Tottenham është një nga skuadrat që prodhon futbollin më argëtues në ligën më të fortë të planetit, por edhe pse vite e fundit është kthyer në një minierë parash për shkak të plusvalencave mbi lojtarët, këtë radhë po vuan një merkato të dështuar.

“Spërs” duhet ende të bëjnë një blerje në merkaton e kësaj vere dhe tifozët kanë vendosur nën kritika presidentin Deniel Levi.

Sulmuesi kryesor i ekipit, kapiteni i kombëtares angleze Harry Kane pranoi të qëndrojë në ekipin londinez me premtimin se kontigjenti aktual do të forcohej por lojtari që vlerësohet 100 milionë euro, tani po mendon opsione për largimin. Në të njëjtën linjë dhe trajneri argjentinas Mauricio Poçetino që edhe pse ka kërkuar publikisht futbollistë të rinj, ajo çka ka marrë në këmbim janë vetëm disa tratativa të dështuara.

Tottenham shpreson se këtë sezon do të fitojë titullin e parë kampion që prej vitit 1961 por në një ligë ku rivaliteti është më i ashpër se në çdo kampionat europian, gjërat duken jo të mira.

“Spërsat” luajnë ndeshjen e parë të Premier Ligës në 11 Gusht në transfertën e “St James’ Park”, ndaj Newcastle.

Top Channel