E premte, 03 Gusht 2018
09:05
Aksident i trefishtë në Lushnje, 6 të plagosur

Tri automjete janë përfshirë mbrëmjen e së enjtes në një aksident, në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Gorre.

08:59
Shkodër, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një këmbësor ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj.

08:49
Bota e F1, në ankth. Niki Lauda është në gjendje kritike

Pas humbjes së Sergio Marchionnes, bota e Formulës 1 mban frymën mes ankthit edhe për një tjetër kampion, Niki Lauda.

E enjte, 02 Gusht 2018
22:58
Administrata Trump, e shqetësuar për ndërhyrjet ruse

Zyrtarë të administratës Trump shprehën shqetësim për rrezikun për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme amerikane. Drejtori i Shërbimeve amerikane të Zbulimit, Dan Coats, paralajmëroi se Rusia vazhdon “përpjekjet për të dobësuar dhe përçarë” Shtetet e Bashkuara para votimeve.

22:57
Drita nuk ia del ndaj Dudelange, mbyll aventurën europiane

Për të garuar në Europë duhet eksperiencë dhe pikërisht ky element i mungoi kampionëve në fuqi të Superligës, Dritës. Gjilanasit e mbyllën aventurën e tyre europiane në turin e dytë eliminator të Europa League, pasi u eliminuan nga skuadra luksemburgase, Dudelange.

22:44
Macron: Takimi me May, jo për negociatat e Brexit-it

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet të premtem me kryeministren britanike Theresa May, në një agjendë që përfshin edhe një darkë zyrtare në Rivierën Franceze.

22:33
Policia ushtarake ruse fillon patrullimin në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit

Rusia do të vendosë policinë e saj ushtarake në kufirin e Golan Heights, mes Sirisë dhe Izraelit, pas rritjes së paqendrueshmërisë në zonë, në javët e fundit.

22:33
Rritet numri i emigrantëve që hyjnë në Greqi, nga Turqia

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë hyrë në Greqi, nga Turqia, nëpërmjet lumit Evros, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018.

22:24
Plagos me thikë 52-vjeçarin, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Rreth orës 20:50 të së enjtes, në lagjen Nr.18, në Durrës, për motive të dobëta është goditur me thikë 52-vjeçari S.Dh. 52 vjeç

22:12
“Tarifat e reja të SHBA-ve, nuk ndikojnë në ekonominë e Kinës”

Tarifat e reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërcënojnë se do të vendosin ndaj mallrave të importuara nga Kina, nuk do të ndikonin aspak në ekonominë e vendin aziatik.

22:11
Atalanta, “tërmet” 8 ballë në Bosnjë

Atalanta e Etrit Berishës arriti të kualifikohet për në raundin e tretë eliminator të Europa Leagues, pasi lëshoi një “shi golash” në Sarajevë.

21:59
Bashkë 3 Federata; Duka në Kosovë, me dy homologët

Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, homologu i tij kosovar dhe zëvendëspresidenti i federatës maqedonase u takuan këtë të enjte në Prishtinë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm të bashkëpunimit. 3 shqiptarët që kanë poste drejtuese në 3 vende të ndryshme, ishin në selinë e FFK pak javë pas procesit zgjedhor për presidencën e federatës së Kosovës.

21:44
Sanksione të reja ndaj Rusisë, senatorët amerikanë paraqesin pr/ligjin

Senatorët republikanë dhe demokratë paraqitën një projekt-ligj të enjten për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, përpjekja më e fundit e ligjvënësve për të ndëshkuar Moskës lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe aktivitetet e saj në Siri dhe Ukrainë.

21:43
De Biasi tregon “mallkimin”: Duka nuk më la të drejtoja Italinë!

Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit. Për të, kombëtaret janë shndërruar në mallkim.

21:37
Elinel, një kameleon i vërtetë!

Elinel është një reper që prej vitesh ka qënë prezent në skenën e muzikës shqiptare. I njohur më së shumti për muzikën e tij “Underground”, duket se së fundmi ky artist ka vendosur t’i përshtatet më shumë tendecave të fundit muzikore, duke anuar paksa tek muzika komerciale.

21:31
Tensionet në rripin e Gazës, Netanyahu anulon turin amerikano-latin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka anuluar një udhëtim për në Amerikën e Jugut, të planifikuar për në fillim të javës së ardhshme.

21:19
Reali bllokon Modriç: Vlen 750 milionë euro

Nëse për Cristiano Ronaldon ishin të mjaftueshëm 105 milionë Euro për ta dërguar te Juventus, për futbollistin më të mirë të botërorit do të duhet të paktën shtatëfishi i asaj që u shpenzua për portugezin.

20:56
“Hap krahun, Makron! Trump gjeti një shok të ri në Europë”

Hap krahun, Makron, se ka nisur një “vëllazëri” e re te Shtëpia e Bardhë. Edhe pse ndoshta s’ta merrte mendja, këtë të hënë Trump u bë me një shok të ri të ngushtë nga Europa.

20:55
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 17

Magda e Sesilia bashkohen për t’i ruajtur shpinën Alonsos. Natalia ndihet si në burg se Omari s’e lejon të dalë. Mauro e Alonsoja i propozojnë de la Garzen për korrupsion.

20:39
Trump merr letër nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë një letër të mërkurën, nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

20:26
Berat Albayrak kritikon Uashingtonin për sanksionet ndaj Turqisë

Pasditen e të mërkurës, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy zyrtarëve turq, konkretisht ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm.

20:12
Turizmi, më shumë të huaj; Në plazhe më pak njerëz, ndjekin guidat turistike

E rekomanduar si një nga destinacionet më të mira të kësaj vere në Europë, për shkak të larmisë magjepsëse natyrore që ofron, Shqipëria është përballur këtë sezon me një fluks të madh turistësh të huaj, që kanë mbushur hotelet përgjatë brigjeve të Adriatikut.

19:55
“Politika po zvarrit SPAK, kanë frikë nga arrestimet”

Kur ngritja e çdo institucioni të ri në reformën në drejtësi prej kohësh është jashtë afatesh, me hamendësim mund të flitet edhe se kur do të ngrihet SPAK, struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pjesë e të cilës është edhe njësia speciale Byroja Kombëtare e Hetimit

19:45
Kina: Tarifat ndaj produkteve tona?! Zhgënjejnë botën

Kina paralajmëroi të enjten se tarifat ndaj produkteve të saj nuk do të bëjnë tjetër “përveçse do të zhgënjejnë botën”.

19:37
Ligji që i ul taksat kumarit; Me koncesion do paguajnë 40 % më pak tatime

Skandali i lojërave të fatit merr përmasa të tjera. Top Channel publikon dokumentet zyrtare që tregojnë se taksat mbi kompanitë basteve sportive do të ulet me 40 për qind shumë shpejt, jo me një ligj të ri, por falë një ligji të votuar në shkurt të vitit 2015, i cili i fillon efektet pikërisht tani.

19:28
Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë, Meta dekreton ligjin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ligjin nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

19:19
Kambana alarmi për ndërhyrjen ruse në Kongresin amerikan

Një ditë pasi rrjeti social Facebook mbylli 32 llogari mediash të rreme që përhapnin mesazhe përçarëse politike, ligjvënësit amerikanë u paralajmëruan se përpjekjet ruse për të krijuar konfuzion dhe polarizim mes amerikanëve, janë më agresive dhe të dëmshme se kurrë më parë.

19:13
Trump falenderim të veçantë për Kim Jong un

Presidenti amerikan Donald Trump falenderoi të enjten nëpërmjet një postimi në twitter udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, një ditë pas mbërritjes në SHBA të eshtrave që mendohet se mund të jenë të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës koreane.

18:50
Molde shumë e fortë, Laçi mbyll aventurën europiane

Molde konfirmoi edhe njëherë se është një kundërshtar shumë i fortë për Laçin, duke fituar edhe në shtëpinë e bardhezinjve me rezultatin 0-2, pas triumfit 3-0 në Norvegji, një javë më parë.

18:36
Pas Malcom, Barcelona gati të “vjedhë” një tjetër futbollist

Interi është në pritje për të mbyllur negociatat dhe për të sjellë në Milano mesfushorin kilen, Arturo Vidal, por në orët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

18:24
TopAwards/ Getinjo rikthehet në klasifikim!

Ka qenë marsi i këtij viti, koha që Getinjo ka qenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

18:22
Apple “mposht” Amazon dhe vendos rekordin historik në treg

Apple është bërë kompania e parë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka kapur vlerën e një trilionë dollarëve.

18:08
Thaçi ngulmon: Jo ndarjes, “Po” bashkimit të Preshevës me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

17:55
Reshjet e dendura, dy aksidente të rënda në aksin Shupenzë-Peshkopi

Ndërkohë që Evropa dhe Shqipëria janë prekur nga një vale e të nxehtit afrikan, qarku i Dibrës është përballur me reshje të dendura pasditen e sotme.

17:47
“Ups… të preva veshin”, videoja që po pushton rrjetin

Një berber në Florida është bërë VIP përmes internetit, pasi një video gazmore që ai ka shpërndarë gjatë punës së tij është shpërndarë e bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

17:45
Bie nga pesha, djemtë që e tallnin i kërkojnë “dorën” – FOTO

Një mësues, e cila dikur quhej me tallje “shoqja e shëndoshë” nga shokët e klasës, ka treguar se pas transformimit mahnitës të saj, disa prej djemve që dikur e ngacmonte për shkak të peshës tanimë i kërkon që të dalin bashkë.

17:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 29

Zeka plagoset në krahë duke u munduar të shpëtojë Zheizën. Irena i dërgon mesazhe dashuri Euzhenios. Leila i propozon martesë Kaios, dhe ai pranon.

17:23
Bonucci zbret në Torino, shmanget kontakti me tifozët

Leonardo Bonucci ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i grumbulluar me Milanin, për të mbërritur në Torino rreth mesditës së sotme.

17:16
Masakrat e 1900-s në New York, publikohen fotot (Pamje të rënda)

Skenat e tmerrshme të krimit të fillim shekullit XX mes bandave të New York janë fiksuar në kohë përmes aparatit të fotografit legjendar të lajmeve në SHBA, Arthur Fellig.

17:03
Dënimi me vdekje, Vatikani ndryshon qëndrim

Vatikani, ndryshon radikalisht qëndrim në lidhje me dënimin me vdekje. Papa Francesku ka ndryshuar mësimet e besimit katolik për të kundërshtuar dënimin me vdekje në çdo rrethanë ndërkohë që katekizmi i kishës, që përmbledh të gjitha këto mësime, më herët nënvizonte se ai mund të përdorej në disa raste.

16:53
Halsey “harron” G-Eazy, foto seksi në Hawaii (FOTO)

Nuk ka kaluar as një muaj që nga ndarja me G-Eazy, por kjo nuk e ka ndaluar Halsey të shijojë pushimet në maksimum.

16:47
Aksident i rëndë në Rrugën e Durrësit, të paktën një e plagosur (Video)

Një aksident është regjistruar para pak minutash në rrugën e Durrësit, ku janë përfshirë dy makina.

16:37
I nxehti në Gjermani; Fabrikat në krizë për shishe birre

Gjermania po përvëlohet duke shënuar temperaturat më të larta të saj që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur në 1881 dhe birraritë kanë shënuar si rezultat një bum shitjesh.

16:19
Turizëm në apartamente me qira. Konkurrojnë hotelet, rezultojnë të paregjistruara

Shtimi i numrit të turistëve në Tiranë po kthehet në një biznes mjaft fitimprurës për sektorin e hotelerisë.

16:02
Tregjet e “pista” të kafshëve, mbyllen në Peqin e Gramsh

Tregu i gjësë së gjallë për bashkinë e Prrenjasit, sipas Drejtorisë së Bujqësisë, ai nuk plotëson asnjë nga kushtet për të funksionuar si i tillë ndaj dhe është kërkuar mbyllja e tij.

15:45
Energji nga dielli, hapet gara për impiantin më të madh në Akërni të Vlorës

Ministria e Energjisë ka hapur tenderin ndërkombëtar për impiantin e parë të madh fotovoltaik, i cili do të ndërtohet në zonën e Akërnisë në Vlorë. Sipas projektit, parku diellor do të ketë një fuqi minimale të instaluar 50 megavat dhe vlerë totale investimi 70 milionë euro.

15:32
Kafshët theren gabim, ekspertët tregojnë pasojat negative te njeriu

Ekziston një rregullore që përcakton teknologjinë e therjes së kafshëve që shiten për mish, por që në mase të madhe ajo nuk respektohet. Ekspertët thonë se kafshët që çohen pranë thertoreve të licencuara nuk mund të theren menjëherë. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

15:17
Hapet burgu i Reçit në Shkodër, Gjonaj: Sistemi penitenciar, pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi

Hapja e burgut të Reçit në Shkodër zgjidh problemi e mbipopullimit. Përurimi i tij u bë këtë të enjte nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

15:14
Pesticidi i rrezikshëm, AKU: Hyn ilegalisht, paditëm një shitës në Lezhë

Në kuadër të sezonit turistik dhe garantimit të sigurisë ushqimore, Top Channel pyeti edhe drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për pesticidin e rrezikshëm “Metomil 90”, që hyn kontrabandë në Shqipëri duke iu shmangur edhe filtrave të AKU-së.

15:00
Mashtrimi me biletat e avionëve, arrestohet drejtuesja e një agjencie në Tiranë

Ashtu siç paralajmëroi Top Channel pak ditë më parë, disa agjenci udhëtimesh po hetoheshin nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar për skema mashtrimi me biletat e avionit.

14:57
Turizmi, 40% me shkelje. Tatimet: Probleme me faturat dhe punën në të zezë

Mbi 6.000 subjekte janë kontrolluar nga Tatimet në funksion të aksionit për sezonin turistik. 40 për qind e subjekteve kanë rezultuar me probleme.

14:48
Dyshohet kontrabandë, bllokohen 6 ton mish në Korçë

Gjashtë ton mish janë bllokuar nga AKU në Korçë, dy ditë pas bllokimit të pijeve të skaduara. Shkak për bllokimin janë kushtet e rënda higjieno-sanitare si dhe mungesa e dokumentacionit për kontrollet veterinare të mishit.

14:31
Motori përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi dhe plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12.30 në fshatin Spille, ku motori ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me një shtyllë.

14:03
CR7 te Juventusi, Rummenige: Nuk do të shpenzonim kurrë aq për një 33-vjeçar

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi vazhdon të diskutohet në ambientet futbollistike.

13:54
Martial, kundër Mourinhos: Familja, mbi gjithçka!

Lufta mes Jose Mourinhos dhe Anthony Martial ka hapur një kapitull të ri. Futbollisti francez reagoi menjëherë ndaj kritikave të trajnerit të Manchester United, i cili pas ndeshjes me Liverpoolin tha se Martial duhej të ishte bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

13:50
Përfundojnë pushimet, Neymar i bashkohet PSG-së në Kinë

Pushimet po mbarojnë edhe për futbollistët që ishin pjesëmarrës në Botërorin e Rusisë. Një pjesë e tyre, mes të cilëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, u janë bashkuar skuadrave respektive, ndërsa të tjerë po e bëjnë këtë, e mes tyre është edhe Neymar.

13:45
Viti 2017, më i nxehti në Tokë pa fenomenin “El Nino”

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në tokë, pa praninë e fenomenin periodik klimatik “El Nino”, që ngroh oqeanin Paqësor.

13:43
Vetëflijohet bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Enkelajda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të 5-të të pallatit ku jetonte.

13:35
Si ndryshon Milani me lëvizjet e reja

Një sulm i niveleve botërore dhe një mbrojtje që ka të gjitha mundësitë për të qenë e ardhmja e kombëtares italiane.

13:09
Ankandi i të famshmëve, veshjet e aktorëve të filmave të vjetër do të shiten

Xhaketa e Han Solos, e veshur nga Harrison Ford në filmin “Star Wars, The Empire Strikes Back”, mund të arrijë në mbi një milion dollarë kur ajo të dalë në ankand në shtator.

13:04
BE-ja, kundër SHBA për mbrojtjen e të dhënave

Pas një përplasjeje që rrezikoi të çonte në luftë të hapur tregtare, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se u afruan në tregti dhe dogana, por tani në horizont është shfaqur një front i ri bereje.

12:59
Kostumet e banjës që po çmendin të famshmet

Hej, pushimet për shumë të tjerë mund të mos kenë filluar, teksa kemi hyrë në gusht. Pas fotove të para të pushimeve në Instagram, të qershorit dhe korrikut dalin në pah dhe veshjet më në modë të stinës. Dhe flasim për kostumet e banjës.

12:53
Këto janë punët më të vështira në Tokë – FOTO

Nëse jeni të mërzitur me punën tuaj, me siguri do të ndryshoni mendje nëse do të shihni se si punojnë këto persona.

12:46
Planetet ku jeta mund të fillonte si në Tokë

Një grup planetësh shkëmborë jashtë sistemit tonë diellor janë përzgjedhur si “vendi më i mirë” për të kërkuar për jetën jashtëtokësore.

12:31
Një 23-vjeçare me stil të viteve ‘90 – FOTO

Që pas daljes së saj në “reality show” “Love Island”, Katie Salmon ka vazhduar të shijojë famën e fituar, duke pushuar në vendet më të mrekullueshme në botë.

12:20
Konfirmohet prokurori i Tahirit, Gentian Osmani kalon Vettingun

Edhe për Gentian Osmanin, KPK shpalli konfirmimin e tij në detyrë. Prokurori për Krimet e Rënda, Gentian Osmani njihet si njëri nga prokurorët e dosjes më të njohur për momentin që është ajo ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai është po ashtu edhe kreu i Njësisë Antikorrupsion e gjithashtu kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

12:01
Klosi: Nuk ka rënie të numrit të pushuesve nga Kosova, por më shumë destinacione turistike

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nuk ka rënie të numrit të pushuesve nga Kosova për një shtrirje më të madhe të destinacioneve turistike në Shqipëri.

11:58
Rrugë të reja në Gjirokastër, hapen kalimet me kalldrëm në zonën muzeale

Gjirokastrës i është shtuar një rrugë e re me kalldrëm, që prej vitesh ka qenë një monopat i mbuluar me gurë dhe mure të rrëzuar.

11:54
Veliaj në Laprakë: Po realizojmë gjithçka që kemi premtuar

Bashkia e Tiranës po punon për rikualifikimin urban të një blloku të ri banimi në kryeqytet, kësaj radhe në Laprakë. Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse midis rrugëve “Marubi” dhe “S. Bruzi”, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujërave të shiut, ujësjellësi, ndriçimi etj.

11:52
Greqi, ndërtimet pa leje do të shkatërrohen. Vendimi, pas zjarrit në Athinë

Qeveria greke ka çuar për miratim urgjent në Parlament, një amendament me anë të të cilit përshpejtohen proceset për prishjen e banesave të paligjshme në zonat pyjore dhe ato bregdetare.

11:48
Abuzim me tokat në Fier, KLSH padit 8 zyrtarë. Parregullsi për 580 mijë metra katrorë

Tetë drejtues dhe ish-drejtues të Zyrës së Hipotekës së Fierit janë paditur penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me akuzën se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacion.

11:43
18 kg marijuanë në Igumenicë, në pranga shqiptari

Policia e Igumenicës ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 18 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, duke vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar.

11:42
Laçi pret Molden, në kërkim të mrekullisë

Pas Kukësit i vjen radha Laçit të zbresë në fushën e lojës në kompeticionet europiane.

11:40
Bashkia e Tiranës, një angazhim të ri për të rinjtë

Bashkia Tiranë ka hapur thirrjen për projektin e Internshipit “Fillo me një Ide- Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”

11:38
Makina bie në humnerë, humb jetën pasagjeri

Një automjet ka rënë në humnerë në zonën e Krastës në Bulqizë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.

11:30
Lamtumirë Gaqo Çako!

Me zërin e tij në sfond dhe tingujt e operës “Peshkatarët e Perlave”, ku ai mori rolin e tij të parë si protagonist, artisti Gaqo Çako është përcjellë këtë të enjte për në banesën e tij të fundit.

11:29
“Ana Karenina” – Çfarë do të ndodhë në episodin 1 dhe 2

Ndërsa Vronski pret në stacionin e trenit për të takuar të ëmën, takon Stefan Oblonski, që po pret për motrën e tij, Ana Kareninën. Treni vjen, Vronski sheh e takohet me Anën.

11:29
Fortesa e Napoleonit, aty ku presidentëve francezë iu shkelet privatësia

Në historinë e saj të gjatë, Fortesa mesjetare Bregancon ka shërbyer si një kështjellë për të zmbrapsur piratët plaçkitës e barbarë nga Afrika e Veriut, që shqetësonin ujërat e Mesdheut.

11:08
Ambasada e SHBA ka një porosi për vizat turistike

Ambasada e SHBA-së në një postim në Facebook shpjegon se çfarë duhet pasur parasysh për një vizë në Amerikë në muajt e verës. E rëndësishme është të zbatoni rregullat e vizës.

11:08
U ngjit në katin e 7 nëpërmjet tubit të shkarkimit, arrestohet hajduti serial, zbardhen 15 vjedhje

Policia e Tiranës ka zbardhur rreth 15 grabitje që kanë ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga katër autorët. Ndërkohë që ka parandaluar dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave, ku autorët janë 4 persona, njëri prej tyre, hajdut serial.

10:54
Femra më seksi në botë, Kate e konfirmon sërish… – FOTO

Pak kohë më parë, ajo dha lajmin se është shtatzënë, por pavarësisht këtij fakti, Kate Upton vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer.

10:42
Itali, atentat një 23-vjeçari shqiptar në Bari

Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Barit.

10:40
U dhunua në rrugë nga një mashkull, studentja franceze: Mjaft heshtëm!

Një grua e re, e cila publikoi një video tronditëse të një burri që e godiste jashtë një kafeneje pariziene, ka ngritur një faqe interneti të mërkurën për t’u lejuar viktimave të ngacmimeve të tregojnë historitë e tyre.

10:32
Ditë të nxehta, pijet për të shuar etjen dhe për linjat e trupit

Sigurisht që me të nxehtin duhet të pish më shumë lëngje. Ekuacioni është matematikë dhe duhet respektuar në mënyrë rigoroze. Por jo të gjitha pijet janë njësoj. Për etjen e verës duhet të zgjedhësh.

10:23
Ndarja nga jeta e Gaqo Çakos, Meta: Ngushëllime për Nderin e Kombit

Kreu i shtetit Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.

10:05
Collina largohet nga UEFA, Ceferin e zëvendëson me Rosettin

Një rotacion tërësisht italian në majat e arbitrazhit europian. Pierluigi Collina jep dorëheqjen nga posti i kryedizenjatorit të arbitrave të UEFA-s, e në vend të tij do të nominohet Roberto Rosetti, përgjegjësi aktual italian i videoarbitrimit, VAR.

09:59
Sfida të reja, tani që armët printohen nga shtëpia

SHBA-të kanë një marrëdhënie të gjatë e patologjike me armët. Por vendet e tjera duhet të përballen me pasojat. Ky është rezultati i logjikshëm i një vendimi të Departamentit të Shtetit, që vendosi të kundërshtojë kërkesat e një të riu libertarian që mendon se çdo njeri në botë duhet të ketë mundësinë të prodhojë e të përdorë armë pa kontrolle nga qeveria.

09:49
Anulon golin për pozicion jashtë loje, duke qenë vet brenda fushës (Video)

Edhe arbitrat më të specializuar për të ruajtur vijën e pozicionit jashtë loje, apo daljen e topit jashtë vijave kufizuese, të ashtuquajturit vijërojtës apo asistentë të kryesorit, ndodh të gabojnë dhe të harrojnë se edhe për vet ata ka limite në fushat e blerta.

09:29
Ndërhyrja ushtarake në Zimbabve, OKB-Britani-SHBA bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

Shtypja qeveritare në Zimbabve pas zgjedhjeve të së hënës ka nxitur ndërkombëtarët që të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Kombet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizatore, shprehën shqetësim për dhunën, gjatë së cilës mbetën të vdekur 3 persona nga të shtënat e ushtarëve.

09:09
Dhunë në familje, pranga 48-vjeçarit vlonjat

Një 48-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të qytetit të Vlorës, pasi është denoncuar për dhunë psikologjike e fizike, në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij 16 vite më të re.

09:01
Vlorë, arrestohet 33-vjeçari. Iu gjetën armë gjahu pa leje dhe kanabis

Një personi i janë vënë prangat nga Policia e Vlorës, në përfundim të operacionit të koduar “Fast”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

08:35
Shtëpia e Bardhë “rrëzon” Trumpin: Ishte opinion i tij, jo urdhër ndaj Sessions

Presidenti Donald Trump deklaroi hapur se kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara duhej ta mbyllte “tani” hetimin federal ndaj drejtuesve të fushatës që e ngjitën atë drejt Shtëpisë së Bardhë, në atë që u konsiderua si sulmi më i ri i zjarrtë ndaj hetimit të prokurorit special Mueller, që mund të rrezikojë edhe presidencën e tij.

08:20
Izraeli paralajmëron Iranin: Dërgojmë ushtrinë nëse bllokohet ngushtica në Detin e Kuq

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar mbrëmjen e së mërkurës se, Izraeli do të dërgojë ushtrinë e tij nëse Irani përpiqet të bllokojë ngushticën Bab al-Mandeb që lidh Detin e Kuq me gjirin Aden.

E mërkurë, 01 Gusht 2018
23:03
Përplas për vdekje këmbësorin, autori largohet nga vendngjarja

Në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

22:44
SHBA, sanksione ndaj dy ministrave të Turqisë

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e një pastori amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm.

22:27
Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Gaqo Çako

Artisti i madh Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. Ai ishte një nga emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare.

22:25
Thaçi: Jo ndarje, por korrigjim të kufijve. Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

Pas tezave të hedhura këto ditët e fundit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh me Serbinë, Hashim Thaçi flet publikisht me një term të ri. Presidenti i Kosovës thotë se është i gatshëm për korrigjim të kufijve. Me këtë ai thotë se kupton kërkesën e Luginës së Preshevës që t’i bashkohet Kosovës, ndërsa nuk përmend se çfarë do të kërkojë dhe çfarë do t’i jepet Beogradit.

22:13
WhatsApp-i tarifon bizneset, Facebook ofron vetëkontroll të kohës në aplikacione

Aplikacioni WhatsApp është gati të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset. Ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.

22:00
“Rregullat e Vrasjes së Përsosur 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 3 dhe 4

Çështja e vrasjes se prindërve merr për ters kur shfaqet një motiv i ri për vrasjen. Asheri dëgjon një rrëfim tronditës dhe Uesi mëson informacione të reja për zhdukjen e Rebekës.

21:53
Përshkallëzohet protesta në Zimbabve, ushtria qëllon mbi protestuesit

Zimbabve është përfshirë nga një konflikt që po përshkallëzohet me shpejtësi, pasi trupat e qeverisë hapën zjarr ndaj protestuesve opozitarë, në kryeqytetin e vendit, Harare.