E mërkurë, 01 Gusht 2018
18:54
Manovër e gabuar në qendër të qytetit, përmbyset makina në Vlorë

Shpejtësia tej normave të lejuar dhe manovrimi i gabuar ka bërë që një automjet të përmbyset në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.

18:40
Zjarri katastrofik në Athinë, vjen padia e parë ndaj autoriteteve shtetërore

Vetëm pak ditë pas katastrofës së zjarrit që gjunjëzoi Athinën, duke lënë të vdekur mbi 90 persona, ka ardhur edhe padia e parë ndaj shtetit grek.

18:21
Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një eksperti, policia bëri diversione të detyruara për shoferët duke i dërguar ata direkt në rrugën e zjarrit.

18:18
Aksident i trefishtë në Fier

Një aksident i trefishtë, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish, ka ndodhur në hyrje të autostradës Fier-Lushnjë.

17:50
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 28

Irena kërcënon Silvanën se do t’i dërgojë prova Eurikos kundër saj, në rast se ajo ndërhyn në planet e saj. Rui dhe Ritinja martohen.

17:46
Përfundon mega-operacioni i merkatos mes Milanit dhe Juventusit

Tani nuk ka më asnjë dyshim dhe Milani e Juventusi sapo kanë mbyllur operacionin më të madh të merkatos mes tyre.

17:28
Serbi, gjenden të vrarë dy emigrantë

Dy emigrantë u qëlluan për vdekje në një rrugë në Serbi afër fshatit Dobrinci, rreth 45 km në veri-perëndim të kryeqytetit të Beogradit, tha policia të mërkurën, duke mos dhënë detaje për vdekjen ose identitetin e tyre.

16:41
Tri motrat adoleshente vrasin babain me thika

Policia e gjeti trupin e vdekur pranë ashensorit të pallatit. Deri aty kishte arritur të zvarritej babai i familjes, që nga apartamenti i vet, ku mori dhjetëra plagë thikash nga tri vajzat e tij 19, 18 dhe 17 vjeçe.

16:21
Shqiptarët nisin pushimet, trafik i rënduar në disa qytete

Radhë të gjata automjetesh ka patur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Në mesditë radha e automjeteve shkoi deri në 15 km. Shkak janë bërë edhe kontrollet e imtësishme që bën policia mjeteve të transportit në të dyja drejtimet.

15:49
Mallrat e skaduara, pezullohen dy inspektorë të AKU në Korçë

Dy inspektorë të AKU në Korçë janë pezulluar nga puna me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU.

15:23
Shtyhet vettingu në polici, komisionet nuk janë gati

Ishte parashikuar të niste në fillim të gushtit, por procesi i vettingut në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave do të marrë të paktën edhe një muaj kohë.

15:21
Aplikimet në universitet, të pasigurtit kërkojnë ndihmën e mësuesve

Prej 3 ditësh maturantët në të gjithë vendin po plotësojnë online formularin A2, atë që do i çojë në universitetet e preferuara ose që do penalizojë maturantët që nuk kanë pikë mjaftueshëm për të qenë student.

15:18
PD, Alibeaj: Vetingu kalon gjyqtarin që liroi Arben Frrokun, shqetësim për procesin

Partia Demokratike thotë se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit që liroi nga burgu Arben Frrokun, Dritan Hallunaj, është një këmbanë alamri për sistemin e ri të drejtësisë.

15:13
Pronat, vetëm në një zyrë. Në shtator nis bashkimi i ZRPP me ATP dhe ALUIZNI

Agjencia e re e pronës, e njoftuar nga kryeministri Rama se do të hapet në shtator, do të përfshijë brenda saj 3 institucione ekzistuese: hipotekat, ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

15:05
Debat për taksat e bixhozit, Presidenti kthen ligjin. Financat: Taksat nuk u ulën

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, që u miratua nga Kuvendi një muaj më parë, ka shkaktuar përplasje jo vetëm politike, por edhe mes institucioneve më të larta të shtetit. Të martën Presidenti vendosi ta kthejë ligjin me argumentin se ai ul taksat për kumarin.

15:03
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë edhe gjyqtari Gentjan Medja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Gentjan Medja.

14:41
Kultura ikën “me pushime” në Jug

Tirana ka marrë zyrtarisht pushimet e verës sa i takon aktiviteteve artistike. Artistët ndërkombëtarë Eleni Foureira dhe Daddy Yankee ishin të fundit që vizituan sheshin “Skënderbej”, më 25 dhe 27 korrik.

14:33
Letra higjienike në ankand, çfarë ofron Ambasada e SHBA në Londër

Ambasada amerikane në Londër po nxjerr në ankand “online” të gjithë tepricat e saj, përfshirë 2.000 rulo letre higjienike.

14:25
“Supermani” 10-vjeçar thyen rekordin e Michael Phelps

Është vetëm 10 vjeç, por emri i tij ka pushtuar median botërore. Bëhet fjalë për notarin Clark Kent Apauda, i cili ka thyer një rekord botëror të vendosur nga legjenda amerikane e notit, Michael Phelps kur ishte në moshën e tij, një tjetër arsye kjo që ai të thirret ndryshe “superman”.

14:09
Rigon i dyshimtë në Hanin e Hotit? AKU bllokon 1.3 ton

AKU bën të ditur se ka bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit plot 13.07 kg rigon, të cilin dyshon se është i pasigurtë për konsumatorin shqiptar.

14:08
Haradinaj i përgjigjet klerikëve serbë: S’ka ndarje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur klerikëve serbë, të cilët kanë thënë se fundmi se ka plane për ndarje të Kosovës, duke i vlerësuar këto deklarata si spekulime.

13:58
Ministria e Financave i përgjigjet Metës: Nuk ka asnjë ndryshim në ligj

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga Presidenti të ligjit për tatimin mbi lojërat e fatit.

13:54
Spanja e Portugalia mund të “digjen” nga temperaturat rekord në Europë

Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të kapërcejnë këtë javë 48 gradë Celsius, duke thyer kështu rekordin e të gjitha kohërave për Europën.

13:45
Nga United te Barça? Pogba, takim sekret me Abidalin në SHBA

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United dhe destinacioni i tij duket se është Barcelona.

13:40
Mikrocensusi në Gjermani, rekord i shtetasve me sfond emigracioni

Në Gjermani, një në 4 persona nuk është gjerman, por me origjinë të huaj. Vitin e kaluar, ky raport u thellua edhe më shumë, duke arritur një rekord të ri.

13:35
VIDEO | 5,5 mln $ për skrap… Duterte me “dorë të hekurt” ndaj trafikantëve të makinave luksoze

Më shumë se 60 mjete luksoze janë shkatërruar në Filipine, si pjesë e një fushate kundër korrupsionit të nisur nga presidenti Rodrigo Duterte.

13:19
Veliaj: Shpresëplotë se edhe minoranca e zhurmshme që saboton punët e qytetit, të na bashkohet për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut të banimit tek Dogana, ku janë rehabilituar 35 segmente rrugore, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore dhe shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve.

13:19
Atraksioni në Vietnam, të ecësh në “duart e Zotit”

Në mes të kodrinave të mbuluara nga pyje, në Vietnamin qendror, dy duar gjigante betoni ngrihen nga toka për të mbajtur një urë të artë, të mbushur me vizitorë të mahnitur që bëjnë “selfie”, në atë që është edhe atraksioni më i fundit turistik i vendit.

13:17
Spaho: Rritja ekonomike vetëm 2.45%. Ata që po vjedhin sot, nesër në burg!

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.

13:08
Huawei lë pas Apple, i dyti më i shitur në botë

Huawei duket se ka arritur një rekord historik, duke lënë pas Apple e duke u bërë “smartphone” i dytë më i shitur në botë.

12:45
Suedi, vidhen kurorat mbretërore. Hajdutët ia mbathin me motobarkë

Një bandë hajdutësh kanë vjedhur dy kurora dhe një rruzull nga koleksioni i familjes mbretërore të Suedisë, duke arritur madje të arratisen me një motobarkë pas plaçkitjes.

12:28
Danimarkë, përplasje për hyrjen në fuqi të ndalimit të burkave

Mbështetës dhe kundërshtarë të ndalimit të veshjeve që mbulojnë trupin e femrave, nga fytyra e poshtë, përfshi “niqab”-in apo burkën, po përplasen verbalisht në Danimarkë teksa ligji hyri në fuqi.

12:22
Emërime pas vettingut, Elisabeta Imeraj vihet në krye të Prokurorisë së Tiranës

Prokurorja për Krimet e Rënda, Elisabeta Imeraj ka marrë drejtimin e Prokurorisë më të madhe në vend, që është ajo e kryeqytetit.

12:13
Durrës, zjarr në katin e 5-të të një pallati, asfiksohet 83-vjeçarja

Zjarr në katin e 5-të të një pallati në lagjen 5 në Durrës, përballë shkollës 9-vjeçare ”Kushtrimi i lirisë”.

12:07
Franca ndalon “smartphone”-t dhe tabletat nëpër shkolla

Përpara fillimit të vitit të ri shkollor, përmes miratimit të një ligji të ri në Parlament gjatë së martës, Franca ka ndaluar përdorimin e të gjitha “smartphone”-ve apo tabletave nëpër shkolla.

11:57
Eksplozivi në Bathore, arrest me burg për Vilson Brahjan

Është dhënë sot masa e “arrestit me burg” për shtetasin Vilson Brahja, i cili dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në një banesë në Bathore.

11:47
Vuçiç: Kurrë s’kam takuar shqiptarët në mënyrë sekrete. Pa botën s’ka zgjidhje me Kosovën

“Ne kemi armiq në shumë vende perëndimore, keni parë atë që kemi pasur me britanikët në ditët e fundit. Ne luftojmë të vështirën, në kushte thuajse të pamundura, për të bërë më të mirën për popullin tonë. Ne jemi duke luftuar për Kosovën kundër 19 vende të botës”.

11:41
Sekuestrimi i mallrave të skaduara në Korçë, masa administrative ndaj subjektit

Një sasi e konsiderueshme mallrash të skaduara është sekuestruar në një magazinë ushqimore në qytetin e Korçës, gjatë aksionit të ndërmarrë nga AKU-ja.

11:26
Sezoni turistik, Gjiknuri takon operatorë në Sarandë e Ksamil

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Alket Hyseni vizituan disa biznese të reja hotelerie në Sarandë dhe Ksamil.

11:14
Nis “lufta” McGregor-Khabib, irlandezi nxeh muskujt në Nju Jork

Edhe pse ende nuk kemi ende një datë zyrtare, lufta Khabib Nurmagomedov- Conor McGregor ka nisur në distancë.

11:04
Erdogan: Asnjë nuk përfiton nga gjuha kërcënuese e SHBA

Gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara nuk do t’i sjellë përfitime askujt.

10:56
Emily di si ta promovojë linjën e saj – FOTO

Emily Ratajkowski është ëndrra e shumë kompanive të veshjeve për reklamim.

10:54
Itali, disfata e parë në Parlament e qeverisë euroskeptike. Bie kandidatura për kreun e Rait

Ligjvënësit italianë kanë refuzuar këtë të mërkurë emërimin e një gazetari euroskeptik në postin e kreut të rrjetit televiziv kombëtar Rai, në atë që konsiderohet si goditja e parë ndaj qeverisë së re antiestablishment në fqinjin e përtej Adriatikut.

10:43
Ëndrra e Interit, më i miri i Botërorit

Interi po kthehet dalë ngadalë në një koloni kroate, pasi lojtarëve të një sezoni më parë, Perisic, Brozovic, iu bashkua edhe Vrsaljko i ardhur së fundmi nga Atletico Madrid.

10:34
Mourinho rrezikon shkarkimin? Man United gjen zëvendësuesin e duhur

Zinedine Zidane është në krye të listës së preferencave të Manchester United, gjithnjë nëse Jose Mourinho do të shkarkohet nga klubi britanik.

10:00
Gruaja në Shkodër shpëton për mrekulli, policia: Bëni kujdes (VIDEO)

Policia rrugore ka postuar në Facebook pamjet e një gruaje që i shpëton për mrekulli një aksidenti në Shkodër.

09:45
Lufta tregtare SHBA-Kinë, tarifa 25% ndaj mallrave kineze prej 200 mld USD

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze, duke përshkallëzuar kështu luftën tregtare mes dy vendeve, por ndryshe nga ç’ishte parashikuar, tarifa ndaj mallrave me vlerë 200 miliardë dollarë do të jetë 25 për qind dhe jo 10%.

09:35
Temperaturat mbi 37 gradë Celsius, gushti hyn me mot të nxehtë

Shqipëria vijon në kushtet e kthjellimeve deri pas mesditës ku vranësira lokale shfaqen në zonat malore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër, kryesisht në verilindje-juglindje.

09:29
Vettingu, konfirmohen gjyqtarët Hallunaj-Kadi dhe prokurori Muçi

Paraditen e kësaj të mërkure, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy gjyqtarë, Dritan Hallunajn e Krimeve të Rënda dhe Brunilda Kadin e Gjykatës së Tiranës, si dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

09:25
Binjakët, shenja e ditës

Stresi i ditëve të fundit ndjehet dhe dëshironi momente vetëm për veten tuaj, në qetësi të plotë. Mund të pranoni ndonjë propozim nga miqtë, nëse nuk bëhet fjalë për programe të lodhshme.

09:15
ICC, Reali bie përballë Man Utd; “Romantada” ndaj Barçës; Milani mposhtet nga Tottenham

Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Europës i drejtuar nga Julen Lopetegui dhe pa Cristiano Ronaldon, bie përballë Manchester United të drejtuar nga Jose Mourinho, në turneun veror “ICC” që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

08:53
SHBA, bllokohet publikimi i skemave të armëve 3D

Një gjykatës federal në Seattle të Shteteve të Bashkuara bllokoi publikimin e një programi kompjuterik që u lejon klientëve të printojnë në 3D nga interneti armë zjarri.

08:33
Rrëzohet avioni me 103 persona në Meksikë, fatmirësisht asnjë i vdekur

Një avion është rrëzuar vetëm pak pas ngritjes në fluturim në shtetin meksikan të Durangos, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

08:11
Vlorë, s’ka eksploziv nën automjet, ndalohet pronari

Ajo që u dyshua si vendosje e një lënde plasëse poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të mërkure, ka rezultuar një alarm i rremë.

08:02
Kukësi pret sukses ndaj Qarabag, në lojë milionat

Kukësi numëron orët deri në mbrëmjen e së mërkurës kur do të vendosë nëse do të mbijetojë në elitën e futbollit kontinental apo do të spostohet në Europa Ligue këtë sezon.

E martë, 31 Korrik 2018
23:03
Rama i gatshëm për bashkëpunim, Basha reagon: Kurrë koalicion me të!

Në një intervistë në TVSH, Edi Rama ftoi liderin e opozitës për bashkëpunim në shtator, por i menjëhershëm dhe i prerë ishte reagimi nga Lulzim Basha.

22:49
Putin krijon drejtori për të politizuar ushtrinë

Vladimir Putin ka krijuar një drejtori të re brenda ushtrisë ruse për të promovuar patriotizmin, e cila ngjan me një praktike sovjetike që dikur vinte komisarë politikë për t’u mësuar ushtarëve rregullat e marksizmit dhe leninizmit.

22:43
De Laurentiis blen klubin e Barit pas falimentimit

Presidenti i Napolit, De Laurentiis tashmë është pronar i një tjetër klubi në Itali. Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, dhënë lajmin se tashmë klubi i këtij qyteti është shitur te bosi napolitan.

22:31
Ish-ndihmësi i Trump, Paul Manafort del para gjykatës

Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës së Presidentit Donald Trump, doli të martën para një gjykate në Aleksandria të Virxhinias, në një nga dy çështjet penale që u paraqitën kundër tij nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

22:15
Trump për ndërhyrjen ruse në zgjedhje: Bashkëpunimi nuk është krim

Vetëm pak para se të fillonte gjyqi ndaj Paul Manafort në një gjykatë amerikane, presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse, në zgjedhjet e 2016-ës.

21:52
Vriten tre gazetarë europianë në Afrikën Qendrore

Tre gazetarë europianë janë sulmuar me armë dhe kanë mbetur të vrarë në Republikën e Afrikës Qëndrore, mbrëmjen e të hënës.

21:38
Sekuestrohen 2 ton pije të skaduara në Korçë

Një sasi prej 2 ton pije të skaduara janë sekuestruar nga AKU në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

21:24
60-vjeçari hedh veten në erë, në mes të fushës së futbollit

Një burrë rreth të 60-ave hodhi veten në erë paraditen e sotme, në qytetin belg të Verviersit, vetëm pak kilometra larg Liezhit. Viktima ka tiparet e një europiani, ndërsa autoritetet policore e përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist.

21:12
Roja i plazhit dhe policia shpëtojnë 2 pushues në Divjakë

Dy pushues që po rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Divjakës janë shpëtuar nga roja i plazhit dhe punonjësit e policisë.

21:00
Champions, Shkëndija kalon Sheriffin dhe gjen Salzburgun

Edhe pse arriti të mbajë barazim në ndeshjen e kthimit, Shkëndija e Tetovës ka arritur të kalojë moldavët e Sheriff Tiraspolit pas fitores minimale në ndeshjen e parë, 1-0 me gol të Ibraimit.

20:44
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 15

Paceko josh Iselen, por Ingasio e pengon ndërsa po planifikonte hakmarrjen. Herardo i thotë Teresës të kontrollojë krizat e saj se kjo situatë dëmton Himenen.

20:37
Fiton parà në Instagram, por s’është qenie njerëzore

Si shumë të tjerë në rrjetet shoqërore, “Lil Miquela” poston foto me rroba të stilistëve të famshëm, të shoqëruara nga tituj të menduar me kujdes. Ajo vesh rroba nga kompani serioze si Proenza Schouler, Coach dhe Balenciaga, dhe rekomandon produkte flokësh nga Ouai që “t’i rrinë flokët të butë si mëndafsh”.

20:29
Vettingu “rrëzon” Gjykatën e Lartë

Shkalla e parë e Vettingu-t i dha fund kuriozitetit se kush do të certifikohej si i ndershëm. Gjykata Supreme, nga 19 anëtarë që duhet të kishte, ka mbetur me 4 anëtarë, ndërsa pesë të tjerë u skualifikuan.

20:21
Receta elektronike s’funksionon, KLSH konstaton një sërë problemesh

Receta elektronike, e cila ka nisur të përdoret në shërbimin shëndetësor parësor, nuk po funksionon siç duhet. Problemet me internetin dhe ngadalësinë e tij janë bërë pengesë për funksionimin e recetës elektronike në qendrat shëndetësore ku ka filluar të implementohet. Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar një sërë problemesh.

20:10
Rrëzohet pisha, bie mbi makinë

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme një pemë pishe është këputur duke zënë poshtë një mjet tip “Opel” me targa AA295NT.

20:08
Veliaj: Politika u mundua të përfitojë nga artistët, por në fund vendos shumica e arsyeshme që do Teatër të Ri

I ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, komentoi edhe çështjen e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin tha se në fund do të vendosë shumica e arsyeshme e shoqërisë. Ai theksoi se partitë politike u munduan që të shfrytëzojnë artistët për interesat e tyre politike.

19:56
Mish i freskët? E keni gabim…

Në çdo dyqan mishi ka një tabelë: “Shesim mish të freskët”. Konsumatori shqiptarë vazhdon të besojë që mishi cilësor është ai i sapo therur.

19:41
Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për tatimin mbi të ardhurat

Presidenti Ilir Meta, me anë të një dekreti, ka rikthyer për rivotim në Kuvend ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

19:26
Inter nis “skartimet”, detyrim nga Champions dhe “Fair Play Financiar”

Merkatoja cilësore dhe ekuilibri i risjellë në skuadër e ka shtuar ambicien e tifozëve dhe drejtuesve për të rivalizuar këtë sezon për fronin e futbollit italian.

19:05
“NATO e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse ka dhunë”

“NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të përshkallëzimeve të ngjarjeve”.

18:55
Erion Veliaj zbulon gjininë e fëmijës

Erion Veliaj është shfaqur si turist në Jalë në këto ditë të nxehta të korrikut dhe ndalesa e tij ishte në emisionin “Pushime on Top”. Aty ka rrëfyer plot emocione pritjen e ëmbël të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Për herë të parë, ai ka treguar se ata do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

18:47
Erion Veliaj: Do të rikandidoj për bashkinë, nuk kam ambicie për të drejtuar partinë

I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka treguar planet e ardhshme në politikë si dhe raportin me Edi Ramën. E pohon në mënyrë të prerë se ai do të jetë kandidat për një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin shqiptar.

18:14
Tifozët në Gjermani, publik botërori në ligat e ulëta!

Kushdo që mendonte se fushata poshtëruese e Gjermanisë në Kupën e Botës dhe eliminimi i hershëm do të fuste tifozët në krizë, gabohet rëndë. Futbolli i klubeve edhe në ligat inferiore impresionon në çdo ndeshje, ashtu siç tregojnë dhe statistikat e pjesëmarrjes në stadiume në fundjavën që lamë pas.

17:49
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 27

Klaudioja fton Ivanën të kalojë fundjavën me të. Bibia zbulon se Rubinjoja e ka gënjyer e debatojnë. Eurikoja këshillon Ruin ta mbajë larg Edinalvën nga jeta e tij.

17:40
“Pushime on Top” sjell Lali Erin në një rrëfim ndryshe

Programi më i ri i Top Channel, “Pushime on Top”, vijon të sjellë të rejat më të fundit nga plazhet dhe destinacionet turistike në Shqipëri.

17:28
“Ujqërit e natës” shqetësojnë qeverinë sllovake

Ministria e Jashtme sllovake thotë se është e shqetësuar nga fakti që “Ujqërit e natës”, një bandë nacionaliste motoçiklistësh rusë, e afërt me Vladimir Putinin, ka ngritur tani një bazë në Sllovaki.

17:14
Orkestra e Aragonëve, në Tiranë. Koncert për “Rrënjët spanjolle të shekullit të XX”

Një orkestër me 43 produksione dhe 100 koncerte në mbarë botën, Orkestra e Mbretërisë së Aragonit vjen për herë të parë në Shqipëri për të sjellë për publikun shqiptar një bashkëpunim mes artistëve spanjollë e shqiptarë.

17:03
Milje të tëra duke notuar pa u lodhur, teknikat e marinsave amerikanë – VIDEO

Kur jemi në kulmin e verës, pishinat, por edhe bregdeti është i mbushur me pushues, ku kush më shumë e kush më pak mundohet të tregojë vlerat e tij si notar.

16:48
Të bllokuar nga Tatimet, mbyllja për 30 ditë mund të ankimohet në gjykatë

Bllokimi nga Tatimet për të ushtruar për 30 ditë aktivitetin për restorantet, baret, hotelet dhe resortet e vijës bregdetare, që janë kapur duke kryer evazion fiskal, përkon me kulmin e sezonit turistik dhe për mjaft biznese, kjo është një humbje e madhe.

16:32
Raporti i DASH/ Ahmetaj: Jo oferta të pakërkuara. Basha: Lidhje me krimin

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Shqipëri, ka shkatuar debate të ashpra politike. Për Lulzim Bashën raporti vërtetoi akuzat e opozitës për qeverisjen e Ramës në këto pesë vite.

16:02
Pronat, DASH zbardh kostot shqiptare në Gjykatën e Strasburgut: 50 mln USD

Fatura e vendimeve, që Gjykata europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë. Shifra është bërë publike për herë të parë nga Departamenti amerikan i Shtetit, në deklaratën vjetore të klimës së investimeve.

15:44
Del në Vetting prokurori Gentian Osmani, probleme me deklarimin e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtuar ritmin e punës, teksa sot ka dhënë vendimet duke përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokurorin e Tiranës, Dritan Rreshka dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Artan Broci.

15:31
Amerikanët na tregojnë si e kanë ndërtuar vendin (FOTO)

Që nga punëtorët fëmijë të fabrikave, gratë që punonin në linjat e montimit të telefonave, minierat e qymyrgurit, amerikanët kanë bërë punë të ndryshme për at bërë vendin e tyre një nga më të mëdhatë të shekullit të 20-të.

15:28
Ujërat e zeza në det; Vijojnë shkarkimet pranë plazheve në Durrës

Kanali i ujërave të larta në Plepa të Durrësit është kthyer jo vetëm në një vatër infeksionesh për pushuesit në bregdet, po dhe një imazh që dëmton rëndë turizmin e zonës.

15:13
Vetting, shkarkohet gjyqtari i lartë; Reagon Artan Broci: Vendimi politik

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të lartë Artan Broci. Pas shpalljes së vendimit Artan Broci, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë, ka reaguar për mediat duke ngritur edhe akuzat se vendimi i marrë nga Komisioni Profesional i Kualifikimit është politik.

15:06
KPK shkarkon edhe prokurorin e Tiranës, Dritan Rreshka

Pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci, KPK ka vendosur mesditën e së martës edhe shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka.

14:47
Vetting, Medi Bici konfirmohet në detyrë

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

14:39
Kanionet shpëtojnë në gjykatë. Rrëzohet padia e ndërtuesve të HEC-eve në lumin Osum

Gjykata Administrative ka ruajtur të paprekur kanionet e Osumit. Me një vendim të datës 30 korrik, gjykata ka pranuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në shkurt të këtij viti vendosi anulimin e kontratës për ndërtimin e dy HEC-eve në kanionet e Osumit.

14:29
Të ruash qetësinë kur të humb fëmija? Këshilla e pazakontë e ish-policit

Një ish-polic ka rrëfyer se cila është gjëja e parë që duhet të bëjnë prindërit kur fëmija i tyre ka humbur.

14:24
Referendumi për emrin, Zaev: Koha për vendime të guximshme

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin në referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre personale, pasi siç tha, Maqedonia është në një kohë e cila kërkon vendime të guximshme të qytetarëve të saj.

14:23
Izrael, burg për poeten palestineze: Nxit terrorizmin

Një gjykatë izraelite ka dënuar me pesë muaj burgim një poete të shquar palestineze me arsyetimin për “nxitje të terrorizmit”.

14:17
Rama e quan opozitën “Selia e Përkthimeve të Gabuara”: Plagët po luftohen si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për raportin e Departamentit të Shtetit për investimet, ku e quan opozitën “Selia e Përkthimeve të Gabuara”.

14:06
Grekët mbajnë zi, Qeveria vihet nën “rrebeshin” e kritikave

Shërbimet greke të zjarrfikësve kanë qenë në gjendje të identifikojnë 70 nga viktimat e zjarreve shkatërrimtare të javës së kaluar.

14:06
CR7 nis aventurën bardhezi, stërvitje me të kthyerit nga Botërori (Video)

Pasditen e së hënës, Cristiano Ronaldo nisi zyrtarisht aventurën me skuadrën e tij të re, Juventusin.

14:05
Messi huton “Hulk”-un me driblime (Video)

Kur bëhet fjalë për Lionel Messin, thuajse gjithnjë përmendet termi “spektakël”.