Edhe për Gentian Osmanin, KPK shpalli konfirmimin e tij në detyrë. Prokurori për Krimet e Rënda, Gentian Osmani njihet si njëri nga prokurorët e dosjes më të njohur për momentin që është ajo ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai është po ashtu edhe kreu i Njësisë Antikorrupsion e gjithashtu kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Çfarë mendon Gentian Osmani tashmë që u certifikua për ndershmëri në drejtësi?

“Jam i emocionuar, jam i lumtur njësoj si ditën kur fitova provimin e Magjistraturës, por ndërkohë më vjen keq për shokët e mi magjistratë për të cilët shpresoj të fitojnë në shkallën e dytë të Vettingut, është një proces i vështirë, unë jam prokuror i dosjeve sensitive dhe do vazhdoj të hetoj, mësova se kushdo që kalon Vettingun tashmë duhet të jetë shumë i kujdesshëm për gjithçka”, tha Osmani.

Në këtë mënyrë po shkon drejt fundit shqyrtimi i kandidateve për në KLP, ndërsa ka përfunduar lista e rivlerësimit për në KLGJ. Më shumë gjasë rivlerësimi i kandidatëve për në KLP do mbyllet pa ardhur vjeshta, çka do të thotë do kemi lajme të reja për KLP dhe KLGJ e po ashtu një portë e re për SPAK.

Top Channel