti: Ahmeti nuk dëmtoi VV. Miqtë e mi, më të ndershëm se miqtë e Ramës

Shpend Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ngritur Partinë Socialdemokratike, të cilën edhe e drejton. Albin Kurti thotë se nuk e ka kuptuar ende se përse u largua, por mbetet i bindur se krisja nuk dëmton Vetëvendosjen.

22:14
Gega thyen rekordin kombëtar të 3000 m me pengesa

Luiza Gega theu rekordin kombëtar të 3000 mijë metrave me pengesa.

21:44
Si realizohet bashkimi kombëtar? Albin Kurti: Referendum! Dy qeveritë, mbledhje propagandë

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.

21:38
Siri, Assad kërcënon t’i dëbojë forcat amerikane me forcë

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është zotuar këtë të enjte të rikuperojë edhe pjesën e territorit të vendit të “zaptuar” nga trupat amerikane, duke kërcënuar t’i dëbojë ato me forcë.

21:31
Ylli i secilës skuadër pjesëmarrëse në Botëror (Foto)

Në 14 qershor do të nisë kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit: Kupa e Botës.

21:09
SHBA, Pompeo: Besimplotë për takimin Trump-Kim

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se bisedimet për denuklearizimin e Koresë së Veriut po ecin në rrugën e duhur.

20:40
U vetëvar se e akuzuan padrejtësisht dhe e dhunuan. Shefi i komisariatit: Shumë mirë që vrau veten!

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Policisë së Vaut të Dejës, në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili pasi u lirua nga qelia vrau veten.

20:32
Opozita sfidon Ruçin me Facebook

Opozita ia ka dalë të sfidojë dorën e fortë të Gramoz Ruçit, me të cilën si kryeparlamentar do të displinonte seancat plenare.

20:14
Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme të fëmijët në moshë shkollore.

20:08
Italia, me qeveri politike. Conte paraqet listën e kabinetit te presidenti

Lega Nord dhe Lëvizja 5 yjet kanë arritur sërish akordin për qeveri koalicioni në Itali, me ndryshimin tashmë që në postin e ministrit të Ekonomisë është nominuar një profesor shumë pak i njohur i kësaj fushe, Giovanni Tria.

20:06
Drejtësia e “mbytur” nga dosjet

Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, ndonëse janë çdo ditë në punë dhe vendosin për të proceduar apo dënuar shtetas të ndryshëm, cilësia e punës së tyre është vënë seriozisht në dyshim.

20:04
“Gjyqi” bëhet në Tiranë, Adriatik Llalla nis letër nga Turqia

Përmes avokatit të tij, Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm këmbënguli nga Turqia se ndërprerja e vettingut ndaj tij është vendimi i duhur përderisa ai u dorëhoq nga e drejta për të vijuar më tej si pjesë e drejtësisë.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 31/05/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:52
Rrugës i mbiu bari. “Bypass”-i i Fierit po shkatërrohet pa u ndërtuar

“Bypass”-i i Fierit duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë. Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta. Por, çdo gjë ka mbetur në mes. Punës së kryer deri tani i ka mbirë bari, ndërkohë që të gjitha afatet kanë skaduar. Se kur do të përfundojë kjo rrugë nuk dihet, ndërsa shkojnë dëm dhjetra milionë euro.

19:41
Pagat nuk po rriten. Biznesi fajëson taksat. Ekspertët: Sipërmarrësit dëmtojnë veten

Biznesi nuk e ka ndjekur politikën e qeverisë për të rritur pagat e punonjësve. Ndonëse vitin e kaluar rrogat në sektorin publik u rritën me gati 10 për qind, në privat ato mbetën thuajse të pandryshuara. Por pse biznesi nuk i rrit pagat?

19:24
Habilajt kërkojnë gjykim të shkurtuar. Gjyqi shtyhet më 26 shtator

Në Katania është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në ngarkim të bandës së Habilajve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pas zhvillimit të operacionit “Rosa dei venti” që uli në bankën e akuzës 15 të pandehur, edhe pse njëri prej tyre, italiani Vincenzo Spampinato u veçua pasi pranoi të bashkëpunonte me hetuesit.

19:17
Roma prezanton Marcanon. Spanjolli nënshkruan kontratë 3-vjeçare

Roma ka prezantuar futbollistin e saj të ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mvrojtësin Ivan Marcano, të cilit i kishte përfunduar kontrata me Porton.

19:07
Deschamps “frikësohet” nga hija e Zidane: Një ditë do të drejtojë Francën, por s’e di se kur

Edhe pse është vigjilja e takimit miqësor mes Francës dhe Italisë, në konferencën për shtyp të trajnerit të “gjelave” nuk mund të mos flitej largimi i papritur i Zinedine Zidane nga Reali i Madridit.

18:31
Danimarka ndalon burkën. Gjoba 157 dollarë deri në 1.570 dollarë në rast përsëritjeje

Danimarka është bërë shteti i radhës europian që miraton një ligj, që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës për besimtaret myslimane, përmes veshjes specifike të njohur si burka.

18:07
Një kampion bote si Vierchowod për Kamzën në Superiore

Pasi siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, Kamza do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e një emri të njohur në pankinë.

18:02
Baby-G dhunohet barbarisht nga ish-shoqja modele (FOTO)

Baby-G është dhunuar barbarisht nga ish-shoqja e saj modele, Bleta Gashi.

17:59
Tarifat amerikane, Gjermania: I përgjigjemi sloganit “Amerika e para” me “Europa e bashkuar”

Shtetet e Bashkuara kalojnë nga fjalët (disi kërcënuese) te veprat. Nga mesnata e sotme do të hyjnë në fuqi tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit prej aleatëve të Bashkimit Europian dhe Amerikës së Veriut.

17:42
Rajoy rrezikon “poshtërimin”! Brukseli gjithë “sy e veshë” nga Spanja

Parlamenti spanjoll nisi këtë të enjte debatin për votimin e një mocioni mosbesimi të kërkuar nga opozita kundër Kryeministrit Mariano Rajoy.

17:36
Kuqezinjtë, në miqësore “pa fushë”. FIFA u përgjigjet kapriçove të Ukrainës

Miqësorja e programuar ndaj Ukrainës ka marrë përmasat e një telenovele për Kombëtaren shqiptare të futbollit, por pa cënuar përgatitjet e kuqezinjve.

17:35
Brigitte Nielsen, shtatzënë në moshën 54-vjeçare

Ish-bashkëshortja e Sylvester Stallone, Brigitte Nielsen po pret fëmijën e saj të pestë… në moshën 54-vjeçare.

17:21
Imazh i Mercedesit, por nuk i reziston tundimit të Ferrarit

Nico Rosberg vijon të mbetet imazh i Mercedesit, edhe pse është tërhequr nga garat e Formulës 1, pas titullit kampion të fituar dy sezone më parë.

17:13
Befasohet Kosova, Irani anulon miqësoren

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll kishte arritur një akord për të zhvilluar një miqësore me kombëtaren e Iranit, këtë të dielë. Por, gjithçka ka dështuar.

17:08
Verë e “stërnxehtë” për Realin. Nga Pochettino, te CR7 e Bale

Largimi befasues i Zinedine Zidane nga pankina e Realit të Madridit dhe pakënaqësitë e shprehura publikisht nga Cristiano Ronaldo e kanë trazuar shumë situatën te skuadra më e fortë e globit.

17:01
Inskenimi i vrasjes së gazetarit? Rusia: Sa keq që nuk u ekspozua maskarada “Skripal”

Inskenimin e vrasjes së gazetarit Arkady Babchenko, Rusia e përdori për të treguar se ka edhe episode të tjera të ngjashme me të, duke tërhequr paralele edhe me helmimin e Salisburyt.

17:00
5 video-lojrat më të mira të PlayStation 4 për vitin 2018 (Foto)

Po mbyllet gjysma e vitit 2018 dhe ka ardhur koha për të bërë një bilanc paraprak të video-lojrave më të mira të PlayStation 4 për këtë vit.

16:59
Sa e paguajmë energjinë? Eurostat thotë çmim i lartë. OSHEE: Llogaritë janë bërë gabim

Eurostat publikoi të dhënat në lidhje me çmimet e energjisë në vendet e Europës, ku përfshihen edhe të dhënat e vendeve kandidate dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.

16:43
Stephen Curry, në Finalet e NBA me një Infiniti QX50 2019

Në orët e para të ditës së premte do të nisë seria e Finaleve të NBA, ku do të përballen Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, momenti i duhur për Stephen Curry që të jetë protagonist i një reklame të Infiniti QX50 2019.

16:22
Zëvendësuesit e mundshëm të Zidane në stolin e Realit (Foto)

Zinedine Zidane njoftoi papritur të enjten se nuk do të vazhdojë aventurën e tij të suksesshme me Realin e Madridit.

15:58
Lajmet kryesore të ditës, 31/05/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:46
Rezistenca ndaj antibiotikëve, jo vetëm nga mbipërdorimi i tyre

Kriza e rezistencës ndaj antibiotikëve nuk po nxitet vetëm nga mbipërdorimi i këtyre ilaçeve, por edhe nga një brishtësi e zinxhirit të furnizimit, që sipas ekspertëve është në rrezik kolapsi.

15:40
Mavraj: Të rinjtë s’dinë të vlerësojnë mundësinë që iu dha Panucci

Vëllazërorja ndaj Kosovës ishte një ndër ndeshjet më të dobëta në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, e një rol të mirë për këtë sipas Mërgim Mavrajt luajtën edhe lojtarët e rinj të afruar së fundmi në kombëtare.

15:23
Lejuan t’i torturonte CIA, Lituania e Rumania do të paguajnë nga 100 mijë euro dëmshpërblim

Gjykatësit europianë dolën në përfundimin se Lituania dhe Rumania kanë shkelur të drejtat e dy të dyshuarve si terroristë të al-Kaedës, pasi lejuan që CIA t’i torturonte.

15:19
Ekspozita me fëmijët, Medina tregon jetën e fëmijëve shqiptarë

“Duke ngushtuar hapësirat mes nesh”, ekspozita me fotografi të polako-amerikanes Grace Medina, vjen kështu e ngjeshur edhe në kurimin e hapësirës së saj nga Genti Gjikola.

15:17
30 banda skifterësh, policia liston grupet që grabisin në Europë

Shqiptarët e arrestuar së fundmi në Spanje si grabitës të vilave luksoze, janë vetëm një nga dhjetëra grupet e tjera që operojnë në këtë fushë në Europë.

15:16
Kuvendi, votim mes protestës. Ruçi ndërpret seancën, opozita në Facebook

Opozita nuk lejoi as këtë të enjte zhvillimin normal të seancës plenare të Parlamentit, ku ishin thirrur për raportimin vjetor 3 institucione. Sapo Gramoz Ruci tentonte të vijonte me rendin e ditës, demokratët bllokonin foltoren.

15:15
Referendum për emrin! Në Shkup, të gjitha variantet përmendin Maqedoninë

Referendumi, sipas Zoran Zaevit, do të jetë fjala e fundit për çështjen e emrit të Maqedonisë.

15:13
Ushqimet e “Zdrales”, tregjet në Shkodër shumë të ndotura

Sikur të mos mjaftonte shqetësimi për mënyrën sesi janë prodhuar produkte bulmeti, edhe tregtimi i tyre në pluhur e nxehtësi shton pasigurinë e ushqimeve që konsumojnë qytetarët e Shkodrës.

15:12
Cilësia e plazheve të Vlorës

Sipas Drejtorisë së Shëndetit publik të Vlorës, tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë të ndotura. Më i ndoturi është plazhi i shkollës së marinës. Problematik është edhe kanali i ujërave të zeza që derdhet në “Plazhin e Vjetër”.

15:11
Mungojnë ilaçet e kimios, një shishe 1500 euro dhe pacientët duhet ta blejnë vetë

Në shërbimin e hematologjisë ku janë të shtruar pacientët me sëmundje të gjakut mungojnë medikamente të rëndësishme që shërbejnë për kimioterapi.

14:42
Liqeni u bë kullotë; KLSH padit punonjësit e hipotekës në Elbasan

Ndryshimi i zërit kadastral nga liqen dhe kullotë në troje, i ka kushtuar shtrenjtë disa punonjësve të hipotekës në Elbasan te cilët janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

14:41
Përurohet nga 400 artistë Amfiteatri i ri i Tiranës

Tirana a ka tanimë një tjetër skenë për festivale, koncerte teatër apo evente të tjera. Për qytetarët e Tiranës rikthehet amfiteatri pranë liqenit artificial por tanimë i rikonstruktuar.

14:12
Kapiteni madrilen, mesazh prekës për largimin e Zizu

Kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas komunikimit në media të Zinedine Zidane për largimin nga “los blancos”.

14:06
Ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

13:59
Dorëheqja e Zidane e lidhur me largimin e Ronaldos?!

“Ishte shumë bukur që isha pjesë e Realit”.

13:58
“Zero kanabis të kultivuar”, Policia e Shtetit: 70 mijë kontrolle për 5 muaj

Nga kontrollet ajrore të kryera nga policia e Shtetit vetëm për një muaj nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2579 bimë.

13:42
Llalla, prokurë avokatit nga Stambolli, më 6 qershor vendimi i Kolegjit

U mbajt ditën e sotme, seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

13:33
Dorëheqja e Zizu, reagon Perez

Vendimi i Zinedine Zidan për t’u larguar nga drejtimi i 13 herë kampionëve të Champions League, ka qenë i papritur jo vetëm për tifozët e galaktikëve, por edhe për presidentin Florentino Perez.

13:20
Miqësorja Shqipëri-Ukrainën drejt konfirmimit, Gjeneva opsion

Kushtet e fushës në Evian të Francës hodhën dyshime të forta për anulimin e miqësores mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e parashikuar të luhet më 4 qershor.