Brunilda Kadi, ka qenë gjykatësja e radhës që ka dalë para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke qenë vetë e pranishme në sallë gjatë seancës dëgjimore.

Bazuar në raportimin e ILDKPI, KPK ka komunikuar se gjyqtarja Kadi nuk ka rezultuar të ketë pasuri të fshehura, e se burimet e saj financiare janë të ligjshme.

“ILDKPI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie. Gjyqtarja ka deklaruar këto pasuri: Apartament 124 m2 në Lanabregas, në pronësi me bashkëshortin, i marrë me kredi. Benz i blerë në 2008-ën, po në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 700 mijë lekë. Ka patur të ardhura te mjaftueshme për blerjen e kësaj makine, si dhe një makinë tjetër tip Toyota”, deklaroi KPK rreth pasurisë së gjykatëses Brunilda Kadi.

Vendimi për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës do të jepet më 1 Gusht.

Top Channel