Sekuestrohen 500 kg marijuanë; 4 të arrestuar në Itali, njëri shqiptar

30/07/2018 18:33

Një sasi prej 500 kg mariuanë është sekuestruar paraditen e së hënës, e fshehur brenda një skafi, e cila po lëvizej me një makinë nëpër rrugët e Leçes.

Droga, e cila dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria, u gjet gjatë një kontrolli nga policia italiane, e cila kishte vënë re lëvizjet e dyshimta të të arrestuarve dhe ishte vënë në ndjekje të tyre.

Në kontrollin që iu bë mjeteve të të arrestuarve, si atë detar edhe në atë rrugor, u gjet sasia e konsiderueshme e lëndës narkotik si edhe një armë zjarri pistoletë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel