Një relike historike për abonentët, plani për çmontimin e San Siros kthehet në mbrojtje për mjedisin 28/09 18:27
Skuadra e Teutës vijon punën në merkato, për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri të Kategorisë Superiore.
Së fundi durrsakët kanë arritur akordin me qendërmbrojtësin me eksperiencë, Ditmar Bicaj, i cili pritet të përmirësojë prapavijën e “djemve të detit”.
Qendërmbrojtësi lezhjan do të nënshkruajë pasditen e sotme me Teutën dhe do të udhëtojë më pas drejt Ohrit, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi, për të vijuar fazën përgatitore.
Ditmar Bicaj ka luajtur sezonin e fundit me Flamurtarin e Vlorës, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e Vllaznisë, Skënderbeut, Partizanit, etj.
Top Channel