Policia e Igumenicës ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 18 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, duke vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar.

Sipas medias greke, automjeti ku ndodhej droga vinte nga kufiri i gjelbër, dhe u ndalua në Sajadhe të Igumenicës, pas informacioneve të dhënë nga policia shqiptare. Sasia e drogës u gjet në 26 pako. Ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar, 28 vjeç.

Top Channel