Aksident i rëndë në Rrugën e Durrësit, të paktën një e plagosur (Video)

02/08/2018 16:47

Një aksident është regjistruar para pak minutash në rrugën e Durrësit, ku janë përfshirë dy makina.

Njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një tjetër mjet dhe më pas me një pemë në anë të rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit një femër, e mbetur e plagosur nga aksidenti.

Po kështu, edhe patrulal e policisë rrugore është në vendin e aksidentit, ku po zhbllokon trafikun e krijuar dhe po heton shkaqet e përplasjes.

Top Channel