“Magjistratura”, Meta: Nxitja e konflikteve nuk i shërben reformës në drejtësi

30/07/2018 15:47

Nxitja e konflikteve nuk i shërben reformës në drejtësi, është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta gjatë një vizitë në Pustec.

“Nxitja e konfliktit nuk i shërben reformës në drejtësi. Vendi ka nevojë për reformë që të bazohet tek pavarësia e institucioneve të reja dhe integriteti i krijimit te tyre. Dialogu, mënyra e vetme për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën me transparente dhe me integritet”, tha Meta.

I pyetur për komentet e kryebashkiakut Erion Veliaj pas kthimit të ligjit të Teatrit në Kuvend, Meta tha se kushdo që ka vërejtje ti referohet faqes zyrtare të Presidencës.

“Nuk kam asnjë koment për reagimin e Veliajt. Cilido që ka vërejtje për kthimin e ligjit të Teatrit, e ftoj ti referohet faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt se argumentat e dhëna bazohen vetëm në Kushtetutë, marrëveshjet ndërkombëtare, të detyruara për zbatim, si dhe legjislacionin në fuqi, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar dhe publik”, vijoi Meta.

Top Channel